LIVE UPDATES
Aktualitet

Sarandë/ Përplasi me makinë një polic në tentativë për tu larguar, 22-vjeçarit i gjejnë kokainë dhe fishekë luftarak

Në fshatin Vrinë, uniformat blu i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi me inicialet K. M. Pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, ai ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe ka goditur një punonjës policie (agjent i Policisë Kriminale), i cili është dëmtuar lehtë.

17 Gusht 2023, 17:30 Nga m.s
Sarandë/ Përplasi me makinë një polic në tentativë
momente gjate arrestimit

SARANDË- Në sajë të operacionit të koduar "Vrina", policia e Sarandës ka vënë në pranga një 22-vjeçar i cili ka përplasur me makinë një polic, në tentativë për tu larguar. Në fshatin Vrinë, uniformat blu i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi me inicialet K. M. Pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, ai ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe ka goditur një punonjës policie (agjent i Policisë Kriminale), i cili është dëmtuar lehtë.

Pas disa minutash ndjekje, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij, shtetasit K. M., 22-vjeç, banues në Konispol. Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte 22-vjeçari, policia gjeti një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin pa leje drejtimi, dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Vrina”.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, dhe tentoi të largohej me automjet me shpejtësi, duke iu rrezikuar seriozisht jetën efektivëve, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 108 fishekë luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Vrina”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Vrinë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit me të cilin qarkullonte shtetasi i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari kriminale, shtetasi K. M.

Pavarësisht sinjalizimit për të ndaluar, ky shtetas ka shtuar shpejtësinë e automjetit dhe ka goditur me automjet, një punonjës policie (agjent të Policisë Kriminale), i cili si pasojë është dëmtuar lehtë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi dhe pas disa minutash, kanë bërë bllokimin e automjetit, si dhe arrestimin e drejtuesit të tij, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Konispol.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin që drejtonte 22-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën 108 fishekë luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi dhe pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë automjet.

Lënda narkotike, fishekët luftarak dhe automjeti i shtetasit K. M., u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

sarande policia kokaine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës