LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTOT/ Tre dokumentat që nxjerrin me firmë Ilir Beqjan si “strumbullarin” e koncesionit të sterilizimit

Dokumentat ngrenë dyshime të arsyeshme mbi përgjegjësinë penale të “Shpërdorimit të detyrës” nga ana e ish-ministri Beqja, për të cilin SPAK ka ndarë hetimet dhe kryen verifikime më të gjëra.

17 Gusht 2023, 19:40 Nga Elton Qyno
FOTOT/ Tre dokumentat që nxjerrin me firmë Ilir Beqjan si
Ilir Beqja

TIRANË- Janë 3 dokumenta “bombë”, ku Ilir Beqja në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, ka firmosur gjatë periudhës 2015, kohë kur zhvillohej procedura konçesionare për sterilizimin e paisjeve kirugjikale. Dokumentat ngrenë dyshime të arsyeshme mbi përgjegjësinë penale të “Shpërdorimit të detyrës” nga ana e ish-ministri Beqja, për të cilin SPAK ka ndarë hetimet dhe kryen verifikime më të gjëra.

Tre dokumentat në ditët në vijim mund të sjellin ngritjen e akuzës zyrtare për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili 3 muaj më parë u paraqit në SPAK dhe dëshmoi për gati 9 orë. “Ora News” ka siguruar dokumentacion e administruar në dosjen e SPAK, ku qartazi dhe dukshëm, Ilir Beqja ka firmosur tre dokumentat kryesorë të konçesionit 10 vjeçar të sterilizimit, biznes ky që i është dhuruar pikërisht mikut të ministrit Beqja, shtetasit Ilir Rrapaj.

Beqaj, është njeriu kryesor dhe “strumbullari” i kësaj afere korruptive që i hapi rrugën lejimit të procedurave të tjera konçesionare në Shëndetësi, si në shërbimin e Hemodializës, shërbimin e laboratorëve dhe shërbimin e analizave të “Che-Capit”.

Njeriu kryesor dhe që ka mashtruar përmes faturave fiktive, vlonjati Ilir Rrapaj, që prej ditës së djeshme është arrestuar nga SPAK së bashku zv/ministrin, Klodian Rrjepaj dhe 6 zyrtarë të tjerë të Shëndetësisë, që kanë shërbyer si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Dokumenti i parë që implikon dhe bën protagonist kryesor Ilir Beqjan në konçesionin e sterilizimit është pikërisht dokumenti që ministri ka firmosur, për hapjen e procedurës së konçesionit 10 vjeçar.

Në cilësinë e titullarit Beqja ka hapur procedurën dhe njëherësh përmes një urdhëri të brendshëm, ka formuan grupin e njerëzve me në krye Klodian Rrjepaj, për formimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj.

Objekti i kontratës së partneritetit publik-privat kishte për qëllim ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve.

Sipas dokumentave me datën 4 Maj 2015, Ministria e Shëndetësisë ka zhvilluar procedurën e prokurimit për koncesionin dhe në datë 26 Maj, autoriteti kontraktues ka publikuar renditjen e operatorëve ekonomikë.

Sipas këtij dokumenti këtu, renditja e operatorëve konkurues dhe pikëzimi i tyre është firmosur nga titullari i Institucionit Kontraktues, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, që monitorohej nga Beqja ka shpallur konsorciumin e përbërë nga Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed të parët me 73.89 pikë dhe në vendin e dytë konsorciumin e përbërë nga “Action Laundry,” S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente” me 42.83 pikë.

Më 8 qershor 2015, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga kompania e “Action Laundry” e renditur e dyta paraqiti një ankesë në KPP duke kundërshtuar renditjen e operatoreve në procedurën e koncesionit si dhe kualifikimin e konsorciumit tjetër, të përfaqësuar nga “Servizi Italia S.p.a”.

Me datë 22 qershor 2015, KPP-ja pranon pjesërisht ankesën e “Action Laundry” dhe i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësojë ofertat, pasi vëren se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë ka gabime matematikore.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015, dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Por çuditërisht, këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë.

Nga 73.98 pikë që kishte në vlerësimin e parë, tani ishte vlerësuar me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më tepër.

Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga “Action Laundry” ka marrë 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.

Pas shpalljes së vendimit të KPP-së me datë 10 korrik, kompanitë Investital Llc, Servizi Italia S.p.a, U.Jet S.r.l dhe Tecnosanimed, kanë regjistruar një kompani të re për të operuar me koncesionin, të quajtur “Sani Service” Sh.p.k.

Edhe pse me shumë pak eksperiencë se partnerët e tjerë italianë, kompania e Rrapajt, Investital Llc merr 40 % të aksioneve të kompanisë së re SaniService Sh.p.k, Servizi Italia S.p.a 30 %, Tecnosanimed 15 % dhe U.Jet S.r.l 15 %.

Investimi i Rrapajt nëpërmjet e “Investital Llc” për të kontrolluar 40 % të kompanisë me koncesionin 100 milionë dollarësh, ishte vetëm 8 mijë euro.

Pas shpalljes fitues të grupit të kompanive të udhëhequr nga Ilir Rrapaj, dhe themelimit të kompanisë konçesionare “Sani Service”, është sërisht ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja që ka firmosur kontratën konçesionare 10-vjeçare.

Ilir Beqja ka firmosur për llogari të Autoritetit Kontraktual Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërsa për kompanisë konçesionare ka firmosur, administratori i “Sani Service”, Admir Daca.

Marrë nga Ora News

ilir beqja koncensioni i sterilizimit


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet