18 Korrik 2026, 10:55
Nga D.S

MALËSI E MADHE- Një operacion i mirëorganizuar mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve spanjolle ka çuar në prangosjen e një 39-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se, 39-vjeçari, banues në Koplik ishte në kërkim nga Interpol Madrid, pasi Gjykata spanjolle, me vendim të datës 8 korrik 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale.
Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat e nevojshme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, për të mundësuar ekstradimin e të arrestuarit drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e rënda.
Njoftimi i Policisë:
"Policia e Shtetit/ Finalizohet nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Fast”.
I kërkuar në Spanjë për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kapet në Malësi të Madhe 39-vjeçari.
Në vijim të koordinimit informativ dhe operacional me homologët në Spanjë, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u lokalizua në Malësi të Madhe dhe u arrestua provizorisht shtetasi:
G. H. alias G. H., 39 vjeç, lindur në Koplik. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendim të datës 08.07.2026, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, të kryera me qëllim tregtimin e lëndëve narkotike.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit në Spanjë.", njofton Policia./Dosja.al
i kërkuar në spanjë për trafikim të lëndëve narkotike
Aktualitet
18 Korrik 2026, 10:07
G.M
Pamje
GJERMANI- Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar gjatë një operacioni të gjerë policor në rrugën Spreedorf...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 10:27
D.S
TIRANË- Një operacion i gjerë nga Policia e Tiranës, ka vënë në shënjestër disa subjekte tregtare q&eu...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 10:01
D.S
TIRANË-Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Organizatori”, duke arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar egjiptian...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 09:59
D.S
Thimjo (Sandri) Rubati
SARANDË- Zbardhen detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Saran...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 09:39
D.S
Thimjo Rubati
SARANDË- Detaje të reja dhe tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e armato...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 09:19
D.S
KOSOVË- Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Priz...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 08:02
D.S
KORÇË– Policia e Korçës ka finalizuar hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku nj...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 07:21
D.S
TIRANË- Problemet me zemrën janë shndërruar në një pengesë më e madhe për shëndetin në Shqipë...
Aktualitet
18 Korrik 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta....
Aktualitet
18 Korrik 2026, 07:12
D.S
Foto ilustruese
Dashi
Në marrëdhëniet tuaja sot do të ndjeni një valë të re pasioni dhe afërsie që mund t&eum...