24 Korrik 2024, 12:04
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Banorët e fshatit Kutë dhe dhjetra aktivistë mjedisorë korrën një fitore të re të mërkurën në Gjykatën e Apelit kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit në lumin Vjosë.
“Në arsyetimin e saj, gjykata e Apelit konfirmon plotësisht aktvendimin e shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve,” njoftoi organizata mjedisore EcoAlbania, një prej paditësve dhe organizatave partnere në Shqipëri për mbrojtjen e Vjosës.
“Ky vendim shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri,” shtohet në njoftim.
Që prej vitit 2016, banorë të komunitetit që preken nga projekti i hidrocentralit të Poçemit, së bashku me aktivistë mjedisorë nga organizatat EcoAlbania, EuroNatur dhe RiverWatch, bashkuan forcat për të paditur këtë projekt në gjykatë.
Bazat e aktpadisë ishin raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) i papërshtatshëm dhe mungesa e konsultimit me komunitetin e prekur, duke shkelur kështu legjilacionin shqiptar dhe konventat ndërkombëtare.
Pavarësisht se në vitin 2017 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë legjitimoi banorët vendas në kauzën e tyre, të paditurit e ankimuan vendimin në Gjykatën e Apelit.
“Edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojme si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojen e lumit Vjosa,” tha Olsi Nika nga EcoAlbania.
Edhe banorët e Kutës, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj beteje ligjore që në fillimet e saj, shprehen të lumtur që më në fund ia arritën qëllimit dhe përpjekjet e tyre u legjitimuan.
“Ne e kemi kundërshtuar hidrocentralin e Poçemit me të gjitha format demokratike, që nga protestat e deri tek procesi gjyqësor. Ky vendim na ben të ndjehemi krenarë për unitetin e komunitetit të Kutës,” tha Demir Murataj, banor i fshatit Kutë./Reporter.al
hidrocentrali i pocemit
Aktualitet
24 Korrik 2024, 11:52
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme mjekët e Spitalit të Onkologjikut janë paraqitur në GJKKO, pas skandalit të b&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 11:43
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Ermir Lucaj, autori i plagosjes së 27-vjeçarit Alfred Marku të dielën në plazhin e Tales në Lez...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 11:40
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prej vitesh shifra e pasaktë e popullsisë në regjistrat zyrtare në krahasim me popullsinë banuese në ...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 11:29
E. D
fotot ilustruese
VLORË- Në kuadër të operacionit “Plazh i lirë” për lirimin e hapësirave publike janë s...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 11:15
r.ll
alketa pere
TIRANË- Mjekët e përfshirë te skandali i raportuar disa javë më parë te reparti Onkologjik në QSUT, jan...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 11:17
E. D
pamje nga zjarri
LEZHË- Një vatër zjarri ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë, mes fshatrave Malecaj e Koljakaj. G...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 11:04
M.B
Edmond Gashi
TIRANA- Mjeku Edmond Gashi ka mbërritur në GJKKO ku në orën 11:00, atij dhe të akuzuarve të tjerë, pri...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 10:33
r.ll
foto ilustruese
MALIQ- Janë zbardhur emrat e dy personave që u vunë në pranga për abuzimin me të 16-vjeçaren në M...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 10:28
E. D
fotot ilustruese
DURRËS- Tre persona janë proceduar ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se këta persona u merrni...
Aktualitet
24 Korrik 2024, 10:20
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se në mbledhjen e sotme t...