18 Korrik 2026, 11:06
Nga G.M
Foto ilustruese
BRUKSEL- Gjykata belge ka dhënë vendimin ndaj anëtarëve të një rrjeti të organizuar të kultivimit të kanabisit, i cili dyshohet se përfitoi afro 7 milionë euro nga aktiviteti kriminal. Hetimet nisën në fillim të vitit 2025, kur policia zbuloi një plantacion me mbi 1 mijë bimë kanabisi në Jette të Brukselit dhe arrestoi një shtetas shqiptar. Më pas u zbulua se plantacioni ishte pjesë e një rrjeti të gjerë që vepronte në Bruksel dhe qytete të tjera të Belgjikës.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, organizata kishte ngritur një skemë të mirëorganizuar të kultivimit dhe shpërndarjes së drogës, duke siguruar fitime të mëdha. Gjatë procesit gjyqësor doli në pah se një prej të pandehurve dyshohet se kishte siguruar të ardhura edhe gjatë qëndrimit në qendrën e mbyllur për emigrantët e paligjshëm në Merksplas, në provincën e Antverpit.
Mbrojtja i cilësoi dënimet si të ashpra, por gjykata nuk pranoi argumentet e saj. Në vendim, trupi gjykues theksoi se aktiviteti i këtij rrjeti përbën një plagë të vërtetë për shoqërinë, duke vlerësuar se dënimet janë në përputhje me shkallën e rëndë të veprave penale dhe fitimet e përfituara nga trafiku i drogës./Dosja.al
bruksel drog belgjik aktivitet kriminal
Aktualitet
18 Korrik 2026, 10:55
D.S
MALËSI E MADHE- Një operacion i mirëorganizuar mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve spanjolle ka çuar në p...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 10:07
G.M
Pamje
GJERMANI- Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë policor në rrugën Spreedorf...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 10:27
D.S
TIRANË- Një operacion i gjerë nga Policia e Tiranës, ka vënë në shënjestër disa subjekte tregtare q&eu...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 10:01
D.S
TIRANË-Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Organizatori”, duke arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar egjiptian...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 09:59
D.S
Thimjo (Sandri) Rubati
SARANDË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Saran...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 09:39
D.S
Thimjo Rubati
SARANDË- Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armato...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 09:19
D.S
KOSOVË- Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Priz...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 08:02
D.S
KORÇË– Policia e Korçës ka finalizuar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku nj...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 07:21
D.S
TIRANË- Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipë...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....