Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjyqtari Erjon Bani lehtësoi masën e sigurisë për Haxhijan nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia Bashkim Haxhijan, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Gjyqtari Erjon Bani lehtësoi masën e sigurisë për Haxhijan nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie" për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit.
Haxhija i është ndaluar të komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
Vendimi i GJKKO:
Kërkuesi Bashkim Haxhija (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar më datë 18.07.2023) me datë 04.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me Vendimin Nr. 308 Akti, datë 21.07.2023, ndaj personit nën hetim Bashkim Haxhija, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 625, datë 06.11.2024, vendosi:
1. Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimi, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale caktuar ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.
2. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
3. Detyrohet personi nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA të mos largohet nga banesa e tij me adrese: ****
4. Detyrimin e personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
5. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Bashkim Musa HAXHIJA.
6. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistruar në Korçë. Motra e të plagosurës...
Pamje nga vendi i ngjarjes KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen në Korçë. Mësohet se...
Vendi i ngjarjes KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e regjistrua ditën e sotme në Korç&...
Aksidenti TEPELENË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Levan- Tepelenë. Mëso...
Foto ilustruese TIRANË- SPAK ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacion ndërkombëtar antidrogë të zhvillua...
Foto ilustruese KORÇË- Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Mësoh&eum...
Foto ilustruese ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Mësohet se arrestimi...
Foto ilustruese GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme në Patra. Mësohet se arrestimi i tij ka ar...
foto ilustruese TIRANË- Për shkak të barrës së lartë fiskale, Shqipëria renditet ndër 10 vendet me çmimin m&...
Foto ilustruese TIRANË- Një operacion antidrogë është organizuar në vendin tonë në bashkëpunim me autoritetet ...