Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Andri Mehja, ish-kreu i IKM në Elbasan, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e Andri Mehja, i akuzuar për korrupsion pasiv. Andri Mehja, ish-kreu i IKM në Elbasan, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas hetimeve të prokurorisë, i pandehuri Andri Mehja është kapur duke shfrytëzuar detyrën e tij, teksa ka marrë prej personit V. N., një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.
Njoftimi i SPAK:
SPAK dërgon për gjykim ish-Kryeinspektorin e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan për korrupsion pasiv. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Andri Mehja, ish-kryeinspektor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Elbasan, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.
Hetimet për procedimin penal nr. 92 të vitit 2024 kanë zbuluar se më 15 prill 2024, brenda së njëjtës ditë, i pandehuri ka firmosur dy vendime administrative:
Vendimi nr. 12, për prishjen e një objekti të kundërligjshëm të kundravajtësit V.N., – një tendë me konstruksion metalik dhe mbulesë sanduiç – në fshatin “Katund i Ri”, njësia administrative Bradashesh.
Vendimi nr. 13, për dënimin me gjobë ndaj të njëjtit kundravajtës, në vlerën e 500,000 lekëve.
Më pas, sipas hetimeve, i pandehuri Andri Mehja, duke shfrytëzuar detyrën e tij ka kërkuar dhe marrë prej shtetasit V.N. një përfitim të parregullt financiar prej 250,000 lekësh, në këmbim të uljes së masës administrative nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.
AMP GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar Shefin e sektorit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë së G...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me sherrin e ndodhur pak më herët pranë shkollës "Fan Noli",...
Foto Ilustruese TIRANË- Adoleshenti 14-vjeçar i plagosur me thikë ditën e sotme në shkollën Fan Noli ka ndërruar jet&e...
Të arrestuarit TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin ditën e sotme për të lënë në fuqi arrestin m...
Razije Mansaku TIRANË- Gruaja e Alban Mansakut që tërhoqi zvarrë nënën e tij Razijen në Zall Dajt ka folur së ...
foto nga vendngjarja TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri me thika në shkollën Fan Noli në kryqytet. Konflikti mes...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dhunimin e një nëne në fshatim Zajll n...
Foto Ilustruese TIRANË- Nje sherr mes adoleshentëve ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Mësohet se sherri ka ndo...
Gjeorgjia Murati dhe partneri i saj GREQI- Ditën e sotme është mbajtur seanca në Gjykatën e Selanikut për 2 të pandehuri...
Foto ilustruese ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e 63-vjeçarit italian në Elbasan. Mësohet se&nbs...