LIVE UPDATES
Aktualitet

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP-së!

Ai dyshohet për shpërdorim detyre dhe favorizim te kompanive pjesëmarrëse në tendera, teksa shpalli fitues ato që ofruan më shumë. Madje, Myzyri guxonte dhe nuk zbatonte as vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, pavarësisht se ishte një vendim i formës së prerë.

9 Qershor 2025, 14:34 Nga M.B
NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,
Foto ilustruese

TIRANA- Tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave të zonave bregdetare dhe urbane janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Tiranës, ku janë regjistruar procedime penale. Para pak kohësh, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit disa herë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut, teksa atë e “pickuan” insektet e vogla. Ai dyshohet për shpërdorim detyre dhe favorizim te kompanive pjesëmarrëse në tendera, teksa shpalli fitues ato që ofruan më shumë. Madje, Myzyri guxonte dhe nuk zbatonte as vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, pavarësisht se ishte një vendim i formës së prerë.

Një arrogancë e frikshme e Myzyrit, teksa ndaj tij dhe kompanisë që ai favorizon gjithmonë, NRG, janë regjistruar procedime penale. VoxNews ka ndjekur në vijimësi këto procedura dhe hetime, teksa në këto radhë do të ndalemi te një tjetër aferë e Myzyrit dhe NRG-së, ku ai me vendime të befta, ka arritur të favorizojë dukshëm persona nën hetim për kontrabandë.

VoxNews ka mësuar se pronarët e kompanisë NRG, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, janë nën hetim të thelluar nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave. Pra, nga njëra anë firma fiton me influencat e Myzyrit tendera me shumë zero dhe nga ana tjetër, medikamentet me të cilat duhet të spërkasë zonat, futen në mënyrë të paligjshme.

Një skemë sa kriminale aq edhe në dëm të shtetit, i cili humb dy herë. Myzyri e shpall fitues NRG-në me oferta më të larta dhe firma fituese as nuk paguan doganë!

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,
Faksimile: Dy nenet e Kodit Penal që është nën akuzë NRG, rrezikon 10 vite burg

Dosja 3443\25 kundër NRG-së

Në vitin 2011, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, themeluan kompaninë NRG, fillimisht me një emër tjetër. Kjo shoqëri operon në fushën e dezisektimeve dhe dezinfektimeve, madje importon edhe produkte që përdor.

Shpesh herë, firma është lakuar se favorizohet dukshëm në procedura tenderuese që zhvillonte fillimisht Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe tashmë Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Një nga rastet më flagrante ka qenë tenderi i spërkatjes së zonave bregdetare, i ndarë në disa lote në vitin 2023, teksa ka pasur një “luftë” të ashpër mes firmave. Procedurat e zhvilluara patën të tjerë fitues në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe të tjerë (NRG-ja) në Komisionin e Prokurimit Publik. Pra, në shkallë të parë APP fitonte gjithmonë oferta më e ulët, ndërkohë në KPP fitonte oferta që kishte ofruar më shumë, firma NRG, me një “ndihmë” të madhe nga Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit. Firmat që ofronin më pak skualifikoheshin!

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,
Jonaid Myzyri

Pikërisht këto procedura kanë dërguar disa herë në SPAK Myzyrin dhe anëtarët e tjerë, teksa përveç dëmit financiar dëm të madh kanë edhe pushuesit apo strukturat akomoduese në bregdet, të cilat “luftojnë” çdo verë me insektet bezdisëse, të cilat shumohen me shpejtësi. Sipas të dhënave nga ISHP-ja, në 12 vitet e fundit, bregdeti është dezinfektuar 4 herë dhe në këto 3 herë, tenderët janë fituar nga kompania NRG shpk, me ofertën më të lartë.

Ndërkohë, çuditërisht me zhvillimin e tenderëve, ka pasur edhe një “luftë” të fortë në organet ligjzbatuese apo edhe në gjykata. Policia dhe Prokuroria kanë vepruar disa herë, madje ka pasur edhe kallëzime ndaj firmës NRG për kontrabandë.

Në Prokurorinë e Tiranës firma NRG Shpk, dhe pronarët e saj, janë nën hetim. Ata kanë dosje për kontrabandë produktesh, ndërsa po hetohen me nenet 171 dhe 173 të Kodit Penal, të cilat parashikojnë deri në 10 vite burg. Mësohet se dosja mban numrin 3443/25 dhe është në fazën e hetimit paraprak. Sipas të njëjtave burime, kontrabanda e produkteve është faktuar edhe nga hetimi doganor dhe antikontrabanda e Drejtorisë së Doganës së Tiranës. Mësohet se firmës NRG i janë sekuestruar në flagrancë 93 litra produkt kontrabande. Ky produkt, pa leje importi dhe përdorimi në Republikën e Shqipërisë (pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe kriminale), po të shkrihet në ujë përkthehet në tonelata insekticid, i cili do të përdorej në mjedise të ndryshme.

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,
Faksimile: Kallëzimi i NRG-së për firmat konkurrente, pavarësisht se është vetë nën hetim për kontrabandë

NRG ka luftë me drejtësinë, por fiton miliona nga Myzyri!

Më sipër faktuam se firma NRG, që ka fituar në vitet e fundit tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave, është nën hetim të thelluar për kontrabandë. Ndërkohë, çuditërisht e njëjta firmë ka bërë kallëzim për firma të tjera se kanë shkelur ligjin. Një “luftë” absurde, e cila bëhet për të humbur gjurmët.

Por nëse bën vetë kontrabandë, kapesh me “presh në duar”, hetohesh, për çfarë mund të favorizosh? Skema është e qartë, e “mjeshtrave” italianë që, pasi vijnë në Shqipëri, krijojnë një rrjet dhe arrijnë të depërtojnë deri në institucione të rëndësishme. Marco, italiani i NRG, ka depërtuar deri te KPP-ja, duke kapur Jonaid Myzyrin, i cili e ka qejf t’a kapësh, pasi ka krijuar edhe ai një rrjet firmash që i favorizon gjithmonë, edhe këto të denoncuara nga VoxNews.

Në një rast, Komisioni i Prokurimit Publik skualifikoi një firmë nga gara e tenderit, pasi kishte “falsifikuar” dokumentet. Por, s’kishte asnjë vendim prokurorie, gjykate, policia apo edhe të ministrive të ndryshme që faktonin falsifikimin. Myzyri në mënyrë tepër të dyshimtë mori rolin e prokurorit, gjyqtarit, policit apo edhe të ministrit.

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,
Faksimile: Vendimi i KPP që i dha fitoren në tavolinë firmën NRG për tenderin e lotit 4 në Durrës

VoxNews hulumtoi një tjetër vendim tepër të dyshimtë dhe me të njëjtën skemë të Komisionit të Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për lotin numër 4, të spërkatjes së zonave bregdetare në qarkun Durrës. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka renditur sipas ofertave kompanitë, ku shpalli normalisht dhe në mënyrë ligjore firmën që ofroi më pak. Në dokumente përcaktohet se fitues u shpall firma “Flofarma” me ofertë 100 mijë euro. Ndërkohë, oferta e NRG-së ishte më e larta, me plot 140 mijë euro. KPP-ja, me në krye, shtatshkurtrin Jonaid Myzyri, skualifikoi ofertat më të ulta dhe shpalli fitues firmën e tij të “preferuar”, NRG, e cila kishte ofertë shumë më të lartë ekonomike.

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,
Faksimile: Vendimi i KPP që i dha fitoren në tavolinë firmën NRG për tenderin e lotit 5 në Fier

Ndërkohë, e njëjta skemë edhe në lotin numër 5, të Qarkut Fier. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara shpall fitues kompaninë “Egian”, e cila kishte si ofertë 170 mijë euro. KPP e skualifikoi “Egian” dhe shpalli fitues NRG me ofertë 200 mijë euro. Vendime kurajoze të Myzyrit, i cili shpërfill këdo dhe i jep aforfe paratë kësaj kompanie. Madje, ai arrin që të vendosë se kujt do t’ia shpërndajë paratë, sikur të ishte një bankë dhe jo një institucion shtetëror, i cili vepron me ligje dhe rregullore. Por, Myzyri duket se s’ka frikë as Prokurorinë e Posaçme dhe tashmë Prokurorinë e Tiranës, të cilat i kanë hapur hetime dhe ai as do t’ia dijë!

NRG që spërkat mushkonjat nën hetim për kontrabandë,
Faksimile: Bilanci i kompanisë NRG në vitin 2023, ku deklaroi një fitim prej 19 mijë eurosh

NRG, fiton miliona por me fitime minimale

Paradoksi i firmës NRG, e cila në 12 vitet e fundit ka fituar shumicën e tenderëve të spërkatjes së bregdetit, qëndron se nga njëra anë marr miliona euro nga shteti dhe vetë shtetit i deklaron të ardhura minimale. Të ardhura që nuk i kanë as kafenetë e vogla të lagjeve në një vit kalendarik.

VoxNews ka shfletuar bilancet e kompanie NRG, të vitit 2023, vit në të cilën ka fituar shumicën e tenderëve të hapur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Megjithëse arkëtoi miliona, firma ka deklaruar një fitim prej 19 mijë eurosh. Nëse do ta pjesëtosh në dy, pronarët kanë fituar në atë vit as 10 mijë euro secili. Bilancet tregojnë shumëçka, pasi lënë vend për abuzim dhe fryrje të kostove të tjera. Por nëse një firmë ka futur mallra kontrabandë, s’ka paguar doganë, fiton miliona euro tendera, a mund të ketë një bilanc të tillë?!

Natyrisht, këtu lindin shumë dyshime se gjithçka ka qenë formale për të mos paguar divident apo edhe doganë dhe tatime. Skema e ndërtuar duket se funksionon me influenca dhe fitime procedurash, ku vetëm punë në terren nuk mund të bëjnë. Dhe, e gjitha kjo ka sjellë që në këtë Shqipërinë tonë turistike, kryesisht në zonat bregdetare, të ketë prani shumë të shtuar të mushkonjave, pavarësisht se shteti vetë hedh miliona euro./ VoxNews

jonaid myzyri


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet