LIVE UPDATES
Aktualitet

FOTO/ Policia në Udorf zbulon laboratorin me para false, arrestohet shqiptari me "mjeshtrin" zviceran, 2 mln $ mbërritën në Shqipëri me makinë

Në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një zviceran, ndërsa mediat vendase shkruajnë se një pjesë e parave kanë mundur të mbërrijnë në Shqipëri në rrugë tokësore. Zvicerani i arrestuar kishte precedentë të ngjashëm edhe në Kosovë në 2012.

28 Dhjetor 2022, 09:40 Nga f.g
FOTO/ Policia në Udorf zbulon laboratorin me para false, arrestohet
Foto nga laboratori

UDORF, ZVICER- Një operacion i fundit i realizuar nga policia zvicerane ka përfunduar me goditjen e një laboratori të sofistikuar ku prodhoheshin para false. Policia ka sekuestruar rreth 2 milionë dollarë amerikanë fals dhe një sasi prej 240 kilogram marijuanë që ishin gati për tu futur në treg. Në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një zviceran, ndërsa mediat vendase shkruajnë se një pjesë e parave kanë mundur të mbërrijnë në Shqipëri në rrugë tokësore. Zvicerani i arrestuar kishte precedentë të ngjashëm edhe në Kosovë në 2012.

Operacioni ka nisur që prej 16 nëntorit kur në Udorf të Zvicrës policia gjeti një fabrikë prodhimi të kërpit legal, kanabidiolit (CBD). Atje policët gjetën një pjalmues, që shërben për të marrë kristalet e rrëshirës nga sythat e vegjël të luleve të kërpit. Përpunimi i tyre prodhon marijuanë. Këtu nisi dyshimi se pas fabrikës prodhohej kanabis. Pas kontrolleve nga efektivët, të arrestuarve iu gjet 240 kilogramë marijuanë që nëse dilte në treg kap vlerën e 1 milionë frangave zvicerane, 600 kilogram kërp legal dhe arrestoi dy burra. Policia gjeti brenda shtëpisë një laborator ku ndodheshin makina  printimi dhe pajisje për prodhimin e parave false.

Prokuroria Federale ka marrë nën hetim rastin e Udorf bashkë me policinë e rajonit. Sipas gazetës zvicerane, “Tagesanzeiger” falsifikuesit nga Urdorfi nuk e kishin për herë të parë prodhimin e parave false. Kush janë dy të arrestuarit?  Bëhet fjalë për shqiptarin 48-vjeçar Enes S. dhe 70-vjeçarin zviceran Loris G. (emrat janë ndryshuar nga redaktori) – të dy shtetas zviceranë. I lindur në Shqipëri, S. drejtonte një garazh në Spreitbach. Por eksperti i falsifikimit ka qenë zvicerani Loris G. Ai e kishte mësuar falsifikimin nga puna në printerin e njohur të sigurisë së lartë Orell Füssli në Cyrih. Ai kishte kryer trajnime speciale në kompaninë ku printoheshin para dhe ka punuar atje si zhvillues, megjithëse kompania mohon që ai të ketë më lidhje me ta. “Ai nuk është një punonjës aktiv i Orell Füssli”, tha një zëdhënëse e kompanisë pas kërkesës. Loris G., ka sofistikuar punën e tij pas një jetese në Tajlandë ku mendohet se ka mundur të falsifikojë monedhën e Tajlandës Baht, ku i shtypur është mbreti. Tajlanda e ka arrestuar dhe e ka dënuar me burgim të gjatë, por një falje nga mbreti ai ka mundur të lirohet. Në vitin 2012, ai shkoi në Kosovë, ku ka hedhur në treg 1 milionë dollarë amerikanë fals. Atje është arrestuar dhe më pas është liruar. Pas Kosovës, mendohet se ka nisur edhe bashkëpunimi me shqiptarin Enis S.. Të dy kanë blerë makina printimi në Gjermani në vitin 2021, përfshirë edhe një makinë tharjeje. Ngarkesa e fundit ka mbërritur në fund të janarit. Dyshja kishin letër speciale për shtypjen e parave të falsifikuara të dërguara nga Azia Juglindore. Vetëm investimi për makineritë kap vlerën e 350 mijë frangave. Me mjeshtërinë e zviceranit të dy arritën të prodhonin miliona dollarë, një pjesë e të cilave sipas gazetës kanë mbërritur në Shqipëri. 

48-vjeçari Enis S. ka sjellë gradualisht një pjesë të parave të falsifikuara në atdheun e tij origjinal, Shqipëri, në një vend të fshehtë në makinën e tij. Të dy janë tashmë në burg dhe në rast dënimi, do të qendrojnë për disa vite pas hekurave./Dosja.al

arrestohet shqiptar enis s para false ne zvicer


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet