LIVE UPDATES
Aktualitet

Investimi 16.6 mln euro “në kanal”, si dështoi projekti i vaditjes i Bankës Botërore në Fier

Por, një pjesë e kanalit të bërë në vitin 2016 dhe 2017 ishte dëmtuar dhe ishin vendosur tuba të diametrit të madh. Por, ato tuba ishin hedhur në kanal. Fiks Fare mësoi se në atë zonë ishte bërë investimi vitet e fundit, madje paratë ishin dhënë nga Banka Botërore.

18 Korrik 2022, 22:47 Nga I.A
Investimi 16.6 mln euro “në kanal”, si dështoi projekti i
vendi

FIER- Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan banorë të fshatrave në Patos, përkatësisht të Zharrzës, Sheqishtes, Frashërit dhe Novoselës. Sipas ankesave, të shoqëruara edhe me video, në zonë ishte bërë një investim në vitin 2016, për vaditjen e tokave bujqësore, por një pjesë e projektit ishte dëmtuar.

Por, një pjesë e kanalit të bërë në vitin 2016 dhe 2017 ishte dëmtuar dhe ishin vendosur tuba të diametrit të madh. Por, ato tuba ishin hedhur në kanal. Fiks Fare mësoi se në atë zonë ishte bërë investimi vitet e fundit, madje paratë ishin dhënë nga Banka Botërore.

Sipas dokumenteve që disponon “Fiks Fare”, projekti i vaditjes i skemën Kurjan – Strum ka filluar në vitin 2016 nga Ministria e Bujqësore. Madje, sipas një dokumenti, janë bërë edhe dëgjesa publike në qershor 2016, teksa në të shkruhet se agjencitë e financimit janë Banka Botërore dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar. Një muaj më vonë, Ministria e Bujqësisë përgatiti planet e menaxhimit për rehabilitimin e skemave të ujitjes. Madje, sipas hartës shoqëruese, do të mundësohej vaditja nga Strumi në Roskovec e deri në Zharrëz të Patosit, në kufi me Fierin.

Në tetor të vitit 2016, Ministria e Bujqësisë hapi tenderin, ku një nga skemat që përfshihej ishte edhe “Kurjan-Strum”, me zonë mbulimi 4,730 ha dhe gjatësi kanale kryesore dhe dytësore 88 km. Në datën 9 dhjetor 2016, Ministria e Bujqësisë ka shpallur fituesin e kontratës “rehabilitimi i 5 skemave të ujitjes” të lotit 1, ku përfshihej edhe skema Kurjan – Strum. Vlera e këtij tenderi ishte 2 miliardë lekë të rinj, ose rreth 16.6 milionë euro.

Por, megjithëse janë hedhur kaq para, një pjesë e kanalit nuk funksionon. Një nga kanalet e rikonstruktuar në 2017, që merr ujin nga Ujëmbledhësi i Kurjanit dhe e dërgon në tokat bujqësore të fshatit Novoselë, Sheqishte, Frashër dhe Zharrës, nuk është funksional. Me këtë kanal duhet të vaditeshin rreth 500 hektarë tokë bujqësore. Kamera e Fiks Fare filmoi tubat të hedhur anës kanalit, të cilët kanë një diametër shumë të madh. Sipas informacioneve, këto tuba duhet të përdoreshin për kalimin e ujit në atë vend, pasi kanali kalon në një kodër dhe vendi i tubave është më i ulët sesa kanali në vijim.

Fiksi bisedoi me disa banorë të Zharrzës, të cilët ankohen se s’kanë ujë në tokat bujqësore. Sipas tyre, ata kanë bërë puse, ndërsa s’ka ujë në kanale. Tregojnë se, në një kodër pranë Zharrzës, e cila e merr ujin për vaditje nga Ujëmbledhësi i Kurjanit, në Roskovec, janë vendosur disa tuba, të cilat nuk funksionojnë.

Sipas tyre, bujqësia është lënë pas dore, ndërsa për të vaditur përdorin puse e ç’të mundin. Më tej pohojnë se, para viteve ’90 Zharrza ka pasur një rezervuar, nga ku vaditej, por tani e ka marrë privati dhe nuk funksionon.

Pas konstatimit të problematikave, gazetarët e Fiks Fare biseduan me Lindita Boccollin, specialiste te Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Fier, e cila ka nën administrim të gjitha kanalet parësore të vaditjes. Ajo tregoi edhe skemën e ujitjes në zonë, ndërsa saktësoi se uji në atë kanal shkonte nga Ujëmbledhësi i Kurjanit. Por, ditën që shkoi grupi i xhirimit i Fiks Fare, uji ishte ndërprerë për shkak të përmbytjes së një kulture bujqësore me grurë, për shkak të prishjes së kanalit. Ajo thotë se në vitet 2016 dhe 2017 ka pasur një investim nga Banka Botërore për skemën ujitëse nga Rezervuari i Kurjanit, i cili përfshin edhe kanalin për në Sheqishte, Zharrëz, Novoselë dhe Frashër.

Sipas saj, kanali është bërë me veshje betoni, ndërsa gazetarët e pyetën se për çfarë ishin vendosur tubat në atë zonë. Specialistja tregoi se në atë vend ka pasur shkarje të zonës dhe është bërë një studim që uji në atë vend të kalonte me tuba të mëdhenj, pasi në atë zonë, kanali kthehet në një liqen. Por, ky investim nuk ka funksionuar, pasi uji që ishte në kanal ngrinte nga niveli tubat e diametër të madh dhe për pasojë ato tuba janë hequr dhe janë vendosur jashtë kanalit. Sipas saj, uji tani kalon me sistemin e vjetër dhe se kjo Drejtori po pastron kanalin. Por, do të duhet një tjetër studim gjeologjik apo investim që ai kanal të jetë 100 % funksional.

Marrë nga Top Channel

fier banka botërore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet