Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Nëna tha se djalin ia kanë marrë disa herë nga shtëpia për ta çuar në spitalin psikiatrik, por asnjëherë nuk ia kanë mbajtur me pretendimin se ai është i dhunshëm.
MALËSI E MADHE- "Piranjat" tregoi sot historinë e një 46-vjeçari nga Malësia e Madhe, i cili prej 30 vitesh mbahet i lidhur me zinxhir. Nëna e tij, Zyla, rrëfeu se djali filloi të kishte probleme me shëndetin mendor në moshën 10-vjeçare pasi përjetoi një situatë të frikshme që la trauma të thella tek ai. Prej atij momenti, Xhevahiri u bë agresiv e nuk mundi të vazhdonte më jetesën si më parë, pasi prindërit vendosën ta lidhnin me zinxhir.
"E lidh me zinxhir për Zotin se nuk mundem të vrapojë pas tij. Humbet edhe ka mbetur 4-5 netë i humbur nëpër pyll. Gjynah po bëjmë që po e lidhim, po për Zotin nuk mundem të vrapojë, shikomë si rri, si më bën pulsi i zemrës", u shpreh nëna 67-vjeçare, e cila kujdeset e vetme për të birin.
Nëna tha se djalin ia kanë marrë disa herë nga shtëpia për ta çuar në spitalin psikiatrik, por asnjëherë nuk ia kanë mbajtur me pretendimin se ai është i dhunshëm.
Mirëpo sapo "Piranjat" shkuan në shtëpinë e nënës, institucionet u vunë në lëvizje dhe mënjeherë e sistemuan të sëmurin në një qendër rezidenciale. Edhe pse çdo institucion përgjegjës ishte në dijeni për situatën, nuk kishin marrë asnjë masë më herët për t'u kujdesur për 46-vjeçarin.
Këtë lëvizje të shpejtë të institucioneve pas interesimit nga ana e "Piranjave", drejtoresha e shërbimit social në Shkodër, Danjela Jakoja, e justifikoi me faktin se e gjitha u bë për t'i dhënë ndihmë sa më parë të sëmurit.
Nga ana tjetër, Zyla zbuloi se së fundmi atë e kanë thirrur edhe në Prokurori për të deklaruar mbi gjendjen e të birit. Si për të mbuluar atë që nuk kanë bërë vetë gjatë gjithë këtyre viteve, institucionet janë kujtuar të hetojnë një nënë, e cila është kujdesur e vetme për djalin, pa pasur kurrë mbështetjen e shtetit./Piranjat.al
Alfred Beqaraj TIRANË- Në një kohë kur sektori i ndërtimeve ka marrë një hov të madh në kryeqytet, ka edh...
The Door-Albania SHKODËR- Grupi i vullnetarëve të shoqatës “The Door-Albania” bashkë me të rinjtë e shkoll&e...
Foto nga takimi SHQIPËRI - Sistemi i reformuar i drejtësisë shqiptare përballet me shumë sfida pas procesit të vettingut, por...
Adem Metkola TIRANË - Nuk është vetëm një shtetase angleze që ka dërguar në dhjetëra transferta bankare euro d...
Roan Brahimi GREQI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Gr...
Foto ilustruese BRITANI - Katër të rinj shqiptarë të cilët u kapën duke vjedhur në një fermë kanabisi në ...
Foto ilustruese SPANJË - Një shtetas shqiptarë i shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash është arrestuar nga ...
pamje nga arrestimi VLORË- Kapet dhe arrestohet 62-vjeçari me inicialet F.L në Vlorë. Mësohet se ky person ka tentuar ti vj...
Makina e grabitur VLORË- Një çift italian është grabitur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se çift...
Foto ilustruese TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua këtë pasdite në Tira...