Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.
TIRANË- Qeveria shqiptare ka krijuar Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.
Kjo agjenci do të merret administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj.
VENDIMI:
I. Në tekstin e rregullores bashkëlidhur vendimit nr.147, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pika 3, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon: “3.Struktura dhe organika e ASIGUT-t miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në fuqi të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve të administratës shtetërore.”.
2. Pas pikës 2, të nenit 7, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2/1. Drejtori i përgjithshëm i ASIGU-t mbështetet nga një zëvendësdrejtor.”.
3. Në nenin 9 bëhen këto ndryshime: a) Titulli i nenit ndryshohet, si më poshtë vijon: “Funksioni i koordinimit ndërinstitucional, i administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor”; b) Fjalia hyrëse ndryshohet, si më poshtë vijon: “Në kuadër të koordinimit ndërinstitucional, administrimit dhe përpunimit të informacionit gjeohapësinor, ASIG-u ushtron këto funksione:”.
c) Pas shkronjës “j” shtohen shkronjat “k”, “l”, “ll”, “m”, “n” dhe “nj”, me këtë përmbajtje:
“k) administrimin dhe arkivimin e informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë, etj., të vëna në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, apo institucione në varësi të saj, si dhe të krijuara nga ASIG-u, në kuadër të projekteve të brendshme apo me bashkëpunim të huaj;
l) përpunimin dhe analizimin e të dhënave të informacionit gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj.;
ll) shpërndarjen e informacionit të përpunuar gjeohapësinor të kapur (mbledhur) nëpërmjet imazheve satelitore, teknologjisë UAV, kamera 360 gradë etj., për autoritetet publike, sipas fushave të tyre të përgjegjësisë;
m) bashkëpunimin me ministritë apo institucionet për caktimin e personave përgjegjës/pikës së kontaktit, të nevojshëm për analizimin dhe përpunimin e thelluar të informacionit të marrë nga teknologjitë e avancuara;
n) hartimin, në bashkëpunim me ministritë apo institucionet, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë, të manualeve dhe udhëzimeve të nevojshme për mënyrën e përdorimit të informacionit të përftuar nga monitorimi i territorit me teknologji të avancuar, të cilat miratohen nga drejtori i përgjithshëm, brenda 6 muajve nga aplikimi i kësaj teknologjie;
nj) përpunimin e të dhënave nga sistemet me qëllim prodhimin e raporteve të ndryshme në ndihmë të grupeve të interesit, për qëllime vendimmarrjeje apo statistikore.”.
Bledian Koka TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas mbingopjes që ka në treg vaji i ullirit. Përmes një reagimi, Koka nis sh...
Policia ITALI- Një e moshuar shqiptare tentoi të braktiste nipin e mitur në Rimmi. Mediat italiane raportojnë se e moshuara (ende e pai...
Greta Dyrmishi TIRANË- Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më dat&...
Foto ilustruese GREQI- Dy të mitur të akuzuar për përdhunimin e një studenteje 15-vjeçare nga Ilioni u ...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me mbiprodhimin e vajit të ullirit dhe tregun e tij të shitjes. Përm...
Ushtarak TIRANË- Garda e Republikës ka vendosur që të pranohen ushtarakë të shërbimit aktiv të Forcave të Arma...
Momenti i arrestimit SERBI- Pjesëtarët e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) dhe zyrtarë të ministrisë së...
Moti TIRANË- Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë gjatë paradites dominim t&eum...
Spitali Si një nga investimet më strategjike, ky spital do t’i ofronte jugut të vendit shërbimeve mjeksore cilës...
Shqiperi-Kine TIRANË- Shqipëria ka hequr vizat me Republikën Popullore të Kinës, për mbajtësit e pasaportave të zyr...