15 Maj 2022, 10:21
Nga DOSJA
Safet Bajti
TIRANË- Safet Bajri kërkon lirinë nga Gjykata e Tiranës. Kur edhe më pak se 10 muaj i kanë mbetur për të qëndruar në qeli, Safet Bajri ka vendosur që të kërkojë lirinë me kusht nga togat e zeza. I dënuar nga Belgjika me 6 vite për trafik të lëndëve narkotike, Bajri kërkon lirim nga burgu duke garantuar drejtësinë se nuk do të përfshihet më në krime.
Duke përfituar edhe se dënimit të tij po i vjen fundi, ai kërkon lirimin me kusht duke përdorur si argument edhe sjelljen e mirë brenda qelisë, por megjithaë ende nuk është marrë një vendim për lirimin apo jo të tij.
Kush është Safet Bajri?
Safet Bajri akuzohej nga asokohe Krimet e Rënda si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u prangos në shtator të 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Për Safet Bajrin ka një dënim edhe nga drejtësia belge për shfrytëzim prostitucioni.
Grupi kriminal “Bajri” nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Madje akuzoheshin edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut, por akuzat ndaj tyre ranë gjatë gjykimit, duke u dënuar minimalisht nga drejtësia shqiptare. Vetë Bajrit i kanë mbetur për të shlyer edhe 10 muaj dënim, pasi nga 6 vite, 3 i shleu në Bruksel dhe 2 vite e dy muaj i ka shlyer deri më tani në qelitë e 302-shit.
(k.m/dosja.al)
Aktualitet
15 Maj 2022, 10:06
TIRANË- Historiani Auron Tare ka reaguar sërish për çështjen e Butrintit. Ai ka ndarë letrën qe UNESCO i ka ...
Aktualitet
15 Maj 2022, 09:42
foto ilustruese
TIRANË- Policia e shtetit ka bërë bilancin e javës ku janë arrestuar, proceduar penalisht dhe shpallur në k&e...
Aktualitet
15 Maj 2022, 09:09
nafta
TIRANË-Bordi i Transperancës ka vendosur çmimet e reja për karburantet ditën e sotme të cilat hyjnë në fuqi...
Aktualitet
15 Maj 2022, 07:32
Dosja
TIRANË-Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ashtu si dhe shumica e portaleve n&e...
Aktualitet
15 Maj 2022, 07:25
TIRANË- Ditën e sotme rikthehen vranësirat në vend. Sipas MeteoAlb orët e para të ditës në vendin tonë do të j...
Aktualitet
14 Maj 2022, 22:01
Blerim Preçi
LEZHË- Dosja.al ka siguruar videon e 28-vjeçarit Blerim Preçi që sot i shpëtoi një atentati në L...
Aktualitet
14 Maj 2022, 21:46
Blerim Preçi dhe vendi ku iu bë atentat
LEZHË- Blerim Preçi, 28 vjeç, banues në Milot i ka shpëtuar mrekullisht n...
Aktualitet
14 Maj 2022, 21:34
Atentati në Lezhë
LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë mbrë...
Aktualitet
14 Maj 2022, 21:16
Blerim Preçi
LEZHË- Personi që po shikoni në foto është Blerim Preçi, 28-vjeçari që u qëllua me bre...
Aktualitet
14 Maj 2022, 21:10
Foto Ilustruese
LEZHË- Personi që u tentua të eliminohej këtë mbrëmje në Lezhë është Blerim (Rin) Pre&cce...