Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai thotë se i biri ka sjellë pleh në Shqipëri për ullinjtë, ndërsa agjenti 'shkrihet' së qeshuri. Siç duket, ai e kupton se nuk bëhet fjalë për pleh kimik për ullinjtë.
TIRANË- Viktor Çervanaku, zyrtari i Partisë Socialiste që u vu në pranga për laboratorin e kokainës në Fier ka kërkuar 'ndihmë' nga një agjent doganor për kalimin e plehut kimik në doganë. Në përgjimet e zbardhura nga emisioni "Në Shënjestër" i gazetares Klodiana Lala, Çervanaku dëgjohet t'i kërkojë nder agjentit doganor për bërjen e analizës së plehut kimik. Ai thotë se i biri ka sjellë pleh në Shqipëri për ullinjtë, ndërsa agjenti 'shkrihet' së qeshuri. Siç duket, ai e kupton se nuk bëhet fjalë për pleh kimik për ullinjtë.
Përgjime 22 Shtator 2022
Viktor Çervanaku komunikon me një agjent doganor
V.Ç-Kam marrë një maune me pleh, a do ta bëjmë atë analizën e plehut.
Agjenti Doganor: Kujt plehu?
V.Ç: Po ka prurë çuni një maune me pleh nga jashtë.
Agjenti Doganor: Ou? Po për ça e përdor çuni?
V.Ç : E, do i bëjmë analizën
Agjenti Doganor: Aaa ta shesi!!
V.Ç: Për ullinj, ta shesi, është pleh i mirë, është kështu fertilizant, pleh shumë i mirë,
Agjenti Doganor: Ca thua ore? I madh je! Hahaha.
V.Ç: Ee, po ça të bëjme ore. Hajt tua hedhim atyre ullinjve, ta shesi pjesë-pjesë, ka prurë shumë ai, ka prurë 22 ton, ee.
Agjenti Doganor: Ou paska prurë shumë….
Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.
Denilson Çervanaku TIRANË- Komunikimet e Denilson Çervanakut me të dashurën e tij, Enxhi Ferhati kanë zbuluar detaje n&eu...
OSHEE LEZHË- Edmir Përndreca, drejtori i Operatorit të Shpëndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Lezhë ësh...
Briken Sanaj dhe Vladimir Kola TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në ...
Briken Sanaj TIRANË- Vladimir (Valmir) Kola, 39 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, Lezhë, është pe...
Briken Sanaj TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me zbardhjen e vrasjes së 39-vjeçarit nga Lezha,...
Hasan Sheta HAS- Banorët e Hasit rrëfejnë ikjen e fëmijëve të tyre drejt Britanisë së Madhe. Në një rr&eu...
Briken Sanaj TIRANË- Autori i vrasjes së Briken Sanajt tek Kodra e Diellit është dokumentuar, ndërsa sot Gjykata e Tiranës ka...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë ...
Nuredin Dumani, Sokol Sanxhaktari, Eljo Bitri dhe Talo Çela TIRANË- Eljo (Ervis) Bitri, 35-vjeçari që u vu në pranga në H...
Foto Ilustruese KORÇË- Një e moshuar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga kati i dytë. Mësohe...