27 Janar 2025, 14:37
Nga N.F
Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë që shqyrton dosjen e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Në reagimin e tij Bardhi shkruan se ky është një akt i paprecedent.
Ai shtoi se ky është shembulli më i shëmtuar sesi nuk mund të jetë kurrë drejtësia. Bardhi thekson se pas një vendimi politik të Gjykatës së Apelit që burgosi Salianjin vetëm se është kundërshtar i regjimit të Edi Ramës, kushdo priste dhe pret drejtësi nga Gjykata e Lartë. Ai shtoi se deformimi i rezultateve të shortit përzgjedhës dhe ndryshimi i trupës brenda 24 orëve, pa dhënë asnjë shpjegim, është sinjal që paralajmëron vazhdimin e padrejtësisë.
Bardhi tha se duke dënuar me forcë manipulimin në rastin konkret, ai apelon që gjyqtarët e ndershëm në Gjykatën e Lartë të mos pranojnë të përdoren politikisht për të mbajtur gjallë një padrejtësi dhe për t’u keqpërdorur për hakmarrje politike ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Akti i paprecedent i ndryshimit të trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë të kolegut Ervin Salianji, është shembulli më i shëmtuar sesi nuk mund të jetë kurrë drejtësia.
Pas një vendimi politik të Gjykatës së Apelit që burgosi Ervin Salianjin vetëm se është kundërshtar i regjimit të Edi Ramës, kushdo priste dhe pret drejtësi nga Gjykata e Lartë. Por deformimi i rezultateve të shortit përzgjedhës dhe ndryshimi i trupës brenda 24 orëve, pa dhënë asnjë shpjegim, është sinjal që paralajmëron vazhdimin e padrejtësisë.
Duke dënuar me forcë manipulimin në rastin konkret, apeloj që gjyqtarët e ndershëm në Gjykatën e Lartë të mos pranojnë të përdoren politikisht për të mbajtur gjallë një padrejtësi dhe për t’u keqpërdorur për hakmarrje politike ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës.
bardhi gjykata e larte ervin salianji
Politike
27 Janar 2025, 13:25
I.A
KQZ
TIRANË- Kuvendi i ka kthyer përgjigje shkresës së Komisionit Qëndror të Zgjedhje, për të marrë inform...
Politike
27 Janar 2025, 13:13
I.A
Peter Sorensen
BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë dritën jeshilë ditën e sotme për të qenë i dërguari i Bashkimit Evr...
Politike
27 Janar 2025, 13:12
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët.&nb...
Politike
27 Janar 2025, 13:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në konferencën e sotme në selinë blu është pyetur nga gazetar&e...
Politike
27 Janar 2025, 12:58
r.ll
peter sorensen
BRUKSEL- Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për posti...
Politike
27 Janar 2025, 12:58
N.F
Konferenca me gazetarët
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë pë...
Politike
27 Janar 2025, 12:49
I.A
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
TIRANË- Shqipëria i ka dhënë para borxh qeverisë italiane për armatime dhe transport në qend...
Politike
27 Janar 2025, 12:51
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët.&nb...
Politike
27 Janar 2025, 12:50
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetarët.&nb...
Politike
27 Janar 2025, 12:43
N.F
Berisha dhe Garo
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për gazetar&e...