LIVE UPDATES
Aktualitet

Fondi i Sigurimit penalizon 362 farmaci për shkak të faturave fiktive/ Urdhri i Farmacistëve: Dënim kolektiv i cili nuk ka prova, kërkojmë dialog institucional

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, e konsideron një veprim të tillë si dënim masiv kolektiv, pa prova, veprim që nëse nuk tërhiqet në kohë, do të shkaktojë kolaps të sistemit farmaceutik me pasoja mbi pacientët që marrin barna me rimbursim.

26 Dhjetor 2025, 13:49 Nga E.d
Fondi i Sigurimit penalizon 362 farmaci për shkak të faturave
Foto ilustruse

TIRANË- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka kërkuar të penalizohen 362 farmaci në të gjithë vendin. Kjo pasi këto farmaci akuzohen për fatura fiktive të supozuara, për barnat Trimbow dhe Foster. Fondi i Sigurimit kërkon zgjidhjen e kontratave për këto farmaci, të cilat japin ilaçe me rimbursim si dhe ndjekjen penale të disa prej tyre.

Kjo me argumentimin se kanë dhënë fatura fiktive për 10 barna mjeksore. Në procesverbalin e dërguar farmacive, Fondi i Sigurimit kërkon zgjidhjen e kontartave të tyre pa afat. Menjëherë pas kësaj ka reaguar Urdhri i Farmacistëve, i cili thekson se komuniteti farmaceutik është vënë përballë një situate serioze dhe të paprecedentë. Sipas tyre kjo situatë lidhet me pretendimet hipotetike të ngritura nga Fondi për ekzistencën e “faturave fiktive” të supozuara, për barnat Trimbow dhe Foster, pretendime mbi bazën e të cilave shumë kolegë janë vendosur përpara faktit të kryer, përmes shkresave paralajmëruese.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, e konsideron një veprim të tillë si dënim masiv kolektiv, pa prova, veprim që nëse nuk tërhiqet në kohë, do të shkaktojë kolaps të sistemit farmaceutik me pasoja mbi pacientët që marrin barna me rimbursim. Ata thonë se janë  kundër çdo forme abuzimi apo përfitimi të paligjshëm nga kushdo, por nuk mund dhe nuk do të pranojë penalizime kolektive.

Sipas tyre këto veprime apo kërcënime penale pa prova dhe pa procedurë ligjore, cenojnë profesionin, farmacitë dhe interesin publik. Në deklaratën e tyre theksohet se veprimet e kryera nga ana e Fondit të Sigurimit cënojnë rëndë figurën profesionale të farmacistit, duke e trajtuar atë apriori si subjekt abuzues, pa prova të verifikuara dhe pa një proces të rregullt ligjor. Në fund ata kërkojnë një zgjidhje të drejtë të kësaj çështje tepër sensitive dhe se mbeten të angazhuar për dialog institucional.

Reagimi i plotë

Komuniteti farmaceutik është vënë përballë një situate serioze dhe të paprecedentë, e cila ka prekur drejtpërdrejt një numër të madh farmacish të kontraktuara me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Kjo situatë lidhet me pretendimet hipotetike të ngritura nga Fondi për ekzistencën e “faturave fiktive” të supozuara, për barnat Trimboë dhe Foster, pretendime mbi bazën e të cilave shumë kolegë janë vendosur përpara faktit të kryer, përmes shkresave paralajmëruese.

Bazuar në një urdhër të brendshëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit, është hartuar një procesverbal me 362 farmaci, për të cilat parashikohen masa ekstreme administrative dhe penale, përfshirë zgjidhjen e kontratës dhe referimin për kallëzim penal. (UFSH disponon listën me 362 emrat e farmacive, por për arsye etike profesionale nuk do e bëjmë publike).

Bazuar në informacionet që kemi, kjo procedurë po vijon edhe me rreth 10 barna të tjera, dhe përfshin pothuajse të gjitha farmacitë që kanë kontratë me Fondin. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, e konsideron një veprim të tillë si dënim masiv kolektiv, pa prova, veprim që nëse nuk tërhiqet në kohë, do të shkaktojë kolaps të sistemit farmaceutik me pasoja mbi pacientët që marrin barna me rimbursim.

Shkresa që u është dërguar farmacive:

Nuk është në përputhje me Rregulloren Nr. 3, datë 22.10.2014, “Për procedurën dhe mënyrën e kontrollit të dhënësve të shërbimit të kontraktuar me Fondin”.

Nuk është në përputhje me Kontratën Fond – Farmaci 2024, veçanërisht nenin 11, pika 2 dhe 3, si dhe nenin 12, pika 1.

Procesverbalet janë hartuar në mënyrë të njëanshme, në zyrat e Fondit, mbi bazën e një urdhri të brendshëm, pa u mbështetur në rregulloren e kontrollit.

Procesverbalet janë paragjykuese, pasi arrijnë drejtpërdrejt në konkluzione për fatura fiktive dhe propozojnë masa ekstreme, si zgjidhje kontrate dhe kallëzim penal, pa një proces të rregullt administrativ.

Farmacia kontratën e lidh me Drejtorinë Rajonale, dhe çdo komunikim i Fondit duhet të kalojë domosdoshmërisht nëpërmjet Drejtorisë Rajonale (procedurë që në rastin konkret nuk është zbatuar).

Procesverbali nuk përmban firmë të titullarit, nuk shoqërohet me shkresë përcjellëse dhe nuk është parashikuar si formë kontrolli dhe komunikimi ndërmjet palëve në marrdhënien kontraktuale.

Pretendimi mbi ekzistencën e faturave fiktive është i pabazuar, pasi farmacitë furnizohen vetëm nga importues dhe shpërndarës të kontraktuar me Fondin. Fatura e lëshuar nga depoja, e gjeneruar dhe e regjistruar në sistemin e-depo, nuk mund të konsiderohet fiktive, pasi ky sistem nuk lejon lëshimin e faturës në mungesë të gjendjes së mallit në depo.

Farmacia nuk ka asnjë kompetencë dhe asnjë mundësi tekniko-ligjore për të verifikuar gjendjen fizike të barnave në depo, përgjegjësi kjo që i takon Fondit dhe strukturave të tij kontrolluese.

Cënon parimet themelore të Kodit të Procedurave Administrative.

Dëmton integritetin profesional dhe reputacionin e farmacistëve, duke krijuar pasiguri, presion dhe destabilizim të funksionimit normal të farmacive.

Rrezikon furnizimin e pandërprerë të pacientëve me barna dhe stabilitetin e shërbimit farmaceutik në tërësi.

Krijon precedent të rrezikshëm, për vazhdimin e marrëdhënies kontrakore Fond -Farmaci.

Krijon problem social për rreth 700 farmacistë që punojnë në 362 farmacitë që rrezikohet tu ndërpritet kontrata.

 Ekzistojnë raste ku të njëjtët punonjës të Fondit kanë firmosur më herët akte të kontrollit fizik në farmaci, pa konstatuar shkelje, ndërsa më pas kanë firmosur procesverbalet për të njëjtat barna me pretendime për fatura fiktive.

Pothuajse të gjitha farmacitë që kanë marrë këto shkresa, janë kontrolluar më parë nga Drejtoritë Rajonale dhe nga vetë Fondi, me inventarizim fizik për barnat përkatëse, pa u konstatuar shkeljet e pretenduara.

Në këto kushte, për të shmangur kolapsin me furnizimin e pacientëve me barna të rimbursueshme, që mund të vijë nga penalizimet masive apo reagimi në bllok i farmacistëve, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkon :

Ndërprerjen e menjëhershme të çdo procedure apo veprimi administrativ të nisur mbi bazën e këtyre procesverbaleve.

Procedurat e kontrollit të kryhen në përputhje të plotë me rregulloren dhe kontratat në fuqi, duke garantuar verifikim individual, transparencë dhe të drejtat e garantuara nga ligji, për çdo farmaci.

Garantimin se nuk do të ketë penalitete administrative apo referime penale pa prova të verifikueshme dhe pa ndjekjen e procedurave ligjore administrative.

Ndërprerjen e çdo praktike me karakter ndëshkues kolektiv dhe paragjykues.

Parandalimin e shtrirjes së kësaj praktike ndaj farmacive për barna të tjera.

Vijimin e dialogut institucional përmes një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi midis Fondit dhe Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

Gjatë kësaj periudhe, përveç shkresave zyrtare, me ndërmjetësimin dhe praninë e titullarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale janë zhvilluar edhe disa takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit ku është kërkuar që Fondi të tërhiqet nga procedura e pa bazuar në kontratë dhe rregullore e penalizimeve kolektive.

Deri në këtë moment, nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit nuk ka pasur asnjë vendimmarrje apo veprim konkret që të adresojë shqetësimet e ngritura.

Në këto kushte jemi në pritje të ndërhyrjes së Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në cilësinë e Kryetares së Këshillit Administrativ të Fondit. Shpresojmë dhe besojmë në një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë është kundër çdo forme abuzimi apo përfitimi të paligjshëm nga kushdo, por nuk mund dhe nuk do të pranojë penalizime kolektive, veprime arbitrare apo kërcënime penale pa prova dhe pa procedurë ligjore, që cenojnë profesionin, farmacitë dhe interesin publik.

Veprimet e kryera nga ana e Fondit cënojnë rëndë figurën profesionale të farmacistit, duke e trajtuar atë apriori si subjekt abuzues, pa prova të verifikuara dhe pa një proces të rregullt ligjor. Përmes këtyre praktikave, farmacistët vendosen nën presion të vazhdueshëm administrativ dhe psikologjik, duke ushtruar aktivitetin e tyre profesional në një klimë pasigurie, frike dhe kërcënimi për pasoja ekstreme, të cilat nuk janë në përpjesëtim me mënyrën dhe bazën mbi të cilën janë ngritur pretendimet.

Në pritje të një zgjidhje të drejtë të kësaj çështje tepër sensitive, mbetemi të angazhuar për dialog institucional, por njëkohësisht të vendosur për mbrojtjen e ligjshmërisë, dinjitetit profesional dhe integritetit të çdo farmacisti. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë./Dosja.al

fondi i sigurimit urdhri i farmacistëve fatura fiktive

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet