LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu rrëfen tmerret: Drunjë, hekur, grushte… Ja çfarë ndodhte në shtëpinë e fëmijës në Shkodër

Ky i ri që sot i ka kaluar të 18-at dhe tashmë ka dalë në jetë, shfaqet me një fjalor minimalist dhe disi i frikësuar Ai shpreh dëshirën për të ndihmuar të ngjashmit e tij duke rrëfyer vuajtjet. Por, edhe frika nga kërcënimet është prezente teksa tregon ferrin që ka përjetuar që në moshë të mitur në mjediset e institucioneve shtetërore ku pati fatin e keq të jetojë.

15 Nëntor 2022, 23:01 Nga DOSJA
I riu rrëfen tmerret: Drunjë, hekur, grushte… Ja
Lypës

TIRANË- “Zyber Hallulli” nuk është e vetmja shtëpi fëmije që rrit fëmijë të traumatizuar dhe keqtrajtuar. Dhjetëra kronika televizive, denoncime organizatash jofitimrurëse dhe dëshmi ndër vite kanë treguar makabritetin që përjetojnë fëmijët e braktisur dhe jetimë në këto institucione të përkujdesit shtetëror. Një dëshmi të tillë ka dhënë edhe një djalë 20 vjeçar në “, i cili ka jetuar në këto institucione që në moshën 5 vjeçare i braktisur nga e ëma. Së fundmi ai ka qenë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër përpara se të dilte vetë në jetë.

“Ka qenë skandal jetimorja. Mbaj mend dhunë nga edukatoret, nga parashkollori. Ishte jetesë e keqe, haja gjysmë buke, asgjë më shumë. Kur shkuam te jetimorja 6-16 vjeç aty ka pasur dhunë të pandalueshme. Së pari të rriturit. E dyta edukatoret. Unë isha shumë I frikësuar, më jepnin ilaçe pa asnjë arsye, pa patur asnjë problem me shëndetin, më kanë çuar në një shkollë se me demek unë kam qenë me sëmundje mendore. Ishte shumë skandal për jetën time”, u shpreh djali i dhunuar.

Ky i ri që sot i ka kaluar të 18-at dhe tashmë ka dalë në jetë, shfaqet me një fjalor minimalist dhe disi i frikësuar. Ai shpreh dëshirën për të ndihmuar të ngjashmit e tij duke rrëfyer vuajtjet. Por, edhe frika nga kërcënimet është prezente teksa tregon ferrin që ka përjetuar që në moshë të mitur në mjediset e institucioneve shtetërore ku pati fatin e keq të jetojë.

“Shkopinj, drunj, hekur, gjuanin natën. Nga të rriturit dhe edukatoret. Unë e bëja në brek nga frika. Edhe bukë nuk na jepnin, na mbyllnin në bodrum ose ndonjë derë që ishte errësirë. Kam pasur shumë sëmundje që më erdhën nga traumat dhe ilaçet që më jepnin kot. Më kanë çuar te shkolla e personave me prapambetje mendore. Nuk kisha çfarë të mësoja aty”, u shpreh djali i dhunuar.

Jo vetëm i braktisur dhe keqtrajtuar, por edhe i vjedhur. I riu rrëfen se nëna që e la në qendrën e kujdesit është përpjekur të fitojë lekë me emrin dhe statusin e tij.

Pastaj mora vesh se mami u kishte thënë atyre që të merrte mami kempin deri në moshën 14 vjeç pastaj e kishin anulluar sepse e kishin kuptuar që i merrte ajo dhe jo unë. Pasi të mbushja moshën 18 vjeç do ti merrja unë lekët e kempit”, u shpreh djali i dhunuar.

Nga keqtrajtimet e pësuara i riu thotë se ka bërë disa operacione. Këto episode i kanë lënë dëmtime, pasojat e të cilave i vuan sot e kësaj dite.

“Atje dhunoheshin fëmijët. Seksualisht jo. Dhunë e pandalshme. Shohin shumë çuna, ishin disa çuna të tjerë që e panë. Kur erdhën në darkë, disa më mbrojtën disa më rrahën. U hodha nga dritarja e dhomës dhe çava kokën. Bëra shumë operacione. Aty ka qenë trauma më e keqe. Theva dhëmbët. Asnjë nuk e di çfarë është jetimorja. Unë jam i vetmi që hap gojën, të tjerët kanë frikë”, u shpreh djali i dhunuar.

Pavarësisht dramave pafund në shtëpinë e fëmijës, sot ky djalë ia ka dalë të sigurojë jetesën me dinjitet dhe punë të ndershme. Por, edhe stabilizimi dhe pranimi në punë nuk ka qenë fort e lehtë. Keqtrajtimet që kjo shtresë pëson deri në moshën 18 vjeç në qendrat e kujdesit, pasohet nga braktisja dhe mungesa e shanseve për të punuar si gjithë të tjerët.

“Punova menaxher kamarierësh. Kam pasur rrogë 400 mijë plus bonuse. Ia dhashë mamit të gjitha lekët dhe pastaj më përzuri nga shtëpia dhe më mori lekët. Në jug fjeta jashtë për të jetuar. Punova ngarkim shkarkim, jam ulur në gjunjë një pronari. Punova në furrë buke nuk e përballoja dot. Më mori policia. Më çoi në qendër sociale. Gjeta një punë. Më sistemuan gocat. Më ndihmuan. Më morën, më lanë. Nuk pranoja të shkoja në shtëpinë e tyre sepse kishin familjarë. U largova u mbyll qendra. Ngela prapë rrugëve“, u shpreh djali i dhunuar.

Marrë nga TOPCHANNEL

shtepia e femijes ne shkoder

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet