LIVE UPDATES
Aktualitet

Gjuha e Kodit Penal shqiptar ruan stigmën rreth homoseksualitetit

Ekspertë ligjorë dhe aktivistë të të drejtave thonë se Kodi Penal Shqiptar duhet të rishkruhet për të hequr diferencimin midis heteroseksualit dhe homoseksualit sa i takon krimeve seksuale.

18 Korrik 2023, 10:54 Nga k.m.
Gjuha e Kodit Penal shqiptar ruan stigmën rreth homoseksualitetit
Foto ilustruese

Homoseksualiteti mund të jetë dekriminalizuar në Shqipëri në vitin 1995, por vetë termi ende gjendet 21 herë në Kodin Penal Shqiptar, një fakt që ekspertët ligjorë dhe aktivistët e të drejtave LGBT thonë se duhet të ndryshojë. Seksioni i Gjashtë i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me “krimet seksuale”, bën dallimin midis marrëdhënieve “seksuale” dhe “homoseksuale” kur bëhet fjalë për klasifikimin e një sërë krimesh të lidhura me seksin, një anomali që kritikët thonë se vetëm stigmatizon më tej shqiptarët LGBT.

Komuniteti LGBT i vendit vazhdon të përballet rregullisht me gjuhë urrejtjeje, diskriminim dhe homofobi, një fakt që Komisioni Evropian, në raportin e fundit mbi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha se ndikon në aksesin në kujdes shëndetësor, arsim, drejtësi, punësim dhe strehim.

“Ekzistenca e këtij diferencimi nga legjislativi shqiptar… nuk ka asnjë përfitim ligjor teknik, por përforcon problemet dhe vakumet me të cilat përballemi në seksionin e krimeve seksuale”, tha avokatja Dea Nini.

Për më tepër, tha Nini, ligji shqiptar aktualisht njeh si viktima të dhunës seksuale vetëm të miturit si rezultat i marrëdhënieve heteroseksuale ose homoseksuale, gratë dhe vajzat si rezultat i marrëdhënieve heteroseksuale ku autori kuptohet se është mashkull, dhe burrat dhe djemtë si pasojë e marrëdhënieve homoseksuale, duke mos marrë parasysh faktin se marrëdhëniet homoseksuale “nuk ndodhin vetëm mes meshkujve homoseksualë, por edhe midis individëve biseksualë, queer, panseksualë”.

"Dallimi midis marrëdhënieve heteroseksuale dhe homoseksuale krijon vetëm paqartësi,"-tha Nini për BIRN.

Synimi mund të ketë qenë ofrimi i një ndarjeje më të detajuar të të dhënave dhe shtrirje të mbrojtjes për të gjithë, por, tha ajo, “në praktikë, kjo kryen funksionin e kundërt, duke shkaktuar paqartësi dhe duke lënë disa subjekte jashtë fokusit të mbrojtjes dhe gjuhës së përdorur”.

Kodi Penal po ndryshohet

Ministria shqiptare e Drejtësisë thotë se nisi punën për ndryshimin e Kodit Penal në shkurt, por në një përgjigje për BIRN ajo nuk hyri në detaje, duke thënë vetëm se Kodi i ri do të jetë në përputhje me Konventën dhe Direktivën e BE-së.

“Në kuadër të harmonizimit të dispozitave të Konventave, të cilat tashmë janë pjesë e legjislacionit të brendshëm, si dhe të harmonizimit me Direktivën e BE-së, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si dhe unifikimin e terminologjisë, parashikimet e bëra në këto akte synojnë të pasqyrohen plotësisht në Kodin e ri Penal,”- tha ajo.

Vendi ka një rrugë të gjatë për të bërë kur bëhet fjalë për qëndrimet ndaj komunitetit LGBT. Në vitin 2022, Komisioni Evropian shkroi se, “Në shoqërinë shqiptare, diskriminimi ndaj personave lesbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë, interseksualë dhe queer (LGBT) është ende shumë i përhapur, veçanërisht në lidhje me qasjen në kujdesin shëndetësor, arsimin, drejtësinë, punësimin dhe strehimin.”

Ai vuri në dukje mungesën e legjislacionit që njeh bashkëjetesën civile ose martesën e të njëjtit seks dhe shprehu keqardhjen për “agresionin fizik dhe gjuhën e urrejtjes, veçanërisht në mediat sociale”, me të cilat përballen shqiptarët LGBT. Çështja mori sërish vëmendje vitin e kaluar kur autoritetet refuzuan të regjistronin një çift lesbikesh si prindër të dy vajzave foshnje; vetëm njëra nga gratë mund të njihej – si nënë beqare. Altin Hazizaj, kreu i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, dhe Ambasadës PINK në Shqipëri, e cila promovon të drejtat LGBT, tha se gjuha e përdorur në ligjin shqiptar për të përshkruar dhunën seksuale është “diskriminuese”.

“Mënyra se si Kodi Penal në Shqipëri përdor termin ‘homoseksual' është paragjykuese dhe diskriminuese”, tha Hazizaj për BIRN.

“Termi përdoret vetëm në seksionin e krimeve seksuale ndërsa përdorimi i fjalës është krejtësisht i gabuar.”

“Merrni për shembull veprën penale ‘marrëdhënie seksuale e dhunshme ose homoseksuale me një fëmijë' – as mjekët dhe as psikologët nuk bëjnë dallim mes dhunës seksuale bazuar në gjininë e fëmijës, pasi dhuna seksuale ka të njëjtat pasoja për fëmijët dhe seksi i tyre nuk është përcaktues në këtë aspekt.”

“Përdorimi i termit ‘homoseksual' mbart konotacione negative në shumë gjuhë, përfshirë në gjuhën shqipe”, tha Hazizaj.

“Për vite me radhë, bota e zhvilluar ka filluar të përdorë terma që respektojnë identitetin e një personi ose shprehjen e orientimit seksual.”

“Absurde”

Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës LGBT në Tiranë, tha se prania e këtij termi në Kodin Penal ishte një dhimbje koke e një periudhe më të hershme kur homoseksualitetit ishte i jashtëligjshëm dhe konsiderohej një sëmundje.

“Si rezultat, ai duhet të ndryshohet nga organet legjislative në atë mënyrë që gjuha e Kodit Penal të mos jetë diskriminuese, por gjithëpërfshirëse dhe respektuese ndaj komuniteteve vulnerabël”, tha Karaj për BIRN.

Kristi Pinderi, një aktivist i të drejtave të njeriut dhe studiues shqiptar me bazë në Kanada, tha se përdorimi i vazhdueshëm i tij ishte “absurd” dhe veçanërisht i dëmshëm në një vend si Shqipëria.

“Një marrëdhënie është seksuale mes dy ose më shumë individëve, si në rastet kur individët e përfshirë në seks janë të të njëjtit seks, ashtu edhe në rastet kur ata janë të sekseve të ndryshme”, tha ai.

“Në një mjedis si Shqipëria, kur izolimi, stereotipet dhe përjashtimi social për shkak të orientimit seksual janë ende shumë të mëdha, përdorimi i termit ‘homoseksual' në kontekstin e një vepre penale përforcon, ose shton edhe më shumë, kriminalizimin social që vazhdon t'i bëhet komunitetit LGBT.”

“Homoseksualiteti” në ligjin shqiptar

Neni 100 – “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur.”

Neni 101 – “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale të dhunshme me të mitur të moshës 14-18 vjeç.”

Neni 102/a – “Marrëdhënie e dhunshme homoseksuale me të rritur.”

Neni 103 – “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona që nuk janë në gjendje të mbrohen.”

Neni 104 – “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale nën kërcënimin e armës.”

Neni 105 – “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në shpërdorim detyre.”

Neni 106 – “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të mitur ose nën kujdestari.”

Neni 107 – “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike.”/BIRN

pasi homoseksualiteti ndryshime per lgbt ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet