2 Shkurt 2024, 11:12
Nga N.F
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Një 31-vjeçar është vënë ne pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritet italiane për drogë. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është Kristian Uldedaj dhe bëhet me dije se ai ishte pjesëtar i një grupi kriminal që për një periudhë 7-vjeçare trafikoi 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë në Itali. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë
Inteligjencë policore dhe koordinim me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Jeran”, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe. Pjesëtar i një grupi kriminal që për një periudhë 7-vjeçare, trafikoi në Itali, 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe finalizuan operacionin policor të koduar “Jeran”. Gjatë operacionit u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi K. U., 31 vjeç. Gjykata e Milanos i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të grupit kriminal, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë.
Nga hetimet rezultoi se grupi kriminal në të cilin ishte pjesëtar shtetasi K. U., gjatë periudhës 2015-2022, ka trafikuar në Itali, rreth 3.4 tonë cannabis sativa dhe 35 kg kokainë. Gjithashtu, këtij grupi i janë sekuestruar 195 953 euro dhe 1430 franga të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Romë, për ekstradimin e këtij shtetasi.
malesi e madhe arrestim droge
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 10:55
N.F
Renis Fajzolli
GREQI- Një atentat është regjistruar ditën e sotme ndaj 34-vjeçari shqiptar, Renis Fajzolli i cili që m...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 10:33
N.F
AMP
TIRANË- Dy zyrtarët e policisë, Zenel Hyka dhe Arjan Muça kanë kaluar procesin e vettingut. Trupa e Vleresimit n&e...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 10:22
N.F
Paratë për të korruptuar policët
TIRANË- Gjashtë shofërë janë vënë në pranga pas kanë tent...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 10:02
N.F
Arben Gjata
TIRANË- Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata është paraqitur ditën e sotme në SPAK....
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 09:38
N.F
Sendet e sekuestruara
GREQI- Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me skuadrën OPKE kanë kryer kontrolle në 45 qelitë e b...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 09:24
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës në kuadër të o...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 09:05
N.F
Ilir Beqja në SPAK
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 08:53
N.F
Baste sportive
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga dhe tre janë proceduar penalisht në Tiranë. Sipas njo...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 08:18
N.F
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident është regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e “Don Boskos” në...
Aktualitet
2 Shkurt 2024, 08:03
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ATHINË- Një sulmi i armatosur është regjistruar pak para orës 04:00 të mëngjesit ndaj 34-vje&...