LIVE UPDATES
Aktualitet

ISHP jep këshilla: Si të mos e ngatërroni Covid19 me linë e majmunëve, kujdes me ushqimet e ndenjura

Tomini tha se ISHP e ka kapacitetin laboratorik dhe njerëzor për të arritur që të ekzaminojë të gjitha sëmundjet infektive por edhe respiratore, të stinës së verës.

11 Qershor 2022, 20:16 Nga F.M
ISHP jep këshilla: Si të mos e ngatërroni Covid19 me linë e
Eugena Tomini

TIRANË- Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit për Shëndetin Publik ka qenë e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, ku ka folur për sëmundjet infektive si Covid19 dhe lia e majmunëve që është kthyer në një rreyik serioz në Europë, por ende nuk është raportuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Tomini tha se ISHP e ka kapacitetin laboratorik dhe njerëzor për të arritur që të ekzaminojë të gjitha sëmundjet infektive por edhe respiratore, të stinës së verës.

E pyetur se çfarë testimesh është duke realizuar aktualisht ISHP, Tomini u përgjigj duke thënë: “Realisht instituti i shëndetit publik ka pasur historikun e një game të tërë ekzaminimesh të kryera. Vetë prezenca e Covid solli privim të mosshfaqjes të virozave të tjera respiratorë, por ISHP nuk i ka ndërprerë ekzaminimet për agjentët e tjerë viralë. Laboratori i onkologjisë e ka të gjithë kapacitetin për ekzaminime qoftë për gripin, edhe për linë e majmunit janë kapacitetet njerëzore dhe laboratorike prezente”.

Si është situata me ujin, a ka bërë ISHP testime së fundmi?

Tomini: Situata me ujin është e qëndrueshme, stabël për të gjitha parametrat mikrobik. Jo nuk kemi asnjë situatë emergjente apo shpërthimi që nga momenti i një shpërthimi në Krujë në 2021. Situatë e qete epidemologjike në lidhje me analizat dhe ekzamimin e ujit. Kemi ekspertizë në lidhje me zhurmat dhe ndotjen akustike. Vijojmë të kryejmë monitorimin e ndotësve të ajrit. Është një gamë e tërë monitorimesh që ISSH kryen. Kemi programin e depistmit të kancereve. Programet për diabetin. Nuk ka ekzaminime që nuk kryehn nga ISHP. Nuk kemi asnjë ngërç për ekzaminimet që kryhen aktualisht.

Si kryhen testimet tani me këtë intensitet që është COVID19?

Tomini: Që nga periudha e  valës së Omicron sigurisht që situata ka progresuar drejt një situate normale. Për më shumë se 16 javë kjo situatë ka luhatje minimale me numrin e rasteve dhe të ndjekjes së kontakteve. Vazhdon e njëjta situatë për ndjekjen e virusit, me rapid teste dhe ekzaminime. Ekzaminimet në rastin e raportimeve kryhen brenda 24 orëve dhe nuk   mund të krahasohemi kurrë me rastin e Omricon.

Si jemi me nivelin e testimeve?

Tomini: Kemi të njëjtat nivele testimi me Bullgarinë, Kosovën apo Slloveninë në 100-150 testime për 1 milionë banorë. Alerti nuk duhet të mënjanohet, sepse turizmi do të jetë në pikun e vetë. Do të kemi lëvizshmëri të turistëve. Pavarësisht se duket një moment shpërqendrimi nuk duhet të ulet vigjilenca. Covid ende merr jetë njerëzish, pavarësisht se kemi incidencë të ulët. Sigurisht aktualisht është një fluks tepër i ulët por kontakti i drejtpërdrejte me mjekun e familjes, që ka të gjithë kapacitetin për kryerjen e testimeve, e ka ulur fluksin te 127.

Ka pasur raste që edhe Covid është shoqëruar me puçra. Kur duhet të alarmohemi ne, pasi mund të ngatërrohen dy viruset?

Alergjitë nga medikamente, fenomenet e rashit apo daljes së pikave të vogla në lëkurë, mund të shfaqet edhe nga gjendja virale, përdorimi i paracetamolit ose aspirinës, por edhe virozat e tjera respiratore të sezonit. Por kontakti me mjekun e familjes bën diferencën, pasi testimi sjell gatishmërinë ndaj sëmundjeve që shoqërohen me rash apo temperaturë.

Çfarë duhet të bëjmë për t’u kujdesur në verë?

Sigurisht kujdesi është për të gjitha fashat e grupmoshave. Respketimi i orareve për daljen në oraret e të nxehtit. Duhet të dalim në oraret e mëngjesit, por edhe kujdesi ndaj ushqimit, që shoqërojnë me baktere çrregullime. Mos të konsumojmë ushqime të ndenjura jashtë kushteve të mirëmbajtjes. Edhe mosha pediatrike është shumë fleksbilël në periudhën e verës . Duhet të konsultohemi me mjekun pediatër dhe qendrat shëndetësore. S’duhet neglizhuar asnjë rast.

Më tepër tonalitet janë bakteriale kryesisht por mund të kemi dhe atë flu-light që i themi ne rrufa që ka përvijuar nga vera. Bëhet një diferencë me rrufën stinore që përvijon nga pranvera. Duhet pasur vëmendje ndaj çrregullimeve diarreike. Kujdesi gjithmonë në kontekst me mjekun e familjes për moshën deri në 5 vjeç.

Sigurisht në sezonin e verës rehidrimi dhe marrja e lëngjeve të freskët dhe zarzavateve është i rëndësishëm për të pasur një shëndet sa më të mirë. Të mos ruajmë dhe të mos përdorim ushqime të ditës së nesërme që nuk janë mbajtur në kushtet e duhura frigoferike. Disa mbetje të ushqimeve të gatuara një ditë më përpara mund të bëjnë kontaminim e produkteve të tjera në frigorifer. Kujdesi hidrik, larja dhe konsumi i i tyre në mënyrë sa më të shpejtë na privon nga çrregullimet gastro-ongostrinale.

Marrë nga Balkanweb

eugena tomini lija e majmuneve

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet