LIVE UPDATES
Aktualitet

“Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi”, vëllai i autorit të masakrës së Klosit: Asnjëri s’e mori vajzën për nuse, thoshin ‘e kemi parë në shumë vende’

Por, sipas Mjetrit, i vëllai është acaruar kur si familja Shira dhe Hasulaj nuk kishin pranuar, pasi i kishin thënë se vajzën e kishin parë edhe në vende të tjera, duke hedhur dyshime për imoralitet. Në këtë moment, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

13 Tetor 2022, 14:18 Nga F.M
“Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi”, vëllai i autorit
Vendi ku ndodhi masakra në Klos

TIRANË- Vëllai i autorit të masakrës së Klosit, Fatbardh Mjeshtri është shprehur se mbesa u ka thënë se ka qenë e lidhur për disa muaj me 17-vjeçarin Kenado Shira, por që me zhvendosjen e këtij të fundit në Durrës, marrëdhënies mes tyre ishte ftohur. Në një intervistë për Top Channel, Mjeshtri thotë se në takimin e realizuar në lokalin ku dhe ndodhi tragjedia, i vëllai u ka vënë kusht që vajzën do ta marrë për nuse ose Kenadi, ose Renato Hasulaj, për të cilin sipas tij, i kishin dalë fjalë në fshat gjithashtu. Por, sipas Mjetrit, i vëllai është acaruar kur si familja Shira dhe Hasulaj nuk kishin pranuar, pasi i kishin thënë se vajzën e kishin parë edhe në vende të tjera, duke hedhur dyshime për imoralitet. Në këtë moment, ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

“Vajza ka pasur një lidhje 2-3 muaj me Kenad Shirën. Me pas, lidhja u ndërpre nga djali se i thoshte flet me të tjerë dhe e shantazhonte, i thoshte do bësh si them unë. Vajzës i dolën fjalë dhe për Renato Hasulën. E thirra atë djalin, i thashë mos e ngacmo vajzën dhe situata u qetësua. Deri para 5 ditësh, ku vëllait në Angli i erdhi një mesazh anonim që thoshte se ishte mik i familjes dhe na njoftonte se vajzën po na e tallnin këta 2 djemtë. Pasi mora këtë mesazh, kam marrë në telefon baballarët e djemve dhe u kam thënë ta mbyllim këtë muhabet mos të kemi probleme. Të martën në darkë, vëllait, Fiqiriut i vjen një mesazh në telefon. I thotë jam një djalë nga Klosi dhe dua të të takoj. Shkojmë me vëllain dhe shohim këtë djalin, i marrim telefonin dhe i thamë s’flasim me ty pa ardhur babai. E morëm në makinë dhe pritëm sa erdhi i ati. Ai bënte sikur s’dinte gjë për historinë e djalit dhe vajzës. I thamë kemi mesazhe që ky i shkruan vajzës do të të degjenerojmë. Na tha vajza s’ka lidhje me Kenadin, po me Renato Hasulën. Mirë i thamë, po të lemë 24 orë ta sqaroni këtë çështje. I ati ka thënë nëse nuk e merrni vajzën, djali do të vdesë. Lamë takim të mërkurën në drekë, në qendër të Klosit. I takuam dhe i thamë meqë vajzën e doni, sa ziheni me njëri-tjetrin, njëri do ta marrë për nuse. Ata nuk pranuan dhe djemtë me njëri-tjetrin po thoshin fjalë për vajzën, jo e kemi parë këtu, jo aty, dhe Fiqiriut i iku mendja dhe qëlloi. Nuk e dinim që kishte armë,”- tha Mjeshtri.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

fatbardh mjeshtri masakra e klosit

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin