LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam pushkatu veten dhe ty!” Zbardhen detajet nga dosja, si u zbulua shkelja e mjekut dhe teknikut të imazherisë në QSUT

Gazetarja Anila Hoxha për Top Channel ka zbuluar një bisedë mes Nazmi Metaliut dhe Astrit Mansakut në lidhje me skemën që këta të dy bënin në QSUT

4 Shkurt 2023, 11:20 Nga I.A
“Kam pushkatu veten dhe ty!” Zbardhen detajet nga dosja, si u zbulua
QSUT

TIRANË- Detaje kanë dalë nga dosja e mjekut dhe një tekniku të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që akuzohen për korrupsion. Gazetarja Anila Hoxha për Top Channel ka zbuluar një bisedë mes Nazmi Metaliut dhe Astrit Mansakut në lidhje me skemën që këta të dy bënin në QSUT.

Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer. Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte.

“Kallezuesi e ka pyetur doktorin se per ta marre kete sherbim mos duhet te ishte i shtruar ne spital por ai i thote se nuk ka problem pasi keto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekesor aty por duhet dhene para tek ata sepse si rregull behet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmiu me tha qe per te bere skanerin duheshin 6.000 leke te reja dhe u lidh ne telefon me kolegun e tij Astrit Mansaku ku i tha se po vinte bashke me ate tek bondrumi qe te bente skanerin. Tek bodrumi doli doktor Astriti te cilit Nazmiu i tha qe te me bente mua nje skaner barku  dhe gjoksi“, sipas dosjes.

Metaliu i ka thënë  të bënte skaner të trupit, shërbim që mund ta përfitonte duke dhënë para ose do të priste disa muaj sa t’i vinte radha, sipas procedurave të spitalit. Metaliu i ka thënë denoncuesit që për një skaner ata merrnin 12.500 ndërsa për të do të merrte 6.000-7000 lekë. Më pas mjeku komunikon me kolegun e tij teknikun e imazherisë, Astrit Mansaku dhe skaneri realizohet.

“Ne procesverbalin e transkiptimit te bisedes ambjentale te zhvilluar ne ambjentet e Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne daten 02.02.2023 ora 12.45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku rezulton : Astriti I thote Nazmiut a e di cfare ke bere ti? Nazmiu I thote kam pushkatu veten, te kam pushkatu dhe ty. Astriti I thote ne sikur tja bejme vetes eshte tjeter histori por me ja bere shokut…. Nazmiu I thote pse du une me ja bo vetes… erdhi ai …qe e pat abo para dy javesh dhe sa e bo tha e I thashe… paska qene njeri i pabese or burre. Astriti I thote kjo eshte shoqeria mor burre, kjo eshte me vra veten , me u var ne litar, nuk ke ci bo o Naz. Nazmiu I thote me thoshte hajde me mu, me vra veten. Astriti I thote as me fol nuk fol dot ma dhe Nazmiu I pergjigjet se mos kete ndonje djall kete , mos fol…erdh tek une dhe me tha hajde mere nje kafe, po lene i thashe une, po cfare plehre paska qene. Astriti I thote po lene ate pune kane ato sikur ne kemi punen tone dhe ata kane te veten, ai eshte ne rregull me veten, ai per ate pune ka dale, ske pse e shan faji eshte i joni”, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

nazmi metaliu astrit mansaku

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet