LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Avokatit të Popullit: Jetimët, pre e trafikimit të lypsarisë

Raporti i Avokatit të Popullit nënvizon se fëmijët që vijnë nga familjet e varfra dhe me status të dobët social, romët, fëmijët jetimë dhe ata pa kujdesin prindëror, kanë qenë dhe janë viktima të lypsarisë, si rezultat i abuzimit permanent të prindërve të tyre apo tutorëve.

15 Nëntor 2022, 22:22 Nga DOSJA
Raporti i Avokatit të Popullit: Jetimët, pre e trafikimit të
Foto Ilustruese

TIRANË- Një raport i Avokatit të Popullit tregon se nga 700.000 individë që kanë nevojë për asistencë, 184.000 janë fëmijë. Nga ky grupim, plot 31.000 janë fëmijë jetimë. Këta mijëra fëmijë në nevojë përballen me ekstremin e përpjekjeve rraskapitëse për mbijetesë. Një pjesë shumë e vogël e tyre marrin asistencë sociale, e cila në masën e përfitimit të saj mbulon vetëm 5% të nevojave minimale të jetës së tyre. Shpërndarja e burimeve financiare në mbështetje të të rinjve me shërbime, është e pamjaftueshme dhe nuk sjell ndryshime të qenësishme në pavarësimin e tyre.

Raporti i Avokatit të Popullit nënvizon se fëmijët që vijnë nga familjet e varfra dhe me status të dobët social, romët, fëmijët jetimë dhe ata pa kujdesin prindëror, kanë qenë dhe janë viktima të lypsarisë, si rezultat i abuzimit permanent të prindërve të tyre apo tutorëve. Kjo shtresë shfytëzohen maksimalisht, dhe mbeten me trauma të rënda të aspektit psiko-emocional. Për rrjedhojë, shpesh ata janë të kërcënuar nga rreziku potencial i shëndetit fizik dhe atij mendor.

“Ne kemi raportuar në komunitetin e të drejtave të fëmijëve në Gjeneve, që është prej vitesh po e njëjta. Kjo nuk do të thotë që nuk jemi zhvilluar, nuk jemi në gjendjen e viteve 90, por jo si Çekia, etj. Rasti I Babrusë-Institucionet rezidenciale vijojnë të mbajnë në këmbë atë që në diktaturë quhej kujdes ndaj fëmijëve. Por është modeli më i gabuar i kujdesit ndaj fëmijëve. Pas viteve 60 ka modele të reja që nuk janë më të reja por gjithë bota i zbaton, kanë kaluar nga kujdesi rezidencial në familje përkujdesëse, në familje adoptuese”, u shpreh Altin Azizaj, Drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve.

“Pyetja vjen nga përkushtimi, dashuria dhe humanizmi që kanë këta specialistë për profesionin. Siç e dimë të gjithë fëmija së pari do dashurinë, dhe dashuria pastaj derivon gjithë aktet e tjera. Që janë kujdesi për të ngrënë mirë, për të patur shëndet të mirë, për të patru jetë të mirë në të ardhmen, edukim të mirë, etj. Unë mendoj që strategjia është ok, është e shkëlqyer, por a janë njerëzit e duhur në vendin e duhur? Ne kemi eksperienca të këqija’”, tha Sevim Arbana, Aktiviste e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”.

Ekspertët sugjerojnë se vëmendja duhet të vijë nga institucionet. Ajo që duhet sipas tyre është vullneti i vendimmarrësve dhe buxheti i domosdoshëm. Ajo që vihet re është edhe mungesa e një presioni nga shoqëria në tërësi për të mbrojtur shtresën e jetimëve, që mund të konsiderohet shtresa më e pambrojtur dhe e rrezikuar.

“Situata është e menaxhueshme. Është thjesht mungesa e vëmendjes përderisa nuk ka ndodhur në shtëpinë e këtyre deputetëve, apo në shtëpinë e kryeministrit apo të ndonjë ministri. Vetëm atëherë e kuptojnë që paska një problem këtu dhe duhet të bëjmë diçka”, u shpreh Altin Azizaj, Drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve.

“Ka fëmijë që dalin analfabetë funskionale. Në këtë institucion nuk janë vetëm problemet financiare të administrimit, por janë probleme thelbësore që kanë të bëjnë me formimin dhe edukimin e fëmijëve dhe me personalitetin e tyre se çfarë do të bëhen nesër. Ata dalin nga këto institucione të deformuar. Nuk janë në gjendje të vetveprojnë për të marrë përsipër përgjegjësitë e tyre. Kjo është një sfidë e madhe jo vetëm e institucioneve që merren me këtë punë, por të gjithë operatorëve institucionalë që duhet të ofrojnë shërbimet maksimale për këta fëmijë që nesër të bëhen njerëz të aftësuar për tu integruar në jetën komunitare”, u shpreh, Ilir Çumani, Drejtori Përgjithshëm i institutit kombëtar i integrimit të jetimëve shqiptar.

Marrë nga TOPCHANNEL

avokati i popullit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet