Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qatja akuzohet të ketë kthyer një ambient për përdorim të lëndëve narkotike, në të cilën, për shkak të mbidozës ka ndërruar jetë një person.
KAVAJË- Marsida Qaja, 33-vjeçarja që u bë protagoniste e kronikës së zezë në vitin 2019 pas vrasjes së ish-të dashurit të saj, Dritan Haxholli nga Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, ngjarje e ndodhur në banesën e të resë, është vënë sërish në pranga. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se autoritetet e Kavajës kanë organizuar operacionin “Plazhi”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar Qatjan. Zyrtarisht, policia nuk ndan më tepër detaje në lidhje me rrethanat e arrestimit të 33-vjeçares, por thekson se ajo duhet të vuajë 2 vite burg për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge". Kjo pasi, në vitin 2019, Qatja akuzohet të ketë kthyer një ambient për përdorim të lëndëve narkotike, në të cilën, për shkak të mbidozës ka ndërruar jetë një person.
NJOFTIMI NGA POLICIA:
Gjatë operacionit policor të koduar "Plazhi", u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim Marsida Qatja, 33 vjeçe, banuese në Kavajë, e dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge". Në vitin 2019, kjo shtetase ka përshtatur për përdorim droge, një ambient, në të cilën, për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, ka humbur jetën një shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Si ndodhi vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjas?
Në 2019, mbeti i vrarë një 41-vjeçar dhe u plagos një tjetër, efektiv sigurie në burgje. Gjithçka ndodhi në apartamentin duplex të Marsidës, nënë e tre fëmijëve, e martuar që në moshën 14-vjeçare. Ajo kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, (viktima) lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë para se të ndodhte vrasja e tij. Në momentin e krimit, Marsida Qatja ndodhej në banesë me tre meshkuj, Bledar Toçin, (efektiv sigurie në burgje, autor i vrasjes), Xhuljo Biturkun, fqinji i saj dhe Ermir Çelën, një mik, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Ky ka qenë edhe shkaku i të gjithë ngjarjes, prania e tre meshkujve në shtëpinë e ish-të dashurës.
Haxholli, (viktima) ndonëse ishte ndarë me Marsidën, nuk e pranonte faktin që Qatja kishte vazhduar jetën dhe kjo ka bërë që t'i shkojë në shtëpi me automatik. Haxholli është futur me forcë nga dritarja ka nisur të qëllojë me breshëri duke lënë të plagosur Bledar Toçin, i cili më pas iu kundërpërgjigj me pistoletën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend 41-vjeçarin. Në momentin që ka ndodhur e gjithë skena horror, në banesë ka qenë edhe fëmija 2-vjeçar i 33-vjeçares, që ka me bashkëshortin e dytë. Dy fëmijët e tjerë, me të cilët Marsida i kishte me bashkëshortin e parë, kanë qenë në shtëpinë e të afërmve të ish-burrit.
Në atë periudhë, burimet nga policia bënë më dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja. Shefi i sigurisë së Brendshme në burgun e Durrësit, Bledar Toçi, i martuar dhe baba i një fëmije, u arrestua nga policia në spital për “vrasje me dashje”. Gjithsesi ‘pista e xhelozisë’ ishte vetëm ajo fillestare, pasi hetimet e mëtejshme tregonin se të rinjtë dhe vetë Qatja ishin të përfshirë në tregtinë e lëndëve narkotike, gjë që siç duket ka vijuar edhe pas krimit të rëndë. Kjo pasi, siç thuhet në njoftimin e policisë, në një ambient që 33-vjeçarja e kishte përshtatur për konsum të lëndëve narkotike, ka vdekur një person.
Air Albania SHBA- Air Albania ka shtuar dy avionë të tjerë në flotën e saj, mjetet që i ka marrë me qira nga G...
Kurani TIRANË- Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit, me përmasat e vogla të barabarta me ato të nj&eu...
Ardian Nikulaj TIRANË- Personi që dyshohet se qëndron pas vrasjes së biznesmenit dhe eksponentit politik, Ardian Nikulaj, ësht&eum...
Statistikat TIRANË- Banka Botërore vëren se emigracioni masiv i shqiptarëve në kërkim të një jetë më t&eu...
Policia TIRANË- 22-vjeçari që shkaktoi aksidentin e frkshëm ditën e djeshme në Tiranë është vë...
Aksioni i policisë Gjirokastrës GJIROKASTËR- Dy drejtues mjetesh janë vënë në pranga dhe 320 të tjerë janë...
Hajduti në farmaci TIRANË- 37-vjeçari i identifikuar si Ergert Boçi është vënë në pranga pasi akuzohet p&e...
Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Poli...
Foto Ilustruese KORÇË- Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Korçë. Sipas njoftimiit të...
Foto Ilustruese TIRANË- Shqipëria do të jetë nën pushtetin e një moti me reshje të shumta shiu dhe temperature më t...