LIVE UPDATES
Aktualitet

Instituti i Shkencave: Qeveria të heqë dorë nga amnistia fiskale dhe penale

Ekspertët e ekonomisë pohojnë se projekt-ligji për amnistinë nuk ndalon qartë pastrimin e parave nga bota kriminale, si dhe u jep mundësinë shtetasve të huaj, që ta shndërrojnë Shqipërinë në një parajsë fiskale për çdo para të dyshimtë, që buron nga korrupsioni, krimet dhe trafiqet.

19 Korrik 2022, 22:00 Nga I.A
Instituti i Shkencave: Qeveria të heqë dorë nga amnistia fiskale
Instituti Shqiptar i Shkencave

TIRANË- Në Tiranë, Instituti Shqiptar i Shkencave i kërkoi sot qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin për amnistinë fiskale dhe penale, sepse, sipas studimeve të tij, vendi nuk është gati për një amnisti të dyfishtë të këtij lloji.

Ekspertët e ekonomisë pohojnë se projekt-ligji për amnistinë nuk ndalon qartë pastrimin e parave nga bota kriminale, si dhe u jep mundësinë shtetasve të huaj, që ta shndërrojnë Shqipërinë në një parajsë fiskale për çdo para të dyshimtë, që buron nga korrupsioni, krimet dhe trafiqet. Shqipëria nuk është gati për një amnisti fiskale dhe penale të përmasave që ka përgatitur qeveria me projekt-ligin e fundit.

Ky është përfundimi i dy studimeve, që ka hartuar Instituti Shqiptar i Shkencave, themelues i Qendrës Open Data Albania. Gjatë një takimi me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë në mjediset Europe House të Bashkimit Europian, mbi pastrimin e parave në kontekstin e Amnistisë Fiskale dhe Penale, Instituti shpalosi përfundimet e studimeve.

Sipas tij, Shqipëria nuk është gati për këtë hap, për shkak të rezultateve të pamjaftueshme në reformimin e institucioneve, në luftën kundër korrupsionit, dhe në goditjen e informalitetit. Drejtuesja e Institutit Shqiptar të Shkencave, Aranita Brahaj, thotë se “projekt-ligji në asnjë nen të tij nuk shprehet qartë nëse pengon apo jo autorë të veprave të rënda penale të pastrojnë paratë e veprimtarive kriminale”.

Ajo theksoi se “projekt-ligji ka hapësirë për paranë e korrupsionit, sepse lejon hapësirë për subjekte që kanë bërë fitime nga korrupsioni përpara një date të caktuar dhe vijnë për t’i pastruar”. Autorët pohojnë se të dy studimet, legjislative dhe financiare, rrëzojnë çdo justifikim të shumicës socialiste, se aministia nuk do të përdoret per pastrim produkt kriminal. Nga kjo amnisti fiskale, pohojnë ata, shumica socialiste u jep mundësinë edhe shtetasve të huaj, që të sjellin në Shqipëri pa ndonjë burim origjine.

Ekspertë të tjerë pohojnë se amnistia e projektuar në këtë formë është paradoksale, sepse në të gjithë vendet e BE-së evazioni fiskal përbën një krim të dënueshëm kudo ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. “Po ashtu transferimi i parave jashtë kanaleve bankare është veprim i ndëshkueshëm në çdo shtet normal të konsoliduar. por qeveria po nxiton të mbyllë disa llogari me klientelën që i detyrohet”, - thotë Zef Preçi, drejtues i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Ai shton se Shqipëria ka ekonomi formale, informale dhe kriminale, por me këtë amnisti ka ndodhur projektimi i një parasje fiskale, gjë që do të sjellë falimentimin e sistemit fiskal të vendit. Ndonëse në nismën e kësaj amnistie është thënë se ajo do të jetë si një lehtësi për mundësinë e hyrjes së kapitaleve informale të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, kjo po përzjehet me veprime të tjera të dyshimta.

Ekspertët e Institutit të Shkencave, qeveria duhet ta rishikojë edhe një herë projekt-ligjin, bazuar edhe në rekomandimet e organizmave ndërkombëtarë dhe Delegacionit të BE-së.

“Ky projekt-ligj nuk duhet të miratohet në formën që është paraqitur, Shqipëria shtë në një proces vlerësimi nga BE dhe nuk do të shmangë monitorimin nëse e bën amnistinë pak kohë para hapjes së negociatave me BE-në” - thotë zonja Brahaj.

Një tjetër paqartësi e madhe, sipas saj, është edhe mënyra se si do të zbatohet kjo amnisti, cilat janë mekanizmat bankare, mënyrat se si këto para do të vijnë nga shtete anëtare të BE-së apo vende të tjera dhe këtu ka sërish elemente me risk të lartë.

Situata fiskale dhe penale e vendit para amnistisë, vlerësojnë studiuesit, është problematike sa i takon korrupsionit, krimit të organizuar dhe nuk është zgjedhur çasti i duhur për një amnisti fiskale dhe penale, me kaq shumë mungesa dhe paqartësi.

Marrë nga VOA

zef preçi instituti i shkencave

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet