Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Personi në fjalë dyshohet se ka mashtruar administrues të hotelit ‘Radisson Collection Morina’ në Tiranë, duke i marrë një shumë prej mijë eurosh. Siç raportohet i dyshuari ka kontaktuar me sipërmarrësin që është pronar i hotelit në fjalë, Julian Morinën, duke i kërkuar disa mijëra euro, me emrin e Behgjet Pacollit, me qëllimin për të shtruar iftar.
TIRANA- Një person i cili mashtronte duke u hequr si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është arrestuar nga policia në Tiranë. Personi në fjalë dyshohet se ka mashtruar administrues të hotelit ‘Radisson Collection Morina’ në Tiranë, duke i marrë një shumë prej mijë eurosh. Siç raportohet i dyshuari ka kontaktuar me sipërmarrësin që është pronar i hotelit në fjalë, Julian Morinën, duke i kërkuar disa mijëra euro, me emrin e Behgjet Pacollit, me qëllimin për të shtruar iftar.
Mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë financierët e këtij hoteli. Mediat kanë publikar foton e të riut, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit duke veshur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij.
Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit të marrë njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera. Mësohet se pjesë e kësaj situate kanë rënë presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gaz Demi, por me këtë të fundit nuk ia doli dot mbanë. Ndërkohë, Policia dyshon se se mbrapa tij fshihet një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.
Ditën e djeshme kreu i Aleancës Kosova e Re njëherësh dhe biznesmen, Behgjet Pacolli ka bërë bërë një postim në rrjetet sociale ku pohon se një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij dhe ka imituar numrin e telefonit, duke kërkuar para në Tiranë në emër të tij.
Pacolli shkruan se ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e tyre, pasi nuk është ai. Sipas tij, grupe kriminale të sofistikuara po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Ai thekson se nuk kërkon para nga askush dhe nëse qytetarë marrin një mesazh të dyshimtë me emrin e tij duhet të njoftojnë policinë ose të informojnë vetë Pacollin.
POSTIMI:
LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!
Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.
Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër. Mesazhet ishin të tipit:
“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”
Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro. Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para. Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.
JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!
Unë nuk kërkoj para nga askush. Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt. Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!.
Foto Ilustruese TIRANË- Presidenti amerikan Donald Trump tronditi mbarë botën ditën e djeshme në SHBA, ku shpalli tarifat e r...
Drejtorët TIRANA- Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar per të pandehurit e dosjes "5D" pasi ç&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Puna në terren për grumbullimin e të dhënave për Censin e Bujqësisë do të bashkërendoh...
Indrit Çobani TIRANË- Drejtori i Teatrit Kombëtar, Indrit Çobani ka reagur së fundmi me anë të një postimi n&e...
Ilaria Sula ITALIA- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur q&...
foto ilustruese TIRANË- Dy shtetas turq, Maral Huseynova dhe Sinan Bolat janë arrestuar nga policia e në Tiranë, pasi shfrytë...
foto ilustruese MORINË- Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për dy vepra penale ka rënë në prangat e policis&...
Margarita Xhepa TIRANË- Margarita Xhepa, aktorja ikonë e kinematografisë shqiptare, lindi më 2 prill 1934 dhe u nda nga jeta ditën...
Margarita Xhepa TIRANË- Është ndarë nga jeta në moshën 93- vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita X...
Mark Samson dhe Ilaria Sula ITALIA- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e...