Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Operacioni rezultoi me arrestimin e 7 personave, 4 shqiptarë, 1 paraguajan dhe 2 angolezë, ndërsa 27 të tjerë, mes të cilëve 3 të huaj nga Brazili dhe Franca, po hetohen në gjendje të lirë.
TIRANË- Policia e Tiranës ka shkatërruar një tjetër Call Center të përfshirë në mashtrime kompjuterike. Operacioni rezultoi me arrestimin e 7 personave, 4 shqiptarë, 1 paraguajan dhe 2 angolezë, ndërsa 27 të tjerë, mes të cilëve 3 të huaj nga Brazili dhe Franca, po hetohen në gjendje të lirë.
Gjatë aksionit u sekuestruan shuma të konsiderueshme eurosh, 70 kompjuterë dhe 49 celularë. Ky aksion pason goditjen e dy qendrave të tjera në zonën e Liqenit të Thatë një ditë më parë, të cilat kishin vijuar aktivitetin pavarësisht hetimeve të mëparshme.
Kujtojmë se pas operacionit të prillit, ku u shënjestruan 3 subjekte me 12 zyra në total, grupet kriminale kishin tentuar të riaktivizonin veprimtarinë e tyre.
Njoftimi i plotë:
"Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vihen në pranga 7 shtetas (shqiptarë, paraguajanë dhe angolezë) dhe procedohen penalisht 27 (ndër ta, 3 të huaj). Sekuestrohet një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria Për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si rezultat i punës intensive për konstatimin e rasteve të përshtatjes së ambienteve të ndryshme, me pajisje kompjuterike dhe pajisje të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet thirrjeve telefonike (call center), finalizuan operacionin e koduar “End Point”.
Në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u kryen kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç, E. N., 31 vjeç, A. Sh., 28 vjeç dhe B. K., 30 vjeç (shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse. Policia e Shtetit mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik.", njofton Policia./Dosja.al
foto nga aksidenti POGRADEC- Një aksident me tre automjete është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin. ...
Isa Aliu TIRANË- Personi që shihni në foto është Isa Aliu, vëllai i Salvadore (Shpëtim) Aliut, ndaj të cilit S...
KFOR KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se në të ardhmen, misioni paqeruajtës i aleancës n&...
KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë paralajmëruar se refuzimi i projekteve rajonale të gazit të...
Bardha Nika, bashkëshortja e Skënder Nikës FUSHË-ARRËZ- Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Fushë-Arrëz duket s...
Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi sekuestrimin e disa kompanive dhe aseteve të tyre me dyshimin se burojnë n...
Pamje ELBASAN- Një vatër zjarri është ndezuar ditën e sotme rreth orës 12:50 të mesditës së sotme. Zjarri ka p...
Foto TIRANË- Publikohet foto e Ylli Muratit 41-vjeçarit të arrestuar nga policia këtë të mërkurë. Ai rezultonte i...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka proceduar penalisht ditën e sotme 16 protestues, pasi nuk respektuan orarin dhe perimetrin e tubimit. Mbi ta r&...
FUSHË ARRËZ- Skënder Nika së bashku me bashkëshorten e tij Bardha Nika kanë rrëfyer momentin e tmerrit kur disa person...