1 Korrik 2022, 17:14
Nga k.m.
Momenti i arrestimit nga policia
FIER- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen se kanë dëmtuar zonën e mbrojtur në lumin Vjosa duke marrë inerte.
Dy të arrestuarit Dylber Troka 62 vjeç, banues në Frakull, Fier dhe Sokol Muçaj, 47 vjeç, banues në Cakran të Fierit gërryenin shtratin e lumin Vjosa për të marrë inerte duke shkatërruar kështu një zonë të mbrojtur. Gjatë operacionit “Vjosa e pastër3” u sekuestruan dhe një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që përdoreshin nga të arrestuarit për të gërryer lumin dhe për të marrë inertet.
Ata tashmë do të përballen me akuzën e dëmtimit të habitateve të mbrojtura ndërkohë që materialet procedurale i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.
NJOFTIMI I PLOTË:
Fier
Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Vjosa e pastër 3". Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Sekuestrohen një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit Vjosa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Vjosa e pastër 3", gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, Fier. S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm
Aktualitet
2 Korrik 2022, 09:43
d.a.
gjykata e elbasanit
LIBRAZHD- Një tjetër numërues i Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor në Librazhd ësht&eum...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 09:36
d.a.
Arma e krimit
MIRDITË- Policia e Mirditës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Fan të Mirditës k...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 09:19
d.a.
Policia
MIRDITË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e djeshme në Fan t&e...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 08:27
d.a.
foto ilustruese
KORÇË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Kor...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 08:06
d.a.
MIRDITË- Policia e Mirditë ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorët e plagosjes së Martin Pr...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 07:45
d.a.
Foto ilustruese
PEQIN-Gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë mbrëmjes policia e Peqinit ka zbuluar një parcelë të mbj...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 07:31
d.a.
Foto Ilustruese
DURRËS- Një jaht luksoz është shpëtuar mbrëmë, pasi rrezikonte mbytjen pas një avarie të ...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 07:21
d.a.
Moti
TIRANË- Ditën e sotme gjatë paradites i gjithë territori i vendit tonë do të jetë i përfshirë nga mot i k...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 23:26
F.M
Vjoldi Danaj
TIRANË- Eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj komentoi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv amnistin&e...
Aktualitet
1 Korrik 2022, 23:25
F.M
Bardhi Sejdarasi
TIRANË- Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi komentoi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv am...