LIVE UPDATES
Aktualitet

Gabimet e drejtësisë, qytetari kryen dy herë burg në Gjermani dhe Shqipëri për të njëjtin dënim!

Organet e drejtësisë që duhet të kopsisin shkresat e personave që vuajnë dënimet në burgjet evropiane, “harruan” në sirtarë vendimin për vuajtjen e dënimit të Sali Allushit nga Shushica e Elbasanit.

20 Mars 2025, 21:10 Nga N.F
Gabimet e drejtësisë, qytetari kryen dy herë burg në
Foto ilustruese

ELBASAN- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një problematikë në sistemin e drejtësisë, ku një qytetar ka bërë dy herë burg për të njëjtin dënim në Gjermani dhe Shqipëri. Organet e drejtësisë që duhet të kopsisin shkresat e personave që vuajnë dënimet në burgjet evropiane, “harruan” në sirtarë vendimin për vuajtjen e dënimit të Sali Allushit nga Shushica e Elbasanit. Ata e detyruan që të bënte edhe 13 muaj e 20 ditë burg në Shqipëri, megjithëse e kishte kryer dënimin në Gjermani dhe ishte liruar me kusht.

Por, përveç këtij burgu të padrejtë, pasi lirohet nga burgu në Shqipëri, jeton i lirë dhe 10 muaj më pas, kur donte të rinovonte pasaportën, i thonë se ke edhe “1 muaj burg për të kryer, pasi je dënuar në 2015-ën”, kohë kur ka qenë në Gjermani. Por, nëse ishte në burg, a nuk e shihnin dot këto institucione?! Ato e detyruan që të kthehej në burg, megjithëse përgjatë 10 viteve janë miratuar një mori amnistish.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Sali Allushi, i cili thotë se ka qenë i dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Elbasanit me 7 vite e 6 muaj burg me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. “Gjatë kohës që u dha vendimi unë ndodhesha në Shqipëri, por kishte një afat 3 ditor dhe u largova dhe shkova në Gjermani. Pas 3 muajsh më arrestuan në Gjermani. Atje më doli emri që do të ikja në Shqipëri, do të ekstradohesha.

I bëra dhe gjykata u bind se unë duke qenë se isha edhe kryeplak këtu, kisha bërë edhe marrëveshje të mira dhe të këqija me ndarjet e tokave, dhe ato e morën parasysh që unë dënimin ta vuaja në Gjermani. Prokuroria e Elbasanit, ajo e përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë e pranuan që ta kryeja dënimin në Gjermani. Atje më dënuan me të njëjtin dënim 7 vite e 6 muaj burg. Këtë dënim e kreva në Gjermani dhe dokumentet i ka Ministria e Drejtësisë” thotë qytetari.

Denoncuesi thotë se me kërkesë të tij, pasi kreu 2 të 3 e dënimit, u depërtua në Shqipëri dhe pjesa e mbetur e dënimit iu kthye me kusht. “I kam letrat që nëse do të kthehem në Gjermani këtë dënim ta kryeja atje. Jam në juridiksionin e shtetit gjerman akoma deri sa të mbarojë dënimi i plotë. Unë kam ardhur në datën 1 shkurt 2023 në Shqipëri, i dëbuar. Vij në Rinas dhe më thonë je dënuar 7 vite e gjysmë.

I them e kam mbaruar dënimin urdhëroni i kisha dokumentet dhe askush s’i merrte parasysh. Më mbajtën 10 ditë në paraburgim, pa më nxjerrë në gjykatë dhe në asnjë send dhe më çuan në Fier. Dhe në Fier kërkoja masat e dënimit për çfarë jam në burg dhe përse, pasi s’duhet të isha në burg” pohon ai. Më tej shton se, iu ekzekutua vendimi i mëparshëm i 2013-ës dhe dënimi s’ishte hequr fare nga sistemi.

Fiksi shkoi në Prokurorinë e Elbasanit, ku rezulton sipas dokumenteve se ky shtetas ishte arrestuar në Shqipëri në datën 1 shkurt të vitit 2023 dhe ka qëndruar plot 13 muaj e 20 ditë në burgun e Fierit. Ai është liruar në datën 20 mars 2024. Dhe sipas një shkrese, kjo prokurori pranon se është bërë një gabim.

“Në burgun e Fierit kam qëndruar 13 muaj e 20 ditë burg. Jam liruar në 20 mars 2024. Vetë Gjermania më tha se e ke kryer! Edhe ministria e Drejtësisë Shqiptare ka firmosur që ta kryej dënimin atje, apo edhe Prokuroria e Elbasanit, ti çfarë kërkon. Mua më mbajtën 13 muaj e 20 ditë pa asnjë fakt. U shkrova vetë autoriteteve gjermane. Ata i kanë thënë që për çfarë e mban këtë njeri në burg, e ka kryer në Gjermani. Po tani si më liroi prokurori mua, po të shikosh dinamikën e prokurorit, unë kam edhe 6 vite burg. Si më liroi mua ai?!” pyet ai, teksa asnjë s’e pranon fajin. As prokuroria dhe as burgu.

Çuditë e drejtësisë me Sali Allushin nuk përfundojnë këtu! Pasi bëri 13 muaj e 20 ditë burg të padrejtë, ai u prangos sërish, 8 muaj pas lirimit. Arsyeja ishte se duhet të vuante edhe një dënim të marrë në vitin 2014. “Drejtësia shqiptare ka probleme të vetat. Po në vitin 2014-2015 unë isha dënuar 1 muaj burg për organizim të lojërave të fatit. Unë gjatë kësaj kohe isha në Gjermani. Kur isha në Burgun e Fierit më vjen se isha i dënuar 1 muaj plus për lojëra fati. Por më 20 mars 2024 mua më liroi prokurori një Neritan Hoxha, prokurori i Elbasanit” thotë ai.

Qytetari shton se, i skadoi pasaporta dhe shkoi për t’a rinovuar në Policinë e Elbasanit.

“Aty në polici më thanë se ke 1 muaj burg. Unë u thashë se unë isha në burg, për çfarë s’më mbajtët po më nxorët?! Më 4 dhjetor 2024, pas 10 muajsh që u lirova, më vijnë te shtëpia dhe më marrin. Më thonë se ke edhe 1 muaj burg. Shkova prapë dhe e bëra nga 4 dhjetori 2024 deri më 4 janar 2025. S’e kuptoj si funksionon shteti në këtë rast. S’më mbajtën në Fier dhe më çuan në Rrogozhinë pastaj” vijon ai.

Fiksi kërkoi Prokurorisë së Elbasanit se kush prokuror e ka pasur këtë çështje dhe përse ky shtetas është mbajtur 13 muaj e 20 ditë burg megjithëse dënimin e kishte kryer në shtetin gjerman?! Në përgjigje akuza thotë se “referuar praktikës së ekzekutimit në lidhje me këtë shtetas, na prokurori i ekzekutimeve, me urdhrin datë 20 mars 2024 është urdhëruar lirimi i menjëhershëm nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burgim 7 vite e 6 muaj burg”.

Akuza e Elbasanit nuk shkruan se përse e liroi dhe a e kishte kryer këtë dënim në Gjermani. Madje nuk përmendi as emrin e prokurorit dhe veprimet e munguara për sqarimin e të gjithë dënimit. Por, në këtë dokument që po shikoni, i cili është urdhri i lirimit, prokuroria pranon se, pasi Sali Allushi bëri 13 muaj e 20 ditë burg në Shqipëri, dënimi i marrë në vitin 2013 ishte kryer në Gjermani!

Ndërkohë, Fiksi e pyeti organin e prokurorisë edhe për dënimin e tij me 1 muaj burg. Akuza përgjigjet se Sali Allushi u dënua në korrik 2015 dhe u arrestua në datën 4 dhjetor 2024. Por, a nuk ishte në burg deri në mars 2024 dhe përse nuk e kreu në Fier! Për këto gabime, qytetari është mbajtur “peng” nga sistemi i drejtësisë. Veprimet e munguara të një sërë institucionesh i kanë privuar lirinë, duke e kryer burgun për të njëjtën vepër penale dy herë në dy shtete të ndryshme; Gjermani dhe Shqipëri.

“Unë kërkoj që kjo të bëhet si shembull. Prokuroria të veprojë me argumente me fakt, si unë të bëj 6 vite e gjysmë burg në Gjermani, për çfarë arsye nuk bëhen veprimet?! Ka marrë vendim shteti gjerman, unë do t’i drejtohem edhe autoriteteve ndërkombëtare.  I jam drejtuar edhe gjykatës për burg të padrejtë se prokurori e pranon se e ka kryer burgun në Gjermani. Po për çfarë më mbajte 13 muaj? Për neglizhencë se nuk pastron dot sistemin se s’dinë se si punohet” përfundon ai./ TCH

drejtesia vuajtje e denimit dy here

Sondazh

Poll

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027