LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: ‘Nuk di ç’të bëj tjetër’: Gratë që denoncojnë dhunën përballet të vetme me pasojat

E martuar në moshë të re, ajo u përball që në fillimet e bashkëjetesës me dhunë nga bashkëshorti. Fillimisht me të shara dhe fyerje dhe më pas me goditje dhe shenja në fytyrë.

27 Mars 2024, 20:56 Nga Valbona Davidhi
BIRN: ‘Nuk di ç’të bëj tjetër’:
Foto ilustruese

TIRANË-Margarita* ishte 10 vjeç kur mësoi se ishte e birësuar dhe se prindërit që po e rrisnin ishin në fakt xhaxhai dhe nusja e xhaxhait. Por ajo nuk ndjeu kurrë mungesë dashurie dhe përkujdesi derisa mbushi 18 vjeç, kur siç i thonë nga anët e saj, “ishte bërë për t'u martuar”.

“Ishte një mendim në ato kohë që mosha për martesë e vajzave është nga 14 deri 18 vjeç, përndryshe quhesh e mbetur e s'të merr njeri për nuse,” kujton 38-vjeçarja nga Lushnja.

E martuar në moshë të re, ajo u përball që në fillimet e bashkëjetesës me dhunë nga bashkëshorti. Fillimisht me të shara dhe fyerje dhe më pas me goditje dhe shenja në fytyrë.

Megjithatë, Margarita e duroi për dy dekada dhunën verbale dhe fizike duke menduar se po mbronte familjen, por kjo ndryshoi kur bashkëshorti filloi të rrihte edhe fëmijët. Në fillim, viktimë e dhunës u bë vajza që sot është 18 vjeç dhe më pas edhe djali i mitur.

“Kur e gjeta duke rrahur barbarisht djalin 8 vjeç, thashë kaq e pate. Ia thashë në fytyrë: Kaq e pate,” tregon ajo.

Pas denoncimit në polici dhe pajisjes me urdhër mbrojtjeje, gruaja kërkoi divorcin por bashkëshorti refuzoi që të ndahej dhe e shkeli disa herë urdhrin e mbrojtjes. Çifti u divorcua në dhjetor të vitit 2023 dhe i shoqi i Margaritës u dënua me 6 muaj burg për dhunë në familje. Ai nuk i ndali aktet e dhunës edhe pas lirimit nga burgu dhe siç tregon Margarita, një ditë ia vuri sërish duart në fyt. “Tani është prapë brenda,” shton 38-vjeçarja.

Si shumë gra që kanë vuajtur dhunë të përsëritur për vite me radhë dhe që nuk mund të shmangin kontaktet me dhunuesin, Margarita është e frikësuar dhe nuk di ku të përplaset për ndihmë, pasi urdhri i mbrojtjes shkelet lehtësisht.

“Duhet të mbrohemi nga ai por s'di çfarë mund të bëj tjetër përveç kërkesës për urdhër mbrojtje. Kam frikë. Të gjithë, vajza, unë, djali po trajtohemi me psikolog,” tregon ajo.

Situata e saj nuk është e veçantë. Në Gjykatën e Fierit thuajse çdo ditë ka një kërkesë për urdhër mbrojtjeje dhe gjatë vitit 2023 u kërkuan 303 të tillë. Mes kërkuesve, shumica janë gra që dhunohen nga bashkëshortët dhe bashkëjetuesit, por nuk mungojnë as fëmijët që kërkojnë mbrojtje nga prindër dhunues apo edhe e kundërta.

Ndërkohë, ndihma për ta është e mangët dhe bashkitë që duhet t'i mbështesin me strehim dhe financiarisht thuajse nuk ofrojnë asgjë veç këshillimit.

Për avokatin Kastriot Dyrmishi, mungesa e strukturave ndihmëse e bën të papërfillshëm impaktin e urdhrit të mbrojtjes.  “Nuk ka kuptim dhe logjikë që lëshohet urdhër mbrojtjeje dhe nuk merren masa që viktima ose dhunuesi të veçohen,” thotë ai.

Bashkia e Fierit nuk iu përgjigj një kërkese për informacion të dërguar nga BIRN. Tre bashki të tjera të qarkut nga ana tyre pranuan në përgjigje me shkrim se nuk kishin fonde për viktimat e dhunës në familje, ndërsa bashkia e Lushnjës tha se rezervonte 200 mijë lekë për “aktivitete të ndryshme”.

Ndihma e munguar

Punonjës socialë, psikologë dhe avokatë që janë në kontakt të përdishëm me raste të dhunës në familje, shprehen të shqetësuar se dhuna po trajtohet si e pranueshme. Ata thonë se përtej propagandës, institucionet nuk e vënë ujin në zjarr për të ndihmuar realisht viktimat.

“Mjafton të kujtojmë absurditetin e qëndrimit te dhunuesit dhe viktimës në një shtëpi për të kuptuar se ku qëndron problemi. Shërbimet sociale të bashkive nuk mbajnë kontakte me viktimat e dhunës aq më pak të pikasin apo referojnë raste dhune,” tha Sonila Banushi, psikologe klinike për BIRN

Avokati Kastriot Dyrmishi thotë se dështimi i institucioneve lokale për të dhënë mbështetje e bën të gjithë strukturën kundër dhunës të parëndësishme.  Ai thotë se bashkitë dështojnë të ofrojnë strehim apo ndihmë edhe nëse i kanë mundësitë. “Veçanërisht për gratë e dhunuara, kjo masë duhet të shoqërohet me mbështetje sociale ku strehimi me qëllim veçimin nga dhunuesi të jetë i garantuar. Banesat sociale të bashkisë së Fierit janë bosh, por bashkia nuk ka strehuar atje asnjë grua të dhunuar,”pretendoi Dyrmishi për BIRN.

Edhe bashkitë e tjera të qarkut Fier nuk duket se ofrojnë më shumë mundësi. Në përgjigje me shkrim, bashkia e Roskovecit pranoi se nuk kishte asgjë të parashikuar për dhunën në familje, pavarësisht se regjistronte rreth 20 raste në vit.

“Bashkia nuk ka programe trajnimi. Bashkia nuk ka një fondë të tillë,” thuhet në përgjigjen zyrtare mbi pyetjet lidhur me ndihmën ndaj viktimave.

Në një përgjigje të ngjashme edhe bashkia e Mallakastrës pranon se nuk ka fonde në buxhet për viktimat e dhunës. Në  Lushnje, Patos dhe Divjakë situata është më ndryshe. Këto bashki kanë koordinatorë që kanë kontakte me viktimat dhe ndër të tjera ofrojnë këshillim psikologjik dhe asistencë ligjore falas. Megjithatë, as këto bashki nuk kanë fonde për viktimat. Bashkia e Lushnjes i tha BIRN në përgjigje se kishte një fond 200 mijë lekë, të ndarë për zyrën e shërbimit social, por jo specifikisht për viktimat e dhunës në familje.

“Nga ajo që kam konstatuar mund të them se zbatimi i urdhërave të mbrojtjes nga zinxhiri institucional çedon. Konkretisht janë zyrat e shërbimeve sociale që nuk mbajnë kontaktet me viktimat e dhunës. Të gjitha bashkitë e qarkut neglizhojnë në këtë drejtim”, thotë avokatja Inva Malaj.

Avokatja thotë se koordinatorët që duhet të ndjekin rastet e dhunës nuk paraqiten në seanca gjyqësore për të kryer monitorimin dhe as nuk paraqesin raporte të nevojshme për viktimat në këto procese.

“Kjo bën që gjykata të ketë mangësi në informacion për rastet kur bëhet verifikimi i urdhërit të mbrojtjes. Ndërsa viktimat e dhunës mbeten pa trajtimin e nevojshëm nga pushteti vendor,” tha Inva Malaj.

Neglizhenca e pushtetit vendor në këtë fushë duket edhe në  mungesën e referimeve nga zyrat sociale të ngritura, pasi qytetarët nuk u drejtohen atyre për ndihmë. BIRN mësoi nga përgjigjet e kërkesave për informacion se përgjatë vitit 2024 policia ka referuar në gjykate dhe prokurori 190 raste dhune në familje, prokuroria 95 raste, përfaqësuesit ligjorë 16 raste, por qendrat sociale të bashkive kanë referuar vetëm dy raste. Një vit më pare, qendrat sociale pranë bashkive referuan vetëm 1 rast.

Në krahun tjetër, shumica e rasteve të dhunës duket se nuk ndiqen nga institucionet e drejtësisë. Grisilda Bektashi, punonjëse sociale në bashkinë e Patosit, thotë se nga rastet që ajo ka ndjekur, vetëm një prej tyre është ndjekur penalisht.

“Ne kemi pasur vetëm një rast ku burri dhunues u fut në burg dhe kreu dënimin. Pas kësaj, ai shprehu pendesë deri në atë pikë sa i kërkoi falje bashkëshortes dhe u largua nga vendi duke i premtuar se nuk do ta shqetësonte më kurrë,” thotë Bektashi.

Edhe avokatja Inva Malaj thotë se urdhrat e mbrojtjes shpesh nuk shoqërohen me kallëzime dhe se në pjesën më të madhe të rasteve, viktima e fal dhunuesin.

“Dhuna si vepër penale dhe urdhri i mbrojtjes si masë në procesin civil, nuk shkojnë paralelisht me njëra tjetrën. Kështu nga 23 urdhra mbrojtjeje që kam monitoruar nga shtatori deri tani, 10 prej tyre janë shoqëruar me kallëzim penal për dhunë në familje. Kjo ndodh sepse viktimat nuk dëshirojnë ta burgosin familjarin e tyre, duke u mjaftuar me urdhrin e mbrojtjes,” përfundoi  Malaj./Reporter.al 

dhuan e grave

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi