Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Bëhet me dije se Gëzim Taullaj merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot. Taullaj shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier. Konkretisht ndaj tij rëndojë akuzat për “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
FIER- Një mjek imazherist në spitalin e Fierit është arrestuar ditën e sotme, pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fierit. Bëhet me dije se Gëzim Taullaj merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot. Taullaj shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier. Konkretisht ndaj tij rëndojë akuzat për “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet pas një hetimi 4-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, operacioni policor i koduar “Imazheria”. I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist Gëzim Taullaj në spitalin rajonal Fier.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.
Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto ilustruese KUKËS- Malziu, njësi administrative në Bashkinë e Kukësit që nga viti 1990 e deri tani, nuk ka përfituar...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një automjet në ...
Fatos Nano, FSHF TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për shtyrjen e të gjitha ndeshjeve të programuara p...
pamje nga vendngjarja TROPOJË- i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, duke shpëtuar një qytetar nga Kosova, i cili...
pamje nga arrestimi TIRANË- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia, pasi në bashkëpu...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Policia ka zhvilluar një operacion mbarëkombëtar, me qëllim lirimin e hapësirave publike....
pamje nga vendngjarja MITROVICË- Një sasi e madhe e ujit ka përfshirë punishten ku po ndërtohet ura e re e Ibrit në Mit...
foto ilustruese KUKËS- Duke qenë një banor i njësisë administrative Malzi në Kukës, fshati Dukagjin, dhe si një qyt...
foto ilustruese VELIPOJË- Në trajtimin e çështjes së përfaqësimit vendor dhe funksionimit real të Këshillav...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti...