2 Korrik 2022, 12:00
Nga k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Oltion Bajrami është arrestuar ditën e sotme nga Policia. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se kafalsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në 25 prill në KZAZ nr.50 në Elbasan. Në lidhje me këtë akuzë, gjatë ditës së sotme u mbajt seanca ndaj 6 numëruesve të tjerë të ndaluar, ndaj të cilëve u mor vetëm masa e detyrimit të paraqitjes.
Ndërkohë vazhdon të mbetet në kërkim, numëruesi Eduart Zito.
Njoftimi i Plotë:
DVP Elbasan
Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:
Oltion Bajrami, 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
6 të arrestuarit përfunduan në pranga 3 ditë më parë për ndryshime të rezultatit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë, duke i hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli për t’ja kaluar ato Lefter Gështenjës. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej. Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
oltion bajrami elbasan
Aktualitet
2 Korrik 2022, 11:41
e.k
Momenti i shoqërimit në Komisariat
KËLCYRË- Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka rënë në prangat e p...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 11:35
Kejsi Muça
Kleviol Ahmeti dhe të burgosurit "VIP"
TIRANË- Kleviol Ahmeti a.k.a Cllevio Serbiano mund të jetë i burgosuri më i ndjekur në...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 11:32
k.m.
TIRANË- Avokatët kanë thyer sërish bojkotin sot të nisur që më 13 qershor kundër hartës së re të gjyq&e...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 11:18
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.G., pasi shpërndante drog&eum...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 11:13
Ekuipazhi i një jahti luksoz në afërsi të Divjakës është shpëtuar nga Kapiteneria e Durrësit. Rreth 20 milje larg...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 10:49
d.a.
Autoret e vjedhjes
SPANJË- Dy të dyshuarit kryesorë për grabitjen e futbollistit Marco Verratti kanë kaluar ta...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 10:50
k.m.
Foto ilustruese
SKRAPAR- Një vrasje është parandaluar ditën e djeshme nga efektivët e policisë Skrapar pas degradimit të...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 10:41
e.k
Foto Ilustruese
VLORË- Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për dhunë n&...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 17:14
k.m.
Momenti i arrestimit nga policia
FIER- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen se kanë dë...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 09:43
d.a.
gjykata e elbasanit
LIBRAZHD- Një tjetër numërues i Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor në Librazhd ësht&eum...