13 Qershor 2023, 14:59
Nga f.i
pamje nga arrestimi
SHKODËR- Agron Ndoci i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Shkodrës. 38-vjeçari është vënë në pranga në finalizim të operacionit policor të koduar “Xhabija”.
Ndoci akuzohet për plagosje dhe grabitje me armë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tyre. Finalizohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Xhabija”.
Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë dhe plagosje. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes DVP Shkodër dhe Interpol Tirana, u organizua operacioni policor i koduar “Xhabija”, për kapjen e shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë operacionit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lagjen ‘’Xhabije’’, Shkodër, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin: Agron Ndoci, 38 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali, më datë 08.05.2023, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
arrestohet agron ndoci shkoder
Aktualitet
13 Qershor 2023, 14:49
k.m.
Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar sot në seancën gjyqësore për të penduarit e d...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 14:41
k.m.
Erjon Alibej dhe Emiljano Ramazani
TIRANË- Emiljano Ramazani u ekzekutua poshtë shtëpisë së tij me 6 plumba. Të nesërmen...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 13:55
A.B
Suel Çela
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e kërkuar nga Suel Çela për masë më të leht&eu...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 13:52
A.B
Julian Sulo
FIER-Gjykata e Apelit në Vlorë ka sekuestruar në Lushnjë apartamentin me vlerë 120 mijë euro në pronësi...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 13:32
A.B
Alfred Peza
TIRANË- Alfred Peza zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Sot, Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zg...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:46
m.s
foto ilustruese
POGRADEC- Policia Pogradec referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim të riun me inicialet R. B., 19-vje&cc...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:46
A.B
Arma
SHKODËR- Një i moshuar është vënë në hetim nga Policia në Shkodër, pasi gjatë kontro...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:41
A.B
Te perfshiret ne ngjarje
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka sqaruar se emri i Euglen Halilit ësht&...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:12
k.m.
Regis Runaj
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për Xhuli...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:05
Jan Prenga
TIRANE- Pas një viti pezull, Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj Dritan Rexhepit dhe grupi...