LIVE UPDATES
Politike

Fushata zgjedhore në Kosovë/ DW: Organizatat joqeveritare konstatojnë gjuhë të urrejtjes dhe ndërhyrje nga jashtë

Fushata zgjedhore në Kosovë është në kulmin e saj. Organizatat joqeveritare konstatojnë gjuhë të urrejtjes dhe ndërhyrje nga jashtë.

27 Janar 2025, 16:40 Nga B.Z
Fushata zgjedhore në Kosovë/ DW: Organizatat joqeveritare
Rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) prezanton raportin e monitorimit të fushatës zgjedhore

KOSOVË - Dy javët e para të fushatës zgjedhore në Kosovë u përshkruan me një  aktivitet të shtuar, ndonëse shqetësues mbetet përdorimi i gjuhës nxitëse dhe të urrejtjes nga shumë subjekte politike. Kështu konstatoi në një raport rrjeti i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), që po monitoron fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë që mbahen me 09.02.

Para nga Serbia në kohë fushate zgjedhore

Sipas DnV, një fakt tjetër shqetësues është një vendim i Qeverisë së Serbisë që hynë në fuqi më datën 01.02 për të shpërndarë të holla, nga 20 mijë dinarë apo rreth 170 euro për rreth 5 mijë qytetarë serbë të Kosovës që qeveria e Serbisë thotë se janë të papunë dhe ‘në vështirësi ekonomike'. Qeveria e Serbisë dhe lista Srpska që garon për zgjedhjet në Kosovë, thotë se këto të holla janë paga për punonjësit serb që mbeten pa punë pasi autoritetet e Prishtinës mbyllën institucionet e Serbisë që vepronin në Kosovë, siç ishin komunat paralele, Posta dhe zyra të tatimeve.

Organizata joqeveritare, Demokracia në veprim e interpreton vendimin e qeverisë së Serbisë për të shpërndarë të holla tek qytetarët serb të Kosovës si ndërhyrje të jashtme në proces zgjedhor. "Kjo përbën ndërhyrje të jashtme në procesin zgjedhor të Kosovës dhe paraqet një përpjekje të hapur për të influencuar vullnetin qytetar të komunitetit serb, duke përdorur ndihmën financiare si mjet për të ndikuar në përcaktimin politik të votuesve”, thekson DnV.

Trend i përdorimit të gjuhës së urrejtjes në fushatë

Rrjeti i organizatave joqeveritare që monitoron fushatën zgjedhore ka konstatuar edhe një trend të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në fushatën zgjedhore. "Trendi i përdorimit të gjuhës dhe diskursit nxitës apo të urrejtjes në fushatë, ka vijuar edhe gjatë javës së dytë, pavarësisht gjobave të shqiptuara nga PZAP-ja pikërisht për raste të tilla. Deri më tani, në 62 aktivitete apo rreth 20% e numrit të përgjithshëm të aktiviteteve të monitoruara nga DnV-ja, janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës nxitëse apo të urrejtjes mes partive dhe kandidatëve të tyre”, thotë DnV.

Sipas DnV, në raport prin "me numrin e aktiviteteve të mbajtura, Lëvizja Vetëvendosje në rreth 25% e aktiviteteve, nga të cilat ka pasur përdorim të gjuhës nxitëse apo së urrejtjes, kryesisht mbi baza politike. Më tej renditen me të njëjtin diskurs LDK me 20% të aktiviteteve, AAK më rreth 18% të aktiviteteve dhe PDK më rreth 11% të aktiviteteve”.

DnV ka monitoruar edhe portalet mediatike ku nga "monitorimi i 152 portaleve ka identifikuar gati 900 mijë komente te bëra në rrjete sociale, ku 6% e tyre përmbajnë gjuhë të urrejtjes dhe kjo pasqyron përdorimin e gjuhës së urrejtjes në komunikimet politike, duke ndikuar negativisht në diskursin publik dhe demokratik të vendit”.

Gjoba për gjuhën e përdorur në fushatë

Paneli për Ankesa dhe Parashtres, PZAP ka shqyrtuar dhe vendosur në 45 raste që ndërlidhen me shkeljet e kodit të mirësjelljes gjatë fushatës. "PZAP ka shqiptuar 30 vendime me gjobë në vlerë prej 155 mijë e 500 euro gjobë, kryesisht për shkak të gjuhës së përdorur në fushatë, përdorimit të resurseve publike në kundërshtim me ligjin, si dhe vendosjes së materialit zgjedhor në hapësira publike në kundërshtim me ligjin. "Nga këto 30 vendime dënuese, subjekti politik PDK u dënua me 53 mijë e 500 euro gjoba, LDK me 45 mijë euro gjoba, AAK me 33 mijë e 500 euro gjoba, LVV me 18 mijë euro gjoba, Koalicioni për Familjen me 4 mijë e 500 euro gjoba, si dhe  subjekti politik PLE-Partia Liberale Egjiptiane që u dënua me 1000 euro gjobë”.

Njohësi i çështjeve politike analisti Blerim Burjani, thotë se "Fushata  dhe gjuha e urrejtjes që përdoret si mjet politik, është e ndaluar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, nenet 33,34, 35, që i referohet kodit të sjelljes së partive në fushata politike. Prandaj gjuha e nxitjes  e urrejtjes, dhunës dhe mosdurimit, sjellin rrezikshmëri të përgjithshme  dhe si të tilla cenojnë integritetin dhe dinjitetin njerëzor dhe nxisin dhunë të përgjithshme”.

DnV: Shqetësim për bojkotimin e medieve private

Një shqetësim tjetër që ka konstatuar DnV është edhe bojkotimi i disa medieve private nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, gjë që konsiderohet se shkon "kundër llogaridhënies dhe transparencës”. Shumë organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të heqë dorë nga bojkotimi i disa medieve të caktuara. Por sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama, thotë se partia e tij nuk po bojkoton mediet, por ka marrë vendim që të "përjashtojë”, tre kanale specifike dhe një vendim i tillë, sipas tij, "nuk cenon peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

Sipas të dhënave të organizatës Demokracia në Veprim, në dy javët e para të fushatës, LVV ka bojkotuar gjerësisht debatet televizive, duke u paraqitur në mënyrë selektive vetëm në pak debate. Në një letër që një rrjet i organizatave joqeveritare i dërguan me 10 janar kryeministrit Kurti dhe partisë së tij, përveç bojkotimit të disa medieve, u përmend edhe gjendja e lirisë së medies në Kosovë dhe sulmet ndaj gazetarëve.

Gjatë vitit 2023, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës AGK ka regjistruar 53 raste të sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve, ndërsa, në 2024, janë regjistruar 24 raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve. "Shumica e këtyre incidenteve përfshijnë sulme verbale nga anëtarët e partisë tuaj, të cilët i kanë cilësuar gazetarët si ‘spiunë serbë' apo kolaboracionistë dhe i kanë akuzuar ata se ndjekin interesat serbe”, u tha në letrën e hapur të OJQ-ve. Edhe organizata ndërkombëtare për lirinë e medieve Reporterët pa Kufij, tha se "më 2024, Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë se vitin paraprak”.

Nuk ka pasur incidente

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit zyrtarisht do të vazhdojë deri me datën 07.02. Deri tani sipas organeve të sigurisë nuk është shënuar ndonjë incident. Pos policisë së Kosovës më shumë se 200 ushtarë italianë që iu shtuan KFOR-it dhe mbi 100 vëzhgues të BE-së,  do të jenë të pranishëm në Kosovë për të ndihmuar për një ambient të qetë dhe proces të rregullt të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndonëse përfaqësuesit e tyre patën bojkotuar zgjedhjet lokale të vitit 2023, por, kësaj radhe lista Srpska që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhje dhe tashmë kjo parti është certifikuar në KQZ. Në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues, prej të cilëve 105 mijë qytetarë që votojnë jashtë Kosovës./DW

fushate zgjedhore dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur