Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nëna e 12-vjeçarit ka rrëfyer se i biri është dhunuar edhe herë të tjera, por sipas tij, adoleshentët e kanë kërcënuar që të mos tregonin. Sipas saj, dhuna ndaj të birit ka qenë e vazhdueshme, ndërsa ata duken të pafuqishëm për ta ndaluar.
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua këtë të premte ku një 12-vjeçar është dhunuar jashtë ambienteve të shkollës nga një grup djemsh dhe videot e të miturit janë publikuar në rrjetin social TikTok.
Prindërit e djalit të mitur të ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, kanë treguar se si zbuluan dhunën barbare që i biri përjetonte nga disa adoleshentë. Sipas tyre, ata që rrahin fëmijën e tyre janë të moshës 16-18 vjeç. Denoncimi i prindërve në polici nuk ka dhënë rezultat, pasi Prokuroria ka pushuar çështjen me motivin se dhunuesit janë nën moshë dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Nëna e 12-vjeçarit ka rrëfyer se i biri është dhunuar edhe herë të tjera, por sipas tij, adoleshentët e kanë kërcënuar që të mos tregonin. Sipas saj, dhuna ndaj të birit ka qenë e vazhdueshme, ndërsa ata duken të pafuqishëm për ta ndaluar.
Nëna e 12-vjeçarit: Mesazhe kërcënuese në telefonin e djalit
Prindërit flasin për kërcënimet që merr i biri në telefon përmes mesazheve.
“Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë. Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë.
Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv/drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit”, tregoi nëna e të miturit.
Babai: Djali erdhi në shtëpi me shenja dhe u mbyll në tualet
Babai i 12-vjeçarit të dhunuar barbarisht tregon si e zbuloi ngjarje: “Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi. Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta.”
Videot e dhunës janë të rënda madje prindërit e 12 vjeçarit rrëfejnë se djali i tyre ka probleme shëndetesore nga kjo dhunë.
foto nga konferenca TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat tha se po kryhen proced...
muhamet rrumbullaku TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një konferencë për mediat ku ka dh&eum...
GREQI- Autoritetet greke kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i të riut ësht&e...
keshilltaret SARANDË- Një vendim qeverie i ka kapur të papërgatitur bizneset në zonat turistike për t’u pajisur me...
kullat ne tirane TIRANË- Pa kaluar një muaj nga miratimi i ndryshimeve ligjore që i lejojnë ministrisë së Ekonomisë, Kul...
vendngjarja DHËRMI- Babai i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzit, i cili u vra në Dhërmi nga pronari i hotelit ku punonte, ka dh...
Aksidenti ELBASAN- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur m...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur në vendin tonë ndaj një të mituri. 12-vjeçari &...
Foto ilustruese BELGJIKË- Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet belge. Raportohet se&n...
foto ilustruese TIRANË- Një 36-vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimin në aksin Vorë- Fushë Kruj&e...