LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ Qytetarët e Hasit rrëfejnë ‘tmerrin’ e gomoneve drejt Anglisë: Mos e bëftë Zoti ta provosh, rrugën na e mësoi Burreli, por vendi ynë u boshatis

Hasi regjistron në total 21.700 banorë, ndërsa 5.000 emigrantë i ka të deklaruar. Shumica e makinave në Has janë me krah të djathtë, karakteristikë e mjeteve në Mbretërinë e Bashkuar. Largimet e para kanë nisur pas viteve ’90, ndërsa kulmin po e arrijnë vitet e fundit.

30 Nëntor 2022, 18:05 Nga F.M
VD/ Qytetarët e Hasit rrëfejnë ‘tmerrin’ e gomoneve
Hasan Sheta

HAS- Banorët e Hasit rrëfejnë ikjen e fëmijëve të tyre drejt Britanisë së Madhe. Në një rrëfim për Balkanweb, Hasan Sheta tregon se banon i vetëm me bashkëshorten në shtëpinë tre katëshe, ndërsa të katër djemtë i ka në Britaninë e Madhe. Dy të parët, u larguan në vitin 1998.

Hasani tregon diçka interesante. Dikur prej profesionit si profesor matematike në shkollë dhe ish-trajner për ekipin lokal të zonës, i duhej të lëvizte në shumë qytete. Në një nga këto udhëtime, në Burrel dëgjon për herë të parë për rrugën drejt Britanisë. Ai thotë me humor, se edhe pse thuhet se hasianët futën në vend trendin e largimeve drejt Britanisë, sipas tij, kanë qenë qytetarët nga Burreli që ia kanë mësuar këtë rrugë.

Hasi regjistron në total 21.700 banorë, ndërsa 5.000 emigrantë i ka të deklaruar. Shumica e makinave në Has janë me krah të djathtë, karakteristikë e mjeteve në Mbretërinë e Bashkuar. Largimet e para kanë nisur pas viteve ’90, ndërsa kulmin po e arrijnë vitet e fundit.

“Kanë ikur për një jetë më të mirë, shkollim më të lartë. Janë dy që kanë ikur, po bëjnë 22 vite. Punojnë atje, janë martuar kanë familje. Dy të tjerët kanë shkuar më vonë, kur panë që këto punuan dhe u shkolluan, këto kanë 12 vite që kanë shkuar. Kam 4 djem atje. Atë që kanë lënë mangët me shkollim në Shqipëri e kanë plotësuar atje dhe janë shumë mirë. Nuk janë të zhgënjyer për atë që kanë bërë. Me shembullin e tyre kanë tërhequr njerëz. Unë isha me ekipin e futbollit në Burrel, atje mësova që kishte rrugë për në Angli. Ishte një vajzë atje që kishte këtë rrugë. Thonë që hasianët janë të parët që kanë shkuar, por jo, ne këtë e mësuam nga Burreli. Isha me ekipin e futbollit atje, kur mësova për herë të parë. U konsultuam me një vajzë, ajo na foli për Anglinë. Nisa bashkë me një grup djemsh edhe djalin e madh. Kështu filloi tranziti. Këto kanë shkuar dorë pas dore. Fillimisht shkonin në Vlorë dhe largoheshin me gomone. Një djalë I imi ka shkuar tre herë në Angli dhe tre herë është kthyer. Të parët që shkuan shteti anglez i ka përkrahur”, tregon Hasani.

Hasani thotë se disa të rinj zgjedhin rrugën e shkurtër për t’u pasuruar në Britani, nëpërmjet shtëpive të barit. Ai bën thirrje që të hiqet dorë nga kjo rrugë, që siç thotë, nuk është zakon i shqiptarëve, që njihen ndër breza si njerëz të ndershëm e të besës.

“Gomonet janë shumë të rrezikshme. Sidomos tani që është rruga më e largët, sepse ikin nga Spanja, Portugalia dhe distance në det është tepër e largët. Na kapin ethet kur i shohim në gomone. Kjo është po ika shpëtova mirë, po nuk shpëtova jam në mëshirë të zotit. Është edhe ana tjetër, I rrit, I shkollon dhe ia çojmë Anglisë së gatshme. Ka shumë nga ata që fillojnë e joshen për një pasurim të shpejtë dhe shkojnë në rrugë jo të mira, siç po flitet shtëpia e barit, këto që shqiptari s’i ka pasur zakon asnjëherë. Njihemi për burra të besës, trima, njerëz që mbajnë fjalën, futen në disa rrugë që djemve tanë nuk u takon që të jenë të tillë”, rrëfen i moshuari.

Dy të moshuar në katin e parë, dy në katin e dytë dhe dy në katin e tretë. Kështu e përshkruan profesori i matematikës, Isuf Sefolli gjendjen në shtëpinë e tyre tre katëshe, që e ndan së bashku me vëllezërit. Djalin e vetëm së bashku me vëllezërit e nipërit i ka në Angli. Ekonomia e ulët, ishte arsyeja që ata zgjodhën të braktisnin Hasin. Çdo familje në Has ka njerëz në emigracion. Ndër faktorët kryesorë është varfëria, papunësia që ka pllakosur vendin.

"Familja ime përbëhet nga 6 vëllezër, tre prej tyre ndodhet në Londër. Atje janë integruar në jetën civile të Londrës, kanë gjetur vetveten dhe gjenden mirë. Unë kam djalin në Angli. Me bë një dasmë nuk mbledhim 30 % me ato që janë në Londër”, tha Sefolli.

Si një profesor matematike në gjimnazin e qytetit, ai tregon të dhëna për largimet e të rinjve. Vetëm Brenda një viti sipas profesorit, janë larguar 60 nxënës në klasat e 12. Kjo ka ndodhur kryesisht vitin e fundit, ku çmimi i lirë i udhëtimit me gomone drejt Anglisë ka joshur më shumë të rinjtë e këtij qyteti.

“Unë jam profesor në Gjimnazin Skënderbeu. Atje e shoh, vera e sapo kaluar ka ulur numrin e nxënësve. Kanë kaluar me gomone, sepse janë më të lira, këtë verë ka bum largimesh. Vetëm në vitet e 12 numërojmë 50-60 të larguar. Kjo pamje është e trishtë, e frikshme, nuk e përshkruaj dot. Duke pa mosha të reja me gomone, janë pamje të trishta. Ne ndjejmë shumë dhimbje e në mënyrë të vazhdueshme bëjmë thirrje që me marrëveshje shtetërore të bëhet punësimi sezonal, që t’i jepet fund eksodit”, shprehet profesori.

Ndonëse 16 vjeç, por me pjekurinë e një të rrituri, Armand Shema tregon gjendjen e gjimnazit ku bën mësim. Armandi rrëfen se 500 nxënës janë larguar së fundmi kryesisht drejt Britanisë, ndërsa mbi 10 klasa qëndrojnë të mbyllura. “Quhem Armand Shema, jam në vit të parë. Kanë qenë mbi 900 nxënës, tani janë 400 e ca. Të rinjtë ikin në Evropë, në Angli. Shokët e mi kanë ikur, vetëm 5 shokë kam. Ne luanim në kalçeto, po tani s’i mbledhim shokët, nuk ka”, tregon 16-vjeçari.

Armandi rrëfen historinë e vëllait të tij, që ka tentuar disa herë që të largohet me gomone drejt Anglisë, po është kapur nga forcat e huaja policore. Sipas rrëfimit të vëllait të Armandit, një rrugëtim i tillë është një tmerr i vërtetë. “Vëllai im e ka provuar, ka qenë duke u mbytur në gomone. Gomonia e fikur për 14 orë e ka shpëtuar policia e Francës. Dua të rikthehemi, që të ringjallim Shqipërinë tonë”, shprehet plot pasion i mituri. I mituri, ka një formë tejet origjinale për të përshkruar braktisjen e qytetit. “E shikon atë shpinë (tregon me duar), e kanë bërë për nam, se asnjë nuk jeton kanë ikur”, rrëfen Armando.

Gjatë një shëtitje në qytet, hasim shumë fytyra të zemëruara, disa nga papunësia dhe gjendja e vështirë që ka pllakosur vendin, e disa të tjerë, të trishtuar nga largimi i të afërmve dhe miqve.

“Largohen për një jetë më të mirë, këtu s’ka jetë. Këtu janë kushtet skandal. Mbaron shkollën e lartë s’ka punë, çmimet janë shtrenjtë, ca do të bëjnë këtu. Ikin me gomone, me sakrifica, për jetë më të mirë. Çuni im është larguar, ka qenë punë në Tiranë, s’i ka dalë paga dhe iku pa më thënë. Më merr malli për djalin. Kur shohim pamjet me gomone trishtohemi. Shqipëria është vendi më I mirë në Evropë po e ka katandis politika”, tha burri.

“Për kafshatë të gojës kanë ikur. Në Angli, Gjermani. Ata detyrohen të vendosin jetën në rrezik për një kafshatë bukë. S’është e mirë asgjë, detyrohen njerëzit të ikin për kafshatë buke. Qeveria të hapi vende pune e të rrisë pagën, qeveri kot. Fajtori është qeveria”, u shpreh qytetari.

“Ekonomi s’ka, pse mos u largu. Janë duke rreziku jetën për një jetë më të mirë. Ikin më shumë në Gjermani dhe Angli. Ikin në Angli me gomone, duke rrezikuar jetën. Kemi krejt familjarët që janë nisur edhe me familje, leje më të rinjtë. Kanë rrezikuar jetën vetëm me ik nga ky vend, është bosh qyteti. Më para ka pasur më shumë rini, 500 vetë kanë shkuar brenda këtij viti, ndoshta dhe më shumë, arsyet janë ekonomike. Fajtorë për ketë është shteti”, tregon i riu.

Rrugës u ndeshëm edhe me një emigrant të kthyer në shtëpi për festat. Ai tregon se jeton dhe punon në Greqi dhe se cilat ishin arsyet reale të largimit.

“Punoj në hoteleri turizëm në Greqi. Ika për arsye ekonomike, kam të afërm që janë larguar, të gjithë. Shumica ikin në Angli. Po shoh ndryshim, që në moshën time kemi emigruar 15 vjeç atje ka vazhduar mosha e largimeve. I them të rinjve të kujtojnë atdheun”, rrëfen emigranti.

Në një moment, u rikthyem në realitetin shqiptar, ku një i ri, rrëfeu se e ka të vështirë të përballojë jetesën. Ai thotë se merr një ndihmë ekonomike prej 10 mijë lekësh, ndërsa nuk përjashton mundësinë që edhe ai të largohet, si shumica e shokëve të tij.

“Edi Rama kryeministri i Shqipërisë rriti ushqimoret, miellin, sheqerin, vajin, ata bëjnë mirë që kanë ikur në Londër. Kanë ikur krejt, të gjithë njerëzit kanë ikur. Jam veti I 5 me një dhomë, jetojmë me 100 mijë lekë të vjetra. Me pas mundësi unë largohem, jetoj veti 5 me një dhomë, e kam të vështirë të përballoj jetesën”, thotë kryefamiljari.

Zhvendosemi 6 kilometra nga qyteti i Hasit, për në fshatin Golaj. Abdyl Kastrati është ndër të paktët banorë që kanë zgjedhur të mos braktisin fshatin. Ai merret me blegtori e bujqësi, ndërsa thotë se qeverisja aktuale, detyruan të birin të shkonte me gomone drejt Anglisë, në kushte shumë të vështira dhe të rrezikshme.

“Vllahin këtu ka mbetur vetëm mosha e tretë. Gjys për gjys. Na vjen zor se rrezikojnë jetën. Ka shkuar djali im me gomone, më ka thënë që inshallah se bëj më të hipi atje, edhe sikur me më vra. Edhe shteti ka faj, s’ka siguruar punë”, shprehet Kastrati.

Udhëtimet me taksi nga Irlanda, me kamionë, jahte e së fundmi gomone, janë disa nga mënyrat që emigrantët shqiptarë zgjedhin për të shkuar drejt Britanisë. Më shumë se 12 mijë nga 40 mijë emigrantë që kanë shkuar në Britani përgjatë këtij viti kanë qenë shqiptarë, nga 800 rreth një vit më parë. Mediat e huaja kanë ngritur një tjetër problematikë. Ato shkruajnë masivisht se Shqipërisë po i largohen të rinjtë, edhe ato profesionistë, kryesisht mjekë. Mediat kanë renditur disa arsye, mbi të gjitha, keqqeverisjen. Ato nënvizojnë se Shqipëria drejtohet nga një qeveri kleptokrate dhe se korrupsioni në vendin tonë, i ka shtrirë tentakulat në shumë sektorë. Mediat ndërkombëtare flasin edhe për aktivitetin e disa prej shqiptarëve që shkojnë në Britaninë e Madhe. Shumë prej tyre, thonë mediat, rekrutohen në botën e krimit, me mafien shqiptare sipas tyre që po fiton mjaft terren.

Veç bukurive natyrore, Hasi është i pasur me resurse nëntokësore, në veçanti, me kromin. Minierat e Golajt e Vlahenit nxirrnin në ditë qindra kg krom. Por studiues gjeologjikë vlerësojnë se nëntoka e Hasit ka përmbajtje të hekurnikelit e nikelit. Por edhe tokat pjellore, relievi e klima e pastër, mund të hapë një perspektivë të re për të rinjtë e këtij qyteti, me vullnetin e mirë nga politika dhe të gjitha instancat përkatëse, për të investuar në këtë vend të bekuar nga Zoti.

hasan sheta shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet