LIVE UPDATES
Aktualitet

Sulmi në uzinën e Gramshit, Express: Vladimir Putin u poshtërua sërish

Express ia ka faturuar kapjen e dy rusëve dhe ukrainasit, Presidentit Vladimir Putin, duke e quajtur këtë si një poshtërim tjetër për udhëheqësin rus.

21 Gusht 2022, 18:15 Nga I.A
Sulmi në uzinën e Gramshit, Express: Vladimir Putin u poshtërua
Uzina e Gramshit

ANGLI- Media britanike Express i ka kushtuar një artikull sulmit të mbrëmshëm në uzinën ushtarake të Gramshit. Express ia ka faturuar kapjen e dy rusëve dhe ukrainasit, Presidentit Vladimir Putin, duke e quajtur këtë si një poshtërim tjetër për udhëheqësin rus. Po ashtu në artikull shkruhet edhe për teorinë që personat që u kapën mbrëm mund të jenë thjesht blogerë. Por kjo vihet në pikëpyetje dhe nga vetë media britanike  

Artikulli i Plotë:

VLADIMIR PUTIN ka pësuar poshtërim të mëtejshëm pasi tre spiunë rusë u kapën në flagrancë duke u përpjekur të hynin në një fabrikë armësh shqiptare. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në qytetin e Gramshit, ku ndodhet një bazë ushtarake me një fabrikë armësh. Fabrika e Gramshit përdoret për të çmontuar armët e vjetra, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Dy rusë dhe një ukrainas u kapën nga personeli i sigurisë teksa po tentonin të hynin në ambiente.

Një nga të dyshuarit meshkuj dyshohet se sulmoi rojet me një sprej paralizues, ndërsa përpiqej të bënte fotografi. Dy nga efektivët e sigurisë u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spital, ku gjendja e tyre cilësohet si e qëndrueshme. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha në një deklaratë: Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në fabrikë. Menjëherë kanë reaguar oficerët që ruanin impiantin, por gjatë përpjekjeve për ndalimin e tre shtetasve të huaj kanë mbetur të plagosur dy ushtarë tanë. Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit, një nga shtetasit rusë, i identifikuar me inicialet MZ, 24 vjeç, përdori sprej neuro-paralizues mbi dy rojet e sigurisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rami, tha se tre personat ishin "të dyshuar për spiunazh". Ai vlerësoi rojet e fabrikës për veprimet e tyre, duke postuar në Tëitter: Çfarë krenarie për rojet ushtarake që neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh. Tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Një kanal lajmesh në Shqipëri ka mundur të identifikojë dy nga spiunët rusë. Gruaja ishte 33-vjeçarja Svetlana Timofeeva, ndërsa një nga burrat ishte njëzet e tre vjeçari Mikhail Zorin - të dy janë rusë. Zonja Timofeeva dihet se udhëton nëpër botë dhe bën fotografi të "objekteve të çuditshme", siç janë avionët e vjetër.

Ajo drejton një blog të quajtur Lanor Sator photography, për të cilin disa kanë pretenduar se financohet nga inteligjenca ruse. Zonja Timofeeva ka mohuar çdo lidhje me agjencitë e inteligjencës ruse.

Në një postim në blogun e saj, ajo shpjegoi: Unë shpesh marr pyetje si kjo (kush ju financon) - dhe vazhdoj të shoh blogun tim të referuar diku në internet si 'projekti fotografik i Lana Sator' - edhe pse @lanasator është vetëm një person. Unë udhëtoj shumë, vetëm kështu - blej një biletë, gjej një vend për të qëndruar, kap çantën e shpinës dhe nis rrugën! Unë e kam bërë këtë për më shumë se 15 vjet. Blogu im nuk sponsorizohet nga asnjë inteligjencë e huaj.

Pavarësisht mohimeve të saj, dyshimet vazhdojnë për natyrën e vërtetë të udhëtimeve dhe fotografive të saj.

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40. Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto. Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte. Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin. Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

ruset sulmojne uzinen e gramshit

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet