LIVE UPDATES
Aktualitet

"Jetë mes frikës, stagnimit dhe pasigurisë"/ Analiza e DW: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit në Kosovë

Një kontrast ky me kryeqytetin, Prishtinën, ku shihen shumë më pak pankarta zgjedhore dhe rrugët janë mbushur kryesisht me pemë të Vitit të Ri, drita festive dhe tregjet e fundvitit, të cilat kanë zëvendësuar mesazhet politike.

26 Dhjetor 2025, 22:57 Nga E. D
"Jetë mes frikës, stagnimit dhe pasigurisë"/ Analiza e
foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me kryeqytetin, Prishtinën, ku shihen shumë më pak pankarta zgjedhore dhe rrugët janë mbushur kryesisht me pemë të Vitit të Ri, drita festive dhe tregjet e fundvitit, të cilat kanë zëvendësuar mesazhet politike.

Kosova zhvillon zgjedhjet e përsëritura parlamentare të dielën, më 28 dhjetor, vetëm dhjetë muaj pas zgjedhjeve të fundit të rregullta, të cilat u pasuan nga dy tentativa të dështuara për formimin e qeverisë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), mbi dy milionë qytetarë që jetojnë në Kosovë janë certifikuar për të votuar. Shumë prej votuesve janë të rinj. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se më shumë se gjysma e popullsisë është nën moshën 30 vjeç, gati një e treta është nën 18 vjeç.

Popullsi e re me të ardhme të bllokuar

Pavarësisht strukturës demografike të rinjtë mbeten ndër grupet më të zhgënjyera në vend. Dhjetë muaj bllokadë politike kanë thelluar frustrimin tek të rinjtë shqiptarë në jug të Kosovës dhe kanë forcuar apatinë tek shumë të rinj nga komuniteti serb në veri.

Të rinjtë shqiptarë në Prishtinë i thanë DW-së se ndihen të zhgënjyer, por ende presin ndryshim, ndërsa të rinjtë në Mitrovicën e Veriut shprehen indiferentë, duke thënë se nuk i ndjekin fare zgjedhjet dhe ndihen të shkëputur nga jeta politike. Megjithatë, pavarësisht nivelit të interesimit apo të përfshirjes, sfidat me të cilat përballen të rinjtë mbeten pothuajse të njëjta.

Nepotizimi dhe përkatësia etnike

Për Qendresë Sadikun nga Prishtina, nepotizmi është një nga burimet kryesore të zhgënjimit. "Kjo është diçka që jo vetëm e shqetëson çdo banor të komunës, por edhe i demoralizon dhe i dekurajon nga puna, përpjekja dhe angazhimi në çdo formë. Ajo që të rinjtë kanë nevojë janë mundësi reale, jo vetëm fjalë që thuhen para zgjedhjeve,” thotë ajo.

Shqetësime të ngjashme kanë edhe të rinjtë në veri të Kosovës. Jovan M., student nga Leposaviqi, thekson se përkatësia politike është një nga pengesat kryesore.

"Ky problem është i përhapur dhe nuk lidhet vetëm me një opsion politik, por ekziston brenda vetë institucioneve të Kosovës,” thotë ai.

Jetë mes frikës, stagnimit dhe pasigurisë

Ndërsa Prishtina është e mbushur me atmosferë festive, verë të ngrohtë, drita dhe festa të Vitit të Ri, jeta në veri duket krejt ndryshe. Për shumë të rinj serbë, dhjetori është thjesht një tjetër muaj i mbushur me tension dhe pasiguri. Përtej politikës ata përballen me mungesë aktivitetesh kulturore e sociale, pak mundësi për zhvillim personal dhe një ndjenjë të vazhdueshme pasigurie.

"Skenat që sheh çdo ditë në rrugë nuk janë skena të një jete normale. Ka prani të tepruar të forcave të armatosura të policisë në rrethana të zakonshme, baza policore dhe procedura që nuk përkojnë me funksionimin normal të përditshëm,” shpjegon Jovani. Sipas tij, ky realitet ushqen frikë, ankth dhe tërheqje nga angazhimi — sidomos tek të rinjtë.

Premtime boshe dhe përfshirje simbolike

Analistë politikë nga komunitetet shqiptare dhe serbe pajtohen se zgjedhjet vështirë se do ta ndryshojnë ndjeshëm gjendjen e të rinjve.

Dushan Radakoviq, drejtor i Qendrës për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) në Mitrovicën e Veriut, thotë se premtimet politike rrallëherë shndërrohen në veprime konkrete.

"Kur bëhet fjalë për përpjekjet për të përmirësuar gjenden e të rinjve dhe për t'i inkurajuar ata të përfshihen, gjithçka zakonisht përfundon me premtime parazgjedhore. Në praktikë, nuk ka asgjë konkrete për përmirësimin e statusit të të rinjve,” thotë Radakoviq.

Një vlerësim të ngjashëm jep edhe Rina Kadiri, drejtoreshë programi në organizatën Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), e cila thekson se të rinjtë në Kosovë mbeten të margjinalizuar në mënyrë strukturore, pavarësisht peshës së tyre demografike.

"Duke marrë parasysh përqindjen e lartë të të rinjve në raport me popullsinë e përgjithshme, ata mbeten të margjinalizuar dhe të integruar në mënyrë të pamjaftueshme në shoqëri,” thotë Kadiri. "Nuk u ofrohen mjaftueshëm mundësi për përfshirje dhe zhvillim të plotë shoqëror, gjë që kontribuon në migrim dhe mungesë të qytetarisë aktive.”

Si mund të përmirësohet gjendja e të rinjve?

I pyetur se çfarë mund ta përmirësojë realisht gjendja e të rinjve, Radakoviq nuk sheh shumë shpresë vetëm te institucionet. Ai thekson më shumë rolin e zhvillimit ekonomik dhe inovacionit.

"Përmirësimi duhet të vijë përmes angazhimit në biznes: startup-e, qendra inovacioni dhe iniciativa në fushën e IT-së, teknologjive të internetit dhe inteligjencës artificiale,” thotë ai.

Kadiri, ndërkohë, thekson nevojën për një qasje më sistematike dhe të bazuar në të drejta.

Rezistencë ndaj apatisë politike

Pavarësisht zhgënjimit të përhapur, disa të rinj ende përpiqen t'i rezistojnë apatisë politike.

"Duhet ta pranoj se nuk kam pritje të larta nga këto zgjedhje,” thotë Jovani nga Leposaviqi.

Ndërsa për Qendresë Sadikun, mesazhi për politikanët mbetet i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë: "Duhet të ndalojnë së na mashtruari me premtime që nuk realizohen."/DW

kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet