LIVE UPDATES
Aktualitet

Dosja e korrupsionit në QSUT! Si mjeku dhe tekniku i imazherisë morën para nga emigranti shqiptar

Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer.

4 Shkurt 2023, 10:41 Nga I.A
Dosja e korrupsionit në QSUT! Si mjeku dhe tekniku i imazherisë
QSUT

TIRANË- Detaje kanë dalë nga dosja e mjekut dhe një tekniku të imazherisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që akuzohen për korrupsion. Gazetarja Anila Hoxha për Top Channel ka zbuluar se Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku dyshohet se kryenin skanera kundrejt shpërblimit në qendrën spitalore universitare.

Sipas gazetares Hoxha dosja po hetohej prej tre javësh nga prokurori nga Bledar Valikaj. Personi që ka kallëzuar çështjen, e cila solli dhe arrestimin e dy personave përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë një aksident me makinë ku ai ishte si pasagjer.

Për aksidentin e bërë nuk  ka marrë mjekim të specializuar, pasi ishte në  moshë të re por kohët e fundit kishte nisur të kishte shqetësime. Në këtë situatë ai shkoi Spitalin Universitar të Traumës, ku është vizituar nga mjekët Asllan Selaj i cili i ka lëshuar një recetë për mjekimin që duhet të merrte dhe tek doktoreshë Valbona Kopani  e cila i ka thënë që të bënte rezonancë magnetike dhe disa vizita të tjera e më pas të shkonte ta takonte.

Kur kallëzuesi ka shkuar për t’u interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është takuar rastësisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ishte vizituar disa vite më parë dhe gjatë bisedës së bërë me të i ka treguar për shqetësimet shëndetësore që kishte, ndërsa ky i fundit i ka thënë se do ta ndihmonte. Disa ditë më pas, sipas dosjes, doktor Nazmiu i thotë denoncuesit se për një skaner ata marrin nga 12.500 lekë të reja ndërsa për të do të merrte nga 6.000-7000 lekë të reja.

“Personi që ka kallëzuar çështjen, përpara shumë vitesh ka qenë emigrant në shtetin grek dhe ka bërë nje aksident me makine ku ai ishte si pasagjer. Per aksidentin e bere nuk  ka marre ndonje mjekim te specializuar pasi e ka kaluar vete meqenese ka qene dhe moshe e re por  tani ka filluar te ndjeje disa shqetesime qe kane ardhur si pasoje e ketij aksidenti si marrje mendsh, dhimbje ne qafe e ne shpatullen e majte. Per shqetesimet shendetesore qe i kane lindur ka shkuar ne spitalin universitar te traumes (ish spitali ushtarak) ku eshte vizituar nga mjeket Asllan Selaj i cili i ka leshuar nje recete per mjekimin qe duhet te merrte dhe tek doktoreshe Valbona Kopani  e cila i ka thene qe te bente rezonance manjetike dhe disa vizita te tjera e me pas te shkonte ta takonte. Gjate interesimit qe kallezuesi ka bere tek spitali i traumes ka rezultuar se e ka pasur te pamundur te beje vizitat mjekesore qe i kishin thene doktoret e sipershenuar sepse duhet te ishte i sapo aksidentuar dhe te vinte ne gjendje urgjence.

Kur kallezuesi ka shkuar per tu interesuar tek Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza eshte takuar rastesisht me doktor Nazmi Metaliu tek i cili ka pas qene vizituar disa vite me pare dhe gjate bisedes se bere me te i ka treguar per shqetesimet shendetesore qe kishte. Doktor Nazmi Metaliu i thote qe pergjigje per shqetesimet qe kishte na i jepte nje skaner komplet i trupit. Kallezuesi e ka pyetur doktorin se per ta marre kete sherbim mos duhet te ishte i shtruar ne spital por ai i thote se nuk ka problem pasi keto gjera do ti rregullonte ai pasi do fliste me personelin mjekesor aty por duhet dhene para tek ata sepse si rregull behet me planifikim e vononte disa muaj. Doktor Nazmi Metaliu i jep kallezuesit  numrin e tij te celularit 0682226306 dhe i thote qe te pres diten e marte ose te merkure e te shkojme ta bejme skanerin direkt“, sipas dosjes së siguruar nga Anila Hoxha.

nazmi metaliu astrit mansaku anila hoxha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet