LIVE UPDATES
Aktualitet

Gazetarja spanjolle: Shqipëria, parajsa turistike evropiane e ndotur nga puset e braktisura të naftës

Gazetarja spanjolle shton se organizatat për të drejtat e njeriut kanë denoncuar situatën, veçanërisht për ndikimin që ndotja ka në shëndetin e banorëve, ndonëse mungojnë studime të thelluara për ta vërtetuar shkencërisht.

21 Korrik 2025, 10:40 Nga M.B
Gazetarja spanjolle: Shqipëria, parajsa turistike evropiane e ndotur nga
Foto ilustruese

KUÇOVA- Media katalanase "ARA" ka publikuar një reportzh të gazetares Núria Vila Masclans e cila ka udhëtuar drejt qytetit të Kuçovës në Shqipëri nga ku përshkruan ndotjen që vjen nga mbi 5 mijë puse nafte të braktisura, të cilat vijojnë të çlirojnë substanca të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin.

Në artikull shkruhet se autoritetet kanë kryer vetëm një inspektim në Kuçovë në dy vitet e fundit, në verën e vitit 2023, pasi policia u njoftua për një derdhje nafte në një përrua lokal. Gjithashtu në artikull theksohet se agjencia mjedisore i vuri gjobë Albpetrolit me një milion lekë (rreth 10,000 euro) dhe nisi procedime penale kundër menaxhmentit të kompanisë.

Gazetarja spanjolle shton se organizatat për të drejtat e njeriut kanë denoncuar situatën, veçanërisht për ndikimin që ndotja ka në shëndetin e banorëve, ndonëse mungojnë studime të thelluara për ta vërtetuar shkencërisht. Sipas saj, OJQ-të kanë biseduar me banorë që kanë konfirmuar se marrin medikamente të rregullta për çrregullime të gjakut, ndërsa disa kanë raportuar rritje të rasteve me kancer.

Në artikull thuhet se rreth 500,000 njerëz jetojnë në zona të prekura nga ndotja me hidrokarbure, por aktivistët paralajmërojnë se ndotja prek edhe dy lumenj të mëdhenj Semanin dhe Vjosën, ky i fundit, lumi i dytë më i madh në vend, dhe është ndër atraksionet kryesore turistike.

 Artikulli i plotë i "ARA":

Pajisjet e shpimit të naftës dominojnë peizazhin përreth Kuçovës, rreth 20 kilometra nga Berati, një nga qytetet më të vizituara turistike në Shqipëri — një vend që promovon veten si parajsë natyrore me male dhe plazhe të virgjëra. Era e rëndë e naftës është aq e fortë, edhe me dritaret e makinës të mbyllura, sa për ata që nuk janë mësuar, është e padurueshme. Në mes të një are me misër gjendet një pellg i madh me naftë bruto që lëshon një erë edhe më të rëndë. Madje, kulla dhe pompa nafte ndodhen edhe në oborret e shtëpive private.

Kuçova është fusha e dytë më e madhe e naftës në Shqipëri dhe është ende pjesërisht funksionale, ndonëse ka zona të tëra me puse të braktisura, tanka magazinimi dhe tuba të ndryshkur që rrjedhin dhe ndotin tokën. Kjo është zona më e vjetër e prodhimit të naftës në vend. Në vitin 1928, një kompani italiane shpimi pusin e parë në Shqipëri pikërisht këtu, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, fusha u bë burim i rëndësishëm karburanti për Italinë e Musolinit që kishte pushtuar vendin.

Pak më vonë, filloi shfrytëzimi i zonave të tjera të pasura me hidrokarbure, si zona e Patos-Marinzës (rreth 30 kilometra larg), që është më e madhja në vend dhe njëkohësisht fusha më e madhe tokësore e naftës në kontinentin europian. Vlerësohet se përmban mbi 5 miliardë fuçi naftë, por projektet e reja të nxjerrjes nuk janë ndërmarrë prej afro gjysmë shekulli. Në vitet 1970, kur Shqipëria drejtohej nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës, prodhimi i naftës arriti kulmin dhe u kthye në sektorin më të rëndësishëm ekonomik të vendit. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, industria pësoi rënie, ndërsa mungesa e investimeve çoi në përkeqësimin e infrastrukturës.

Sot, kompania kryesore që merret me nxjerrjen është Bankers Petroleum, në pronësi kineze, ndërsa puset janë në pronësi të kompanisë shtetërore Albpetrol. Në total, Shqipëria ka rreth 6,000 puse të hapura, por vetëm 800 janë funksionale. “Pjesa tjetër, rreth 5,200 puse, nuk janë mbyllur siç duhet,” thekson Adriatik Golemaj, gazetar i lidhur me Shoqatën “Zharrëza”, një OJQ që lufton ndotjen në rajonin Patos-Marinzë. “Një pus është në thelb një vrimë 1,500 metra e thellë, dhe nëse nuk mbyllet sipas standardeve, vazhdon të ‘komunikojë’ me sipërfaqen. Nxjerr ujë të ndotur, gazra, naftë…”, shpjegon ai. “Por askush nuk kujdeset për t’i mbyllur siç duhet, sepse kushton shumë. Mbyllja e një pusi kap shifrën e 50,000 dollarëve.”

Në vitet 1970, nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, nafta u bë aktiviteti kryesor ekonomik i Shqipërisë.

Pandëshkueshmëria institucionale

Sipas gazetës dixhitale shqipe Shqiptarja.com, autoritetet kanë kryer vetëm një inspektim në Kuçovë në dy vitet e fundit, në verën e vitit 2023, pasi policia u njoftua për një derdhje nafte në një përrua lokal. Agjencia mjedisore i vuri gjobë Albpetrolit me një milion lekë (rreth 10,000 euro) dhe nisi procedime penale kundër menaxhmentit të kompanisë.

Sipas Balkan Insight, dy raporte të porositura në vitin 2019 nga vetë Albpetrol zbuluan ndotje të lartë në Kuçovë — përfshirë naftë, fenole dhe metale të rënda në tokat bujqësore dhe në ujërat sipërfaqësore. “Analiza e kampionit të ujit tregon se niveli i hidrokarbureve është më i lartë se standardet e direktivës europiane,” thuhej në raport. Edhe Agjencia Rajonale e Mjedisit konfirmoi se inspektimet kanë zbuluar ndotje në disa puse, duke shtuar se pajisjet si tubat, kolektorët dhe tanket janë shumë të vjetra – thuajse 100-vjeçare.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë denoncuar situatën, veçanërisht për ndikimin që ndotja ka në shëndetin e banorëve, ndonëse mungojnë studime të thelluara për ta vërtetuar shkencërisht. “Kemi ndotje historike që nuk është menaxhuar kurrë, dhe ndotje të re që ka ardhur pas viteve ‘90,” deklaron Qani Rredhi, aktivist i Shoqatës “Zharrëza”, për gazetën ARA. Ai kritikon mungesën e monitorimit, analizave dhe transparencës, si nga kompanitë, ashtu edhe nga institucionet shtetërore.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi në vitin 2023 një raport për ndotjen nga hidrokarburet në Zharrëz, në zonën e Patos-Marinzës, ku vuri në dukje mungesën e masave mbrojtëse dhe të rehabilitimit në puset e vjetra, disa prej të cilëve ndodhen fare pranë banesave, serrave ose sipërfaqeve të kultivuara. Po ashtu, u kritikua mungesa e informacionit për publikun dhe “klima e mungesës së përgjegjësisë” nga operatorët.

Problemet shëndetësore

OJQ-të kanë biseduar me banorë që kanë konfirmuar se marrin medikamente të rregullta për çrregullime të gjakut, ndërsa disa kanë raportuar rritje të rasteve me kancer. Rredhi pohon se në zonat pranë puseve të naftës incidenca e kancerit është më e lartë se në pjesë të tjera të vendit. Ai tregon se njerëzit përdorin ujin e ndotur për të pirë dhe për gatim, dhe simptomat më të shpeshta janë marramendja, dhimbjet e kokës dhe alergjitë. “Është si të jesh i droguar gjatë gjithë ditës,” thotë ai.

“Banorët janë mësuar të jetojnë kështu sepse ndotja ka vijuar për breza me radhë, por situata është kritike,” thotë Golemaj. “Industria e naftës ishte dikur sektori më i rëndësishëm në vend, prandaj gërmonin kudo që kishte naftë — edhe në mes të lagjeve apo në oborret e shtëpive.”

Rredhi shton se “askush nuk është munduar të masë apo analizojë përmasat reale të ndotjes dhe ndikimin e saj në shëndetin e njerëzve.” Ai thotë se qeveria shqiptare i ka porositur një konsulence holandeze, Royal Haskoning, një studim mbi ndikimin në shëndet, por rezultatet nuk janë bërë publike. Kur u kontaktua nga ARA, kompania holandeze tha se të gjitha raportet janë konfidenciale. As Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe as Albpetroli nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetës.

Ndotja në lumenj dhe det

Sipas Rredhit, rreth 500,000 njerëz jetojnë në zona të prekura nga ndotja me hidrokarbure. Por aktivistët paralajmërojnë se ndotja prek edhe dy lumenj të mëdhenj – Semanin dhe Vjosën. Ky i fundit, lumi i dytë më i madh në vend, është ndër atraksionet kryesore turistike dhe konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë. Në vitin 2023, u shpall Park Kombëtar nga qeveria shqiptare.

Adriatik Golemaj shpjegon se Shqipëria prodhon rreth 600,000 tonë naftë në vit, por vetëm 10% e lëngut të nxjerrë është naftë, ndërsa 90% është ujë i ndotur — pra mbi 6 milionë tonë ujë të ndotur në vit. Një pjesë e këtij uji përfundon në lumenj ose përdoret për vaditje në bujqësi. “Ky ujë përmban kimikate që përdoren për të nxjerrë naftën,” thotë ai. “Kështu ndotja përfundon në pjatat tona.” Për më tepër, lumenjtë derdhen në detin Adriatik: “Shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të pushuar këtu dhe nuk e dinë se po notojnë në ujëra të ndotura.”

kucova

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet