17 Prill 2026, 12:22
Nga D.S

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka ekzekutuar masën "arrest me burg" për Lulzim Pepën, Fation Markun dhe Anton Kolën, të dyshuar si pjesëtarë të një grupi kriminal. Sipas informacioneve paraprake, ky grup, i cili drejtohej nga Lulzim Pepa, akuzohet për trafikimin e rreth 7.5 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Hetimet e SPAK kanë dokumentuar të paktën tetë raste të trafikimit në sasi të mëdha gjatë periudhës 2019-2021. Operacioni u shtri në disa shtete dhe u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë me agjencitë Eurojust dhe Europol.
Krahas masave të sigurisë për 11 persona, autoritetet kanë shpallur në kërkim edhe shtetasin Jetmir Pepa. Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë, pasi rezulton i përfshirë në një ngjarje me armë në fillim të vitit 2025.
Gjatë këtij aksioni, janë sekuestruar pasuri të shumta me vlerë totale prej 12 milionë eurosh, të cilat dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal. Lista e sekuestrove përfshin biznese, hotele, dhjetëra makina luksoze dhe llogari bankare në qytete të ndryshme të Shqipërisë./Dosja.al
pepa gjkko spak
Aktualitet
17 Prill 2026, 12:18
D.S
Kosova dhe Shqipëria po diskutojnë që të thellojnë bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, pë...
Aktualitet
17 Prill 2026, 11:43
D.S
TIRANË- Mediat e huaja kanë bërë jehonë skandaleve të njëpasnjëshme të mashtrimeve në Call Center-at në...
Aktualitet
17 Prill 2026, 11:20
D.S
KOSOVË- Prokuroria ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm, për tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ade...
Aktualitet
17 Prill 2026, 11:02
D.S
KOSOVË- Mbahet sot seanca e sotme për fjalën përfundimtare për vrasjen e Liridona Ademajt. Prokurorja, Javorka Perlin&cced...
Aktualitet
17 Prill 2026, 10:55
D.S
BELGJIKË-Një 29-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim për vrasje, ra në prangat e policisë belge. Mediat belge rapor...
Aktualitet
17 Prill 2026, 10:14
D.S
ervis berberi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një dënim prej 10 vitesh burg për ish-drejtorin e ARRSH-së...
Aktualitet
17 Prill 2026, 10:04
D.S
SHBA- Televizioni amerikan, Fox News, ka raportuar mbi paralajmërimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, më 1 prill. Si...
Aktualitet
17 Prill 2026, 09:35
D.S
DURRËS- Një 30-vjeçar në Durrës është arrestuar për fshehjen e bimës narkotike. Policia ka sekuestruar 8 k...
Aktualitet
17 Prill 2026, 09:23
D.S
spak
TIRANË- Lulzim Pepaj, Fatjon Marku dhe Anton Kola u paraqitën sot para Gjykatës së Posaçme si pjesë e grupit kri...
Aktualitet
17 Prill 2026, 08:27
D.S
Shkaku i zjarrit dhe përgjegjësitë potenciale civile që mund të vijnë për ndërtuesin e pallatit që u dogj të...