Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në reagim kërkohet që institucionet ligjzbatuese të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.

TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, ku një nxënës 14-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me thikë gjatë një konflikti pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së 14-vjeçarit. Ndërkohë, në reagim kërkohet që institucionet ligjzbatuese të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ministria shprehet se ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarde. Gjithashtu ministria e Arsimit dhe Sportit ka apeluar për rëndësinë e rolit aktiv të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
Reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit:
Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”.
Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit që humbi jetën, ndërsa urojmë shërim të shpejtë për nxënësin tjetër. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte.
Ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit është maksimalisht e angazhuar për të siguruar mjedise sa më të sigurta për zhvillimin normal të mësimit në të gjithë Shqipërinë, mbetet gjithmonë thelbësor roli sa më aktiv i të gjitha palëve, prindër, mësues, punonjës të policisë së shtetit, institucione arsimore por edhe komuniteti, për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.
deshmitarja TIRANË- Një ngjarje tronditëse ndodhi mesditën e sotme në kryeqytet, ku pas një sherri me thika mes adoleshent&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë pas një sherri me t...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku pas një sherri m...
Foto ilustruese MURIQAN- Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër po hetohet në gj...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku nj&e...
Foto ilustruese TIRANA- Pas operacionit që ndërmorën ditën e sotme autoritetet, kundër mashtrimit ekonomik, janë bër&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e Andri Mehja, i akuzuar për korrupsion pasiv. Andri M...
AMP GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar Shefin e sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së G...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur pak më herët pranë shkollës "Fan Noli",...
Foto Ilustruese TIRANË- Adoleshenti 14-vjeçar i plagosur me thikë ditën e sotme në shkollën Fan Noli ka ndërruar jet&e...