13 Qershor 2023, 12:46
Nga A.B
Arma
SHKODËR- Një i moshuar është vënë në hetim nga Policia në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në banesë është gjetur një armë zjarri automatik.
Në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm i moshuari, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.
Aktualisht po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës. Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në banesën e shtetasit Gj. M., banues në lagjen ‘’Skënderbeg’’, Shkodër.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore. Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
shkoder
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:41
A.B
Te perfshiret ne ngjarje
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka sqaruar se emri i Euglen Halilit ësht&...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:12
k.m.
Regis Runaj
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për Xhuli...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:05
Jan Prenga
TIRANE- Pas një viti pezull, Gjykata e Posaçme kaloi sot për gjykim çështjen penale ndaj Dritan Rexhepit dhe grupi...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 12:00
m.s
djath
TIRANË- Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës edhe pse vijojnë të mbeten ndoshta ndër aplikimet me numr...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 11:51
m.s
Emiljano Ramazani, Regis Runaj dhe Erjon Alibej
TIRANE- SPAK ka dhënë pretencën për Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të ci...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:42
A.B
Nuredin Dumani
TIRANË- Shtyhet sërish seanca për Nuredin Dumanin. Sot ishte caktuar që të zhvillohej seanca paraprake për Dum...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:38
m.s
Pashaporta
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi sillnin në Shqipëri ...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:25
m.s
Eva Buzo
TIRANË- Një shqiptaro-australiane e cila quhet Eva Buzo, ka vendosur të sfidojë vetveten duke notuar nga Otranto në Vlor...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:30
A.B
Agjensori
TIRANË- Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës së ndërtimit private, ndalim ky i bërë një dit&e...
Aktualitet
13 Qershor 2023, 10:27
A.B
Foto ilustruese
TIRANË- Ndodh sërish gjatë maturës shtetërore. Kur kanë kaluar vetëm 20 minuta pas nisjes së provim...