Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ngjarjet e këtyre ditëve më kanë bindur më shumë se kurrë se kandidimi im ishte jo vetëm gjëja e duhur, por një domosdoshmëri. Kur dëgjon që një biznesmen rrëmbehet, kërcënohet dhe dhunohet vetëm që të tërhiqet nga një tender publik, e kupton që shteti nuk po funksionon keq.

Nga Florian Binaj
Është fundi i vitit 2025 dhe askund nuk shoh atmosferë festash. Gjysma e Shqipërisë merr ushqimet me listë, gjysma tjetër sheh me gojë hapur listën e hajdutëve të qeverisë në SPAK. Ngjarjet e këtyre ditëve më kanë bindur më shumë se kurrë se kandidimi im ishte jo vetëm gjëja e duhur, por një domosdoshmëri. Kur dëgjon që një biznesmen rrëmbehet, kërcënohet dhe dhunohet vetëm që të tërhiqet nga një tender publik,
e kupton që shteti nuk po funksionon keq.
Shteti është marrë peng.
Dikur thoshim: “Janë të korruptuar”. Sot faktet na detyrojnë të flasim ndryshe: janë bërë një me krimin. Dhe kjo aleancë nuk po vjedh më vetëm para. Po vjedh frikën, jetën, sigurinë. Ajo që më trondit më shumë nuk është vetëm dhuna. Është heshtja pas saj. Një listë e gjatë me të akuzuar nga drejtësia, një pjesë në burg ose në arrest shtëpie, por asnjërit nuk i shkon ndër mend të japë dorëheqje.
Karçanaj, jo. Balluku, jo. Veliaj, jo. Ky i rrugëve, ky i KESH-it, jo.
Zero dorëheqje.
Zero përgjegjësi.
Asnjë “më falni”.
Dhe dosjet e SPAK-ut, ku emra politikanësh e mediash shihen rresht në listë. Jo në atë të dyqanit të bukës, por në listën e korrupsionit. Si të ishte krejt normale. Si të ishte pjesë e paketës së pushtetit. Dhe në këto momente e kupton pse vendime që dikur dukeshin të vështira, sot duken të domosdoshme. Ngjarjet e këtyre ditëve ma kanë bërë të qartë: kandidimi nuk ishte vetëm gjëja e duhur. Ishte e vetmja gjë e ndershme për t’u bërë. Sepse çdo ditë që kjo qeveri qëndron në pushtet, Shqipëria dëmtohet. Ekonomia grabitet. Shteti shkatërrohet. Qytetarët frikësohen. Dhe sot, kjo aleancë mes krimit dhe pushtetit është bërë një rrezik real jo vetëm për mirëqenien, por edhe për jetën e njerëzve.
Asnjë parti, e vetme, nuk e ndal dot këtë.
Dhe nëse partitë duan vërtet ndryshim, duhet të kenë guximin të mbështesin zgjidhje jashtë vetes: intelektualë, aktivistë, qytetarë të angazhuar, njerëz që nuk vijnë nga pazaret e pushtetit. Ne kemi nevojë për këta njerëz. Ndryshimi i vërtetë nuk vjen nga lart. Vjen nga qytetarët, kur bëhen bashkë. Për fat të keq, nuk na u dha mundësia të bëjmë zgjedhje për Tiranën. Por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia jonë mbaroi.
Sot kemi një detyrë më të thjeshtë dhe më të vjetër se vota:
të mos heshtim.
të bashkohemi.
të dalim në protesta.
Sepse kur shteti sillet si bandë, qytetarët nuk e kanë luksin të sillen si spektatorë. Dhe ka raste kur kandidimi nuk është për të fituar pushtetin. Është për të treguar që pushteti nuk është i tyre përgjithmonë.
Gëzuar. Dhe mirëupafshim në protesta./Piranjat.news
KOSOVË- Prej më shumë se 40 ditësh, 21-vjeçarja Benita Zena po përjeton eksperiencën e qëndrimit në shtëpi...
foto nga emisioni TIRANË- Kredi në emër të dikujt tjetër është diçka që nuk ndodh shpesh, duke marrë pa...
Për fëmijët dhe adoleshentët, shkolla supozohet të jetë vendi më i sigurt pas shtëpisë. Ata kalojnë aty pjes...
Florian Binaj, Dojna Mema, Bes Kallaku Monolog nga Dojna Mema, Florian Binaj dhe Bes Kallaku! DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet ...
foto ilustruese TIRANË- Nën emrat e koduar Kristi, Afrimi, Hasani, Rei dhe Astriti , agjentët e maskuar kërkuan të blejnë ko...
foto ilustruese VELIPOJË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në fshatin Rrjoll në Malësin e Madhe. Një&nb...
Foto ilustruse DIBËR- Rruga e Arbrit po përballet me një fluks automjetesh dhe trafik të rënduar, kryesisht në segm...
foto ilustruese KAKAVIJË- Një shqiptar është arretuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes, pa...
Foto ilustruse VLORË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë ditën e djeshme, ku një ...
Armando Iberhasa ANGLI- Një shqiptar i ka shpëtuar deportimit në Shqipëri, pasi një gjyqtare vendosi se do të ishte...