Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Studentja Dea Guri u shpreh se nuk ka turp që të punojë në Shqipëri, por duhet t’i motivojnë për të qëndruar në vend.
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik është mbledhur sërish sot për të dëgjuar studentët e Mjekësisë. Disa studentë të viteve të ndryshme kanë shkuar që të dëgjohen projektligjin e propozuar nga qeveria. Studentja Dea Guri u shpreh se nuk ka turp që të punojë në Shqipëri, por duhet t’i motivojnë për të qëndruar në vend.
“Ju po flisni pa fund për ne dhe thoni që jemi konsultuar. Por në fakt që studentët po ju thonë mos e bëni sepse nuk keni argumente ku të bazoheni, nuk keni dokumente transparente, nuk keni llogari të saktë, po na shkelni të drejtat. Studentët e mjekësisë nuk e kanë turp të punojnë gjithë jetën në Shqipëri dhe të shërbejnë se një pjesë e jona kemi lënë bursat jashtë vendit. Ju na thoni nuk e doni Shqipërinë se do largoheni. Jo, na mbani, na motivoni se ne duam të rrimë, nuk duam të ikim. Unë jam 23 vjeçe dhe në moshën 24-vjeçare unë nuk do ta shoh me sy diplomën se do ma mbajnë peng, ku keni parë dhe dëgjuar. Nuk është e lehtë të studiosh 6 vite mjekësi. Të gjithë jemi në dijeni çfarë kushtesh kemi,”- tha studentja në fjalën e saj.
Nga ana tjetër, po ashtu edhe një student kishte disa pika për të nxjerrë nga "gabimet" që ai ka evidentuar në projektligj.
"Nuk marr rolin e deputetit, po marr rolin e studentit të Mjekësisë. Po nuk më duket normale që të trajtohemi si kavje. Nuk po bëjmë politikë, nuk mund të thuash që po bëj politikë kur unë pres 5 orë në diell për t'u futur brenda në Komision. E lëmë si debat dhe e kalojmë. Ju më mirë se ne nuk e njihni thelbin e problemit. Me gjithë respektin por ju nuk e dini më mirë se ne, por ne e dimë më mirë se ju. E para po diskriminohen studentët e Mjekësisë, por problemet e largimit nuk janë vetëm të tyre, ose është vetëm fillimi i një orteku të madh dhe do vazhdojë edhe në Fakultetet e tjera. Inxhinerët dhe ata që studiojnë për IT, të gjithë po largohen. Cila është zgjedhja juaj? Që edhe ata do i ndaloni. I bie mirë se në vend që t'u ofrojmë kushtet, i ndalojmë që të largohen edhe i biem shkurt. Ka dhe mënyra tjetër që mund të ikësh. E dini që nga 30 mijë maturantë, 10 mijë kanë deklaruar se do të largohen. Ju duhet shqetësuese? Urdhëro? Qesharak? Më duket më burrërore të ma thuash në sy. Problemi nis që më herët. Kjo ndikon edhe tek maturantët, që do vendosin që ë largohen që në gjimnaz. Pas 5 vitesh që mbaron detyrimi, kush iu thotë iu që do të vazhdojë që të qëndrojë? Ka edhe një problem tjetër, mjeku në fillim të profesionit më shumë bën gabime sesa shërben. Ju po thoni që iu mbajmë ne në fillim që të mësoni dorën me pacientët shqiptarë pastaj vazhdoni dhe ikni, shërbejini Europës. Po ua them me zemër shumë të hapur dhe me dëshirën shumë të mirë që mjekët të qëndrojnë këtu. Ju mund t'u duket për të qeshur. Jo vetëm për mjekët, në çdo profesion, në fillim më shumë merr sesa jep. Ju na thoni praktikohuni këtu, pastaj ikni. Ne i pranojmë edhe mangësitë tona dhe nuk kemi komplekse. Nuk kemi ardhur për të thënë që jemi elitë. Nuk kemi ardhur si struci për të fshehur kokën në rërë. Probleme ka dhe janë reale,"-tha një prej studentëve.
Studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.
Nerizan Hoxha VLORË- Pronari i një prej makinave të djegura në Vlorë ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se kush mund ta...
Mallra kontrabande TIRANË- 2 persona në Tiranë janë arrestuar ditën e sotme për shkak se sillnin mallra kontrabandë...
Kanabisi KRUJË- 875 bimë kanabisi janë asgjesuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se aksioni është b&...
Foto ilustruese VLORË- Tre makina kanë marrë flakë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se fillimisht kan&...
Foto ilustruese TIRANË- Dita e enjte do të jetë me temperatura të larta. Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten n&...
policia BALLSH- Një sherr mes dy të rinjve për arsye banale, ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre në Ballsh. Armelin H...
Ola Xama dhe Erion Veliaj TIRANË- Gazetarja Ola Xama pak më herët zbuloi një artikull të publikuar në BIRN, se sipas SP...
Artan Hoxha dhe Arben Ahmetaj TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Arben Ahmetaj n...
foto ilustruese MALLAKASTËR- Pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (gërshërë...
Klodiana Lala dhe Arben Ahmetaj TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për largimin e Arben Ahmetajt. Gjatë emisionit "Të Paeks...