LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilltarët në Sarandë denoncojnë vendimin për impiantet e ujërave të ndotura: Ne presim sezonin turistik, qeveria vjen na vë gjoba

Në deklaratën e tyre ata i kanë bërë thirrje Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ministrisë së Infrastrukurës dhe Energjisë si dhe Ministrisë së Turizmit, të marrin masa të menjëhershme për plotësimin e kërkesave të bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit të shprehura zyrtarisht dhe mediatikisht nga Shoqatat Turistike dhe nga ato si përfaqësues politikë të tyre.

7 Qershor 2024, 14:33 Nga r.ll
Këshilltarët në Sarandë denoncojnë vendimin për
keshilltaret

SARANDË- Një vendim qeverie i ka kapur të papërgatitur bizneset në zonat turistike për t’u pajisur me impiant të trajtimit të ujërave të ndotura.

Lidhur me këtë vendim, disa anëtarë të Këshillit Bashkiak Sarandë kanë dalë me një deklaratë për mediat, ku denoncojnë gjobat arbitrare të Task Forcës së Agjencisë Kombëtar të Ujësjellës Kanalizime.

Në deklaratën e tyre ata i kanë bërë thirrje Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ministrisë së Infrastrukurës dhe Energjisë si dhe Ministrisë së Turizmit, të marrin masa të menjëhershme për plotësimin e kërkesave të bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit të shprehura zyrtarisht dhe mediatikisht nga Shoqatat Turistike dhe nga ato si përfaqësues politikë të tyre.

DEKLARATA E PLOTË:

Në cilësinë e përfaqësuesve politikë të qytetarëve të Bashkisë Sarandë, si përfaqësues të KëshillitBashkiak, dënojmë sot me forcë një akt të paprecedentë të ndërmarë ditët e fundit nga struktura Task-Force e Agjencisë Kombëtarë të Ujësjellës-Kanalizimeve ndaj dhjetra bizneseve turistike.
Sipas aktit normativ nr.8 datë 28.12.2023, “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larës”, detyrohen subjektet që ushtrojnë veprimtari ekzistuese apo që janë planifikuar për t’u zbatuar, të lidhura ose jo me rrjetin publik të kanalizimeve, që të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura”.

Shoqatat përfaqësuese të biznesve turistike, përfshirë edhe ato të Sarandës dhe Ksamilit, i janë drejtuar prej kohësh Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve por edhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe asaj të Turizmit, për saktësimin dhe rregullimin të një prej neneve të këtij akti normativ. Duke hasur në përgjigje negative, sic jemi informuar, ka pasur edhe takim me përfaqësues të lartë të këtyre institucioneve duke kërkuar shtyrje të afatit të vendosur për instalimin e këtyre impianteve nga bizneset.

Edhe pse ka pasur një dakordësi për këtë kërkesë, bazuar kjo edhe tek mungesa e informimit të bizneseve apo tek afati ishkurtër për blerjen apo instalimin e impianteve, ditën e djeshme, struktura Task-Force e Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka proceduar me vendime për dënim administrative e thënë ndryshe “gjobë” në minimalisht 1.5 milionë lekë të reja por edhe në shuma më të mëdha ndaj shumë biznesve nëqytetin e Sarandës.
Si përfaqësues të Këshillit Bashkiak dhe interesave direkte të banorëve dhe bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit, solidarizohemi me kërkesat e Shoqatave Turistike dhe kërkojmë me forcë anulimin e këtyre gjobave dhe shtyrjen e afatit të vënies në ekzekutim të aktit normativ deri në përfundim të sezonit turistik.

Blerja nga ana e bizneseve të këtyre impianteve, me një çmim tepër të lartë, në kushtet e mungesës së plotë të informimit, por duke pasur parasysh edhe faktin që ardhja dhe instalimi i tyre vonon në kohë por sidomos faktin që Bashkia Sarandës prej datës 1 qershor e deri në 30 shtator ka pezulluar veprimtarinë e mjeteve të ndërtimit, të domosdoshme për krijimin e kushteve për krijimin e ambienteve të përshtatshme për instalimin e këtyre impianteve, e quajmë të drejtë legjitime por edhe morale kërkesën tonë dhe të Shoqatave Turistike.


I bëjmë thirrje Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ministrisë së Infrastrukurës dhe Energjisë si dhe Ministrisë së Turizmit, të marrin masa të menjëhershme për plotësimin e kërkesave të bizneseve të Sarandës dhe Ksamilit të shprehura zyrtarisht dhe mediatikisht nga Shoqatat Turistike dhe nga ne si përfaqësues politikë të tyre. Përpos gjithckaje, biznesi ka nevojë për ndihmë e jo për shtrëngim përmes gjobave stratosferike, të cilat vetëm negativisht mund të ndikojnë në punën ditore nëshërbim të sezonit turistik 2024.

bashkia sarande

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë