LIVE UPDATES
Aktualitet

Infektimi i 1-vjeçarit me HIV/ Apeli u jep të drejtë prindërve: I paligjshëm mosfillimi i hetimit

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që kërkon nisjen e hetimit dhe rrëzon pretendimet e prokurorit Hysi. Gjithashtu vënë në dukje se mosfillimi me dashje i hetimit, nga një Prokuror, përbën një vepër penale dhe mund të dënohet deri në 7 vite burgim.

25 Prill 2023, 20:04 Nga A.B
Infektimi i 1-vjeçarit me HIV/ Apeli u jep të drejtë
Gjykata e Apelit

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë i ka dhënë të drejtë prindërve të fëmijës të infektuar me HIV, duke kërkuar nga Prokuroria të hetojë imtësisht rastin dhe pretendimet e tyre. Me këtë vendim, u rrëzua ai i prokurorit Saimir Hysi, i cili vendosi mosfillim të hetimit me arsyetimin se nuk është konsumuar shkelje ligjore.

'Balkanweb' raporton se në vendimin e zbardhur thuhet se nuk është shqyrtuar dhe analizuar i plotë rasti, nuk janë marrë dëshmitë e personave të akuzuar e po ashtu, as një mendim i ekspertit mjeko-ligjor. Apeli ve në dukje se një prokuror, në këtë rast Hysi, nuk mund të mosfillojë hetimin bazuar në të dhëna subjektive, por vetëm referuar fakteve, ligjit dhe dëshmive. Sipas Gjykatës, rastet e mosfillimit të hetimit, janë në rrethana të lehta, kur konkludimet nuk kërkojnë kohë, por në rastin në fjalë, ku është cënuar shëndeti i një fëmije, patjetër që duhej ndërmarrë një hetim.

Ligji parashikon që nëse infektimi i 1-vjeçarit me HIV konfirmohet se ka ardhur si rezultat e neglizhencës mjekësore, dënohet nga 3 deri në 7 vite burgim. Procedimi penal, thekson Gjykata e Apelit, ndodh në rastet kur personi ka vdekur, është i pa përgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për procedim penal, vepra penale është shuar etj, por në rastet e tjera duhet ndjekur të gjitha dispozitat ligjore.

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që kërkon nisjen e hetimit dhe rrëzon pretendimet e prokurorit Hysi. Gjithashtu vënë në dukje se mosfillimi me dashje i hetimit, nga një Prokuror, përbën një vepër penale dhe mund të dënohet deri në 7 vite burgim.

Të kontaktuar nga News 24, prindërit e vogëlushit kërkojnë një hetim të thelluar dhe zëvendësimin e zotit Hysi me një tjetër prokuror, pasi nuk kanë besim në hetimet që mund të kryhen prej tij dhe që sipas tyre, synojnë zvarritjen më tej të rastit./Dosja.al

gjykata e apelit 1-vjecari me hiv

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë