LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në pranga, mes tyre zyrtari i FSHF, SPAK: 60 mln lekë dëm shtetit

•Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar 11 urdhër arreste për personat që dyshohet se janë të përfshirë në çështjen e inceneratorit të Fierit dhe të Elbasanit. •Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha dhe Arben Dervishi janë vënë në pranga ndërsa në kërkim janë shpallur 6 të tjerë. •Pesë nga personat që janë shpallur në kërkim, dyshohet se ndodhen jashtë Shqipërisë. •Në mesin e personave të arrestuar, është dhe biznesmeni Arben Dervishi, i cili është njëkohësisht edhe zëvendës president i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF. •Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha dhe Arben Dervishi janë personat për të cilët SPAK lëshoi urdhër arreste. •Operacioni u zhvillua edhe në Durrës, aty ku BKH dhe Operacionalja zhvilluan kontrolle në banesa në disa zona. •Nga hetimi, sipas njoftimit të sotëm të SPAK, ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë. • SPAK ka sqaruar se nga hetimet e kryera sesi ish-ministri Lefter Koka ka përfituar deri në 1.2mln euro nga inceneratori i Fierit. Sipas SPAK, Lefter Koka ka përfituar 146,083,071 lekë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Inceneratorët/ VOA: 11 arrestime, ish-administratorët akuzohen për pagën e babait të Alqi Bllakos dhe lidhjet me Kokën

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Fier

TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka lëshuar 11 urdhëra arresti në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Fierit. Bëhet fjalë për ish administratorë të kompanisë dhe drejtuesë shoqërish private që dyshohet të jenë përfshirë në manovra financiare fiktive me vlera disa milionë eurosh. Vetëm 5 prej tyre janë arrestuar ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim. Mes tyre dhe dy ish administratorë të inceneratorit të Tiranës, të dyshuar se janë përfshirë në pagesën fiktive të babait të ish deputetit socialist Alqi Bllako, që rezultonte të kishte vetëm emrin si i punësuar në këtë kompani.

Listës së 14 urdhërave të arrestit të lëshuar për rastin e inceneratorit të Fierit në mars të këtij viti, ju shtuan sot dhe 11 emra të tjerë. Në një njoftim të Prokurorisë së Posaçme bëhet e ditur se këto urdhëra lidhen me elementë e rinj që janë zbuluar gjatë hetimeve dhe për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim.

Në pranga ka përfunduar mbikqyrësi i punimeve Arben Dervishi, i cili dyshohet se ka miratuar kryerjen e punimeve që në të vërtetë nuk janë realizuar, duke i krijuar kështu mundësi kompanisë që të përfitojë të paktën 4 milionë euro. Prokuroria thotë se ai është shpërblyer nga aksioneri kryesor i shoqërisë koncensionare, Klodian Zoto, i cili rezulton t’i ketë paguar atij bileta avionësh, udhëtime private jashtë vendit, përfshirë qëndrime në hotele apo bileta për ndeshje sportive në Itali.

Katër të arrestuar të tjerë, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, janë pronarë ose administratorë kompanish me të cilat koncensionari ka kryer blerje fiktive duke përfituar rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), për një shumë prej afro 500 mijë eurosh. Ata dyshohet se “kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k”.

Gajshtë personat e tjerë për të cilët janë lëshuar urdhëra arresti, janë në kërkim. Dy prej tre janë ish administratorë të inceneratorit të Tiranës Arjola Kodra dhe italiani Giuseppe Ciaffaglione. Rasti i tyre nuk lidhet me hetimin e këtij inceneratori. Të dy dyshohen të kenë bërë pagesa fiktive në emër të babait të ish deputetit socialist Alqi Bllako, duke e paraqitur si të punësuar “Drejtor Kantieri”. Ai ka përfituar një pagë mujore prej 6 mijë eurosh për një periudhë nga tetori 2018 deri në janar 2020. I arrestuar në mars të këtij viti, ish deputeti socialist përfitoi në tetor lehtësimin e masës së sigurisë, në arrest shtëpie, por u rikthye në burg javën e kaluar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Katër personat e tjerë, po ashtu në kërkim, janë ish administratori i inceneratorit të Fierit Luran Dusha dhe Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Driza, tre drejtuesë kompanish të lidhura me ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i arrestuar dhjetorin e kaluar.

Përmes tyre, sipas Prokurorisë së Posaçme janë bërë pagesa për punime të pakryera, për një vlerë për mbi 1.2 milionë euro, të cilat dyshohet se i kanë kaluar më pas në formën e ryshfetit, zotit Koka, përmes kompanive të tjera të familjarëve të tij. Këto kompani janë përmendur se kanë vënë në jetë të njejtën skemë dhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, për të cilin janë mbyllur hetimet. Ndërkohë ato vijojnë dhe për inceneratorin e Tiranës, por deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë.

Afera e inceneratorëve shihet si një ndër rastet më të mëdha dhe flagrante të korrupsionit, ndonëse qeveria ka këmbëngulur t’i konsiderojë si veprime personale, aktet e zyrtarëve të saj të arrestuar.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

EMRAT- Inceneratori i Fierit, ja kush janë 5 të arrestuarit

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
SPAK

TIRANË- Zbardhen emrat e personave të arrestuyar për inceneratorin e Fierit. Deri më tani është bërë me dije se në pranga kanë përfunduar: Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zilfla, ndërsa 5 nga personat që janë shpallur në kërkim, dyshohet se ndodhen jashtë Shqipërisë. Nga hetimi, sipas njoftimit të sotëm të SPAK, ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit.

3 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ PD: Përgjegjësi kryesor Rama, drejtësia dëshmoi se është në shërbim të tij

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Floriana Garo

TIRANË- Arrestimet e kryera nga SPAK ditën e sotme për Partinë Demokratike nuk vlejnë asgjë përderisa nuk është arrestuar kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e shtypit në selinë blu Floriana Garo tha se sot Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i shërbeu kreut të qeverisë duke arrestuar vetëm ata që PD i çuan cironka në detin e zi të hajdutërisë. 

Sipas Partisë Demokratike i arrestuari i ditës së sotme duhet të ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij. Në 'shënjestren' e selisë blu ishte dhe SPAK, të cilin e akuzoi se është në shërbim të kreut të qeverisë.

DEKLARATA E PLOTË:

SPAK i shërbeu sot publikut fiaskon e radhës, të cilën u mundua ta mbulonte me 11 urdhër-arreste. Të 11 emrat, hiq Mirel Mërtirin që është presta nome i Edi Ramës në aferën e inceneratorëve, nuk janë gjë tjetër vecse cironka në detin e zi të hajdutërisë qeveritare. Partia Demokratike nuk mund të pajtohet me masakardën që fshehin 11 urdhër - arrestet e SPAK!

Nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh ‘lojën e medemekut’, që prokurorët specialë luajnë në kurriz të intersave të publikut. Shërbëtorët e pallatit, që u listuan sot si të kërkuar, apo u arrestuan disa prej tyre, kanë fajin e pjesëmarrjes në skemë, por nuk janë ata, as skema dhe as hartuesit dhe përfituesit e saj. SPAK-u e lëvizi bishtin, por jo për të gjetur rrënjet e skemës dhe aferës qindra milionëshe të inceneratorëve, por për t’u marrë me bishtat që kanë tepruar, dënimi i të cilëve ruan kokën e përgjegjësve të vërtetë. Sa kohë SPAK nuk i shkon në thelb problemit, publiku mbetet i gënjyer, taksat e tyre të vjedhura, përgjegjësit e pandëshkuar.

Nuk e ha kush më pjatën e ftohtë të arrestimeve dhe urdhër- arresteve të bishtave të korrupsionit, ndërkohë që koka vërtitet në Shqipëri duke i konsideruar shqiptarët si “paçe këmbësh”. Pa Engjëll Agacin, Erion Veliajn, Arben Ahmetajn dhe Edi Ramën në satërin e drejtësisë, kokat e tjera nuk bëjnë asgjë më shumë se përforcojnë dyshimin se SPAKU është SKAP-i i partisë. Jo më shumë se një hekurishte e sistemit, e cila po nuk punoi, si një lavatriçe e vjetër duhet çuar për skrap.

Partia Demokratike nuk ka sot një thirrje për të bërë, por e bëjmë këtë dalje në respekt të publikut. Thirrjet në vesh të shurdhër do të zëvendësohen me aksion.
Mjafton të përsërim se 430 milion euro nuk është një shumë të cilën mund ta lëvizin bishtat, si ata që u listuan sot nga SPAK. Një shumë e tillë nuk është barrë për Gentianin, Arjolën, Robertin, Reganin apo Jurin. JO. Ata kanë futur dicka në xhep, por vjedhja duhet kërkuar në llogaritë offshore të Engjëllit, Erionit, Arbërit dhe Edit.

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar ndërsa 6 janë në kërkim. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.

3 VITE ME PARE

Arrestimi i Dervishajt, SPAK: U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, ai manipulonte raportet

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Arben Dervishaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe Korrupsionit doli me një njoftim zyrtar për çështjen e inceneratorëve. SPAK ka njoftuar se nga hetimet ka rezultuar se janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet.

Po ashtu, cilësohet se Dervishaj ka qenë, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro.

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:

“Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë. Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani,  administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta  nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali”, thuhet në hetimin e SPAK.

SPAK ndërmoi ditën e sotme një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

3 VITE ME PARE

SPAK zbardh SKEMËN, si përfitoi Lefter Koka 1.2 mln euro nga inceneratori i Fierit

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Lefter Koka

TIRANË- SPAK ka sqaruar sot në një njoftim zyrtar sesi ish-ministri Lefter Koka ka përfituar deri në 1.2mln euro nga inceneratori i Fierit. Sipas SPAK, Lefter Koka ka përfituar 146,083,071 lekë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.

PJESË NGA NJOFTIMI I SPAK:

‘Së treti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology Waste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë. Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Shtetasi Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me administratorët e shoqërisë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, dhe “J.P.Y” sh.p.k.

SPAK ndërmoi ditën e sotme një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

3 VITE ME PARE

Arrestimet e SPAK për inceneratorët, Berisha: Në pranga u vunë “cironkat”, por dihet kush e ka ndërmarrjen

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi për urdhër-arrestet e lëshuara sot nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në selinë blu, Berisha është shprehur se sot janë arrestuar thjesht disa “cironka”, punonjës të ndërmarrjes.

“Duke arrestuar cironkat, punonjësit e ndërmarrjes së tij. Ata kanë përfituar diçka, por dihet që ndërmarrja është e qeveritarëve. Ndërkohë vrapon rrufeshëm për të plaçkitur një pasuri publike të çmuar si Porti i Durrësit. Kaskadën po e nxore në treg, nuk ka as gjysmën e vlerës së Portit të Durrësit. Është pasuria më e madhe publike,” tha Berisha.

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

3 VITE ME PARE

Hetimet për inceneratorët, SPAK: 60 mln lekë evazion fiskal përmes skemave të mashtrimit

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
SPAK

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK) ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e 5 personave të dyshuar si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Nga hetimi, sipas njoftimit të sotëm të SPAK, ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e  njëzet) lekë.

Nga hetimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, rezulton se: Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar.

SPAK ka sqaruar se nga hetimet e kryera sesi ish-ministri Lefter Koka ka përfituar deri në 1.2mln euro nga inceneratori i Fierit. Sipas SPAK, Lefter Koka ka përfituar 146,083,071 lekë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.

Në njoftim thuhet se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako ka përfituar 15 mln lekë nga Inceneratori i Fierit përmes punësimit fiktiv të babait të tij. Pas hetimeve, rezultuar se personat e mësipërm janë paguar 4 milionë euro për punë të pakryera dhe se Arben Dervishaj manipulonte raportet.

NJOFTIMI I SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal janë veprimet e kryera për procedurën e ndjekur në lidhjen e kontratës së koncesionit, me nr.5553/5, datë 24.10.2016, me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, me vlerë të kontraës 32 831 440.85 (tridhjetë e dy milion e tetëqind e tridhjetë e një mijë e katërqind e dyzet) euro, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate koncesioni, lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

Në vijim të hetimit, përveç të dhënave të bëra publike në njoftimet e mëparshme në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar edhe fakte penale të tjera, si më poshtë:


Së pari, nga hetimet kanë rezultuar të dhëna se nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Mjedisit në fillim dhe më pas Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) deri në datën 30.06.2022, janë bërë pagesa në drejtim të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në shumën 4, 202, 967, 084 (katërmiliard e dyqind e dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e tetëdhjetë e katër) lekë.

Rezulton se nga ana e shtetasit Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier”sh.p.k, në bashkëpunim me shtetasin Arenc Myrtezani, administrator i kësaj shoqërie, janë pasqyruar dhe përdorur situacione të falsifikuara në vlerën 4,000,000 (katërmilion) Euro, për shërbime që nuk janë kryer, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar në sajë të mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k.

Shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka miratuar dhe më pas pasyqyruar/dorëzuar pranë Autoritetit Kontraktor, Ministrisë së Mjedisit/Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, situacione për punime fiktive të shoqërisë koncesionare, për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar në zbatim të kontratës koncesionare, ku në sajë të mashtrimit janë siguruar përfitime për shoqërinë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në vlerën 4,000,000 (katër milion) Euro, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar, si dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave, nr.3, datë 15.02.2001, “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, i ndryshuar. 

Gjithashtu, shtetasi Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve të tij private për jashtë shtetit, biletave të avionit, qëndrimit në hotele dhe të biletave të ndeshjeve të futbollit në stadium në Itali.

Së dyti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin e lartë shtetëror, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020.

Rezulton se administratorët e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” (ku edhe këtu shtetasi Alqi Bllako ka patur rolin e tij në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit) nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme të tyre, e kanë pasqyruar si të punësuar shtetasin Edmond Bllako, duke bërë pagesa fiktive për shtetasin Edmond Bllako, ndërkohë që rezulton e provuar se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako.

Së treti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga shoqëritë “Integrated Technology ëaste Treatment Energy” sh.p.k., (shoqëria që ka përfituar koncesionin) dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k., (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të koncesionit) janë pranuar fatura tatimore shitjeje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Shoqëria “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total në vlerën vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Gjatë hetimeve kanë rezultuar të dhëna që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shuma monetare 146,083,071 lekë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë shtetasit Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., në zhvillimin e procedurës së dhënies së koncesionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”.

Shtetasi Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, në bashkëpunim me administratorët e shoqërisë “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë “përftim të parregullt”, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit. Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive “Pivot 04” sh.p.k, dhe “J.P.Y” sh.p.k.

Së katërti, nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se shtetasit, Klodian Zoto, Arenc Myrtezani, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani, kanë organizuar dhe vënë në funksionim skema mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, me qëllim fitimin material për llogari të shoqërisë koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, që ka konsistuar në përfitimin e kreditimit të tatimit mbi vlerën e shtuar. Rezulton se gjatë periudhës 01.03.2017-01.05.2017, shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, ka realizuar blerje fiktive nga shoqëritë “Best Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Froggy”sh.p.k, me administrator Regan Merdani, “Frogy 03” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Robert Shabani, “Itneg”sh.p.k, me administrator Gentian Zifla; “Leli-17”sh.p.k, me administrator Enver Sheshi; “Pupa Services” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani; “R.B-General Servis” sh.p.k, me përfaqësues ligjor Regan Merdani dhe “R.S.I&T Group” sh.p.k, me administrator Robert Shabani, në vlerën totale 359,490,120 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milion e katërqind e nëntëdhjetë mijë e njëqind e njëzet) lekë.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë. Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.82, datë 11.11.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, janë miratuar 11 (njëmbëdhjetë) masa sigurimi personale, nga të cilat 10 (dhjetë) masa sigurie “arrest në burg” dhe 1 (një) masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal. Ekzekutimi i masave të sigurimit personal po bëhet nga Drejtoria Hetimore Qëndrore e Policisë së Shtetit.

SPAK ndërmori sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve. 11 ishin urdhër arrestet e lëshuara për inceneratiorin e Fierit. Prej tyre 5 janë ekzekutuar ndërsa gjashtë persona mbeten në kërkim.

3 VITE ME PARE

Për KË bëhet fjalë? Aksioni i SPAK, Artan Hoxha: U kërkua arrestimi i një kryetari Bashkie

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha deklaroi ditën e sotme se në kuadër të hetimeve për inceneratorët, u kërkua që të lëshohej një urdhër arrest për një kryetar Bashkie. Duke mos përmendur emra, Hoxha, teksa ishte i ftuar në studion e 'Abcnews', tha se çështja ngeli pezull pasi nuk u firmos asgjë. Më tej, ai shtoi se nëse ky kryetar Bashkie do arrestohej, hetimet për inceneratorët do merrenin një tjetër rrjedhë.

'Për Fierin, prokuroria tentoi të bënte një goditje më lart. U tentua lëshimi i një urdhër arresti për një kryetar bashkie por nuk u miratua nga Gjykata. Nuk u firmos urdhri i Prokurorit. Por të ishte miratuar, hetimet për incineratorin e Tiranës do merrnin rrjedhje tjetër. SPAK dështoi me këtë tentativë. 128 milion euro është pagesa për Tiranën. Ndërsa për Fierin nuk u shkua dot më lart me hetimet.” tha Hoxha.

Kjo deklaratë vjen pak orë pas aksionit të SPAK për çështjen e inceneratorëve. Sot, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar ndërsa 6 janë në kërkim. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.

3 VITE ME PARE

SPAK e kërkon për inceneratorin e Fierit, kush është biznesmeni Regan Merdani, i dënuar me 4 vite burg

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Regan Merdani

TIRANË- Një prej personave që SPAK ka lëshuar urdhër arrestin është Regan Merdani. Ky është një emër i njohur për institucionet ligjzbatuese.

Pak ditë më parë ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Atij iu hoq e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Regan Merdani ishte pjesë e një skemë mashtrimi me faturat e TVSH që i solli shtetit rreth 5 milionë euro dëm dhe që çoi në burg 8 persona.

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar ndërsa 6 janë në kërkim. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 

10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.

3 VITE ME PARE

Arrestimet nga SPAK, Paloka: Rama përpiqet të shuajë zhurmën e një vjedhjeje të madhe me një gjigande

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas operacionit të SPAK për personat e dyshuar si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Teksa e ka shoqëruar shënimin me foton e kryeministrit Edi Rama me ambasadoren Yuri Kim, Paloka thotë se kryeministri po përpiqet që të heqë vëmendjen nga vjedhja gjigande, ajo e Portit të Durrësit.

POSTIMI I PALOKËS:

Me “arrestimet” per inceneratoret, SKAP-i bashke me Ramziun , po kerkojne te terheqin sadopak vemendjen nga nje vjedhje edhe me e madhe qe eshte duke ndodhur, ate te Portit te Durresit. Vetem kjo i ka mbetur te beje, perpiqet te shuaje zhurrmen e nje vjedhjeje te madhe me nje vjedhje gjigande. Nderkohe ata qe i japin fleta lavderimi SPAK-ut, qe gjejne qimen ne veze tek opozita, nuk arrijne te shohin traun qe ju ka hyre ne sy…Ne fakt , thjeshte bejne sikur nuk shohin!

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar ndërsa 6 janë në kërkim. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 

10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.

3 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK për inceneratorët, urdhër-arrest për ish-drejtorin e landfillit të Sharrës

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Giuseppe Ciaffaglione

TIRANË- Një prej personave që SPAK ka shpallur urdhër arrest është shtetasi italian, Giuseppe Ciaffaglione. Ai akuzohet nga SPAK se është i përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Giuseppe Ciaffaglione është ish-drejtor i administrimit të Landfillit të Sharrës.

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. 5 janë arrestuar ndërsa 6 janë në kërkim. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 

10 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit të cilët janë:  Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.

3 VITE ME PARE

Nën akuzë për inceneratorët/ Zbardhen EMRAT për të cilët është lëshuar urdhër-arrest!

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Arjola Kodra dhe Arben Dervishi

TIRANË- Zbardhen emrat e personave që SPAK kërkon arrestimin e tyre, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. SPAK ka ndërmarrë ditën e sotme një një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste. 5 janë arrestuar tashmë ndërsa 5 të tjerë të shpallur në kërkim dyshohet se ndodhen jashtë territorit shqiptar. 

Bëhet fjalë për:

Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza

Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Luran Dusha
Arben Dervishi

3 VITE ME PARE

Aksioni për inceneratorët, BKH kontrolle në disa banesa në Durrës

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Policia

DURRËS- Byroja Kombëtare e Hetimit është duke bastisur disa shtëpi në kuadër të operacionit për të ekzekutuar 11 urdhër arrestet e nxjerra nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Në pranga deri më tani kanë përfunduar 5 persona ndërsa në kërkim janë shpallur 6 të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen jashtë Shqipërisë. Ky aksion i BKH-së ka nisur për çështjen e inceneratorëve.

3 VITE ME PARE

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ Biznesmeni dhe zv. Presidenti i FSHF në mesin e personave të arrestuar

Aksioni i SPAK për inceneratorët/ 11 urdhër arreste, 5 në
Arben Dervishi

TIRANË- Arben Dervishi është një prej personave të arrestuar nga aksioni i SPAK për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Biznesmeni, është në mesin e 5 personave të arrestuar, ndërsa në kërkim janë shpallur 6 të tjerë. Këta të fundit, dyshohet se ndodhen jashtë Shqipërisë. 

Dervishaj është dhe zëvendës president i dytë i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e tij ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Operacioni është në vijim e sipër dhe po zhvillohen kontroll banesash. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe është ende në vijim.

Aktualisht, në burg për çështjen e inceneratorëve janë: ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

inceneratori i fierit arrestime per inceneratoret

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë