4 Shkurt 2023, 10:48
Nga I.A
Telefonat e sekuestruar
FIER- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier për kontrabandë aparatësh celularë. Mësohet se në pranga ka rënë Gramoz Kapaj, i cili kishte hapur një dyqan në Fier të paregjistruar në mënyrë që ti shmangej detyrimeve tatimore. Gjatë kontrollit të policisë u sekuestruan 17 aparate celularësh, aksesorë si dhe pajisje të tjera elektronike.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tregu”, sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera elektronike të kontrabanduara. Vihet në pranga pronari i dyqanit ku u gjetën pajisjet e kontrabanduara, i cili duke mos e regjistruar këtë biznes, iu shmangej detyrimeve tatimore. Në vijim të kontrolleve në subjekte të ndryshme tregtare në qark, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet ekonomike, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tregu”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-G. K., 42 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ushtrimi i aktivitetit pa liçensë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve". Nga kontrolli i ushtruar në biznesin (servis celularësh) e 42-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan, 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore. Gjithashtu, u konstatua se shtetasi G. K. e ushtronte këtë aktivitet, i paregjistruar në organet tatimore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
sekuestrohen 17 telefona ne fier gramoz kapaj
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 10:41
I.A
QSUT
TIRANË- Detaje kanë dalë nga dosja e mjekut dhe një tekniku të imazherisë në Qendrën Spitalore Universita...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 10:23
I.A
Alda Klosi Rozeta Dobi
TIRANË- Dëshmitë kontradiktore mes ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi dhe pastrueses së saj Roz...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 10:11
I.A
Policia
TIRANË- 7 persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se nj&e...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 10:00
I.A
Alda Klosi
TIRANË- Policia ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi. Mësohet se 41-vjeçar...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 09:39
I.A
Foto Ilustruese
-Sa veta ke ti?
-25
-Dua 25 shkarkime të aplikacionit
– Po ç’është kjo? Si mund t’i detyroj njer...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 09:32
I.A
Foto Ilustruese
POGRADEC- Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Pogradec. Mësohet se...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 09:02
I.A
Alda Klosi
TIRANË- Tre akuza janë ngritur ndaj ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi nga prokuroria. Mësohet se Klosi u arrest...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 08:10
I.A
Pamje nga aksidenti
ITALI- Orjol Lame, drejtuesi i makinës në aksidentin tragjik në Gaida ku mbetën të vdekur katër shqiptar&...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:53
I.A
prokuroria
TIRANË- Në Shqipëri, policia ka arrestuar mbrëmjen e së premtes ish zyrtaren Alda Klosi në banesën e së ...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 07:45
I.A
Alda Klosi
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme nga arrestimi i ish-zyrtares Alda Klosi. Mësohet se Klosi u ar...