LIVE UPDATES
Aktualitet

Historia prekëse/ 53-vjeçarit të paralizuar që në lindje i heqin kempin, nëna e moshuar: Çfarë do të bëhet kur të iki unë?!

Institucioni në përgjigjen e tyre sqaron se është ndërprerë për një kontroll të dosjes nga Task Forca. Dhe se do caktohej një tjetër datë për rikontroll edhe pse Altini ishte përfitues i Grupit të Parë. Duke qenë se u bë edhe rikontrolli dhe u përcaktua sërish si invalid i Grupit të Parë familjaret edhe pas 2 muajsh nuk kishin marrë ende përgjigje.

10 Maj 2024, 21:48 Nga B.Z
Historia prekëse/ 53-vjeçarit të paralizuar që në
Altin Sallaku dhe nëna e tij

TIRANË - Altin Sallaku 53 vjeç që në lindje i paralizuar. Në vitin 2009 komisioni vendos të caktojë zotërinë të paaftë për punë Grupi i Parë, pra statusin e Paraplegjikut. Në rikontrollin e radhës në shtator të vitit 2023 komisioni nëpërmjet një video telefonate, vendosi t’i ndërpritet paketa higjeno sanitare. Familjarët ankimuan vendimin në nëntor të 2023 dhe nuk morën më përgjigje. Atëherë ju drejtuan Fiks Fare për ndihmë. Fiksi pasi mori ankesën e nënës për ndërprerjen dhe vonesën e përgjigjes interesohet pranë  Shërbimit Social Shtetëror.

Institucioni në përgjigjen e tyre sqaron se është ndërprerë për një kontroll të dosjes nga Task Forca. Dhe se do caktohej një tjetër datë për rikontroll edhe pse Altini ishte përfitues i Grupit të Parë. Duke qenë se u bë edhe rikontrolli dhe u përcaktua sërish si invalid i Grupit të Parë familjaret edhe pas 2 muajsh nuk kishin marrë ende përgjigje.

80 vjeçarja tregon se ajo dhe bashkëshorti 82 vjeçar kujdesen për Altinin 53 vjeçar dhe se të ardhurat e tyre janë 20 mijë lekë në muaj nga pensionet që marrin. Me lot në sy ajo pohon “10 mijë lekë në muaj i bëjnë ilaçet Altinit, bën 4 gjilpëra në mëngjes dhe 3 gjilpëra në dakë. Mban pampers ja. A e di se sa e lodhur jam, të keqen nëna, ça do them ka lindur i sëmurë. Kërkoj ndihmën tuaj për këtë çun, të marr kempin se unë nuk ja dal dot. Po më ndihmuat kjo është kërkesa ime e fundit sa të jem unë gjallë, se po ika unë nuk e di çfarë do bëhet më pas”. Altini që i vogël as nuk kupton, nuk dëgjon dhe as flet. Gjysmën e trupit  nuk e lëvize dhe për të lëvizur ecën me  gjunj zvarrë, madje dhe për ta ushqyer duhet ta lidhin.  Në shtëpi me prindërit ka 12 vjet që qëndron pasi më para ka qenë 10 vjet në psikiatrinë e Vlorës e më parë në Berat.

Fiks Fare u interesua pranë Shërbimit Social Shtetëror  për  rastin e Altinit dhe në përgjigje thuhet: Se dosja është kontrolluar nga Task Forca e ngritur për kontrollin e dosjeve të Para-Tetraplegjikëve . Dosja është dërguar për rivlersim në KMCAP të nivelit të parë. Ky Komision në datën 30.09.2023 e ka vlerësuar si përfitues të grupit të parë me kujdesar. Komisioni Epror ka planifikuar rivlerësim gjatë muajit shkurt 2024. Në datën 29 Shkurt 2024 Altini kaloi edhe rikontrollin për rivlerësimin, por ende pagesa nuk i kaloi.

Fiksi u drejtua edhe njëherë Shërbimit Social Shtetëror  më 22 prill 2024 ku në përgjigje thuhej se vendimi ndodhej në Njësinë Administrative Levan ku edhe mund të tërhiqej nga familjarët. Në të thuhej se KMCAP epror e njeh si invalid të grupit të parë dhe i jep të drejtën për tri vite që të përfitojë të gjitha pagesat që parashikon ligji për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë, ku përfshihet edhe paketa higjeno-sanitare. Pra pas 5 muajsh dhe këmbënguljes së Fiksit, në 22 prill Altinit iu rikthye pagesa e  plotë duke përfshirë edhe atë higjeno-sanitare./Top Channel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës